Shkruan Eugen SHEHU/
Prurjet e kohërave të reja, në rrafsh të zhvillimeve botëkuptimore filozofike, sociale, etike, etj, ndonëse kanë ndikuar në pjekurinë dhe gjykimin e kombeve të ndryshëm, asesi nuk kanë mundur të realizojnë balanca simetrike të ideve me kahjen e lëvizjeve reale. Në mënyrë të veçantë, keqinterpretimi vazhdon të ekzistojë midis asaj që neve e quajmë patriotizëm dhe nacionalizëm, aq shumë të përfolur me këtë mijëvjeçar të ri.
Ndonëse flitet rëndom nëpër mediat e shkruara dhe ato vizive, është vështirë të kuptosh se kur bëhet fjalë për patriotizëm dhe kur për nacionalizëm, një gjë e tillë ndodh edhe në instancat më të larta të politikës. I shtyrë nga kureshtja, personalisht kam studiuar disa programe të partive politike shqiptare (brenda dhe jashtë shtetit amë) me ç’rast kam vërejtur se modelet dhe nocionet e nacionalizmit dhe patriotizmit keqkuptohen dhe serviren jo rrallë në mënyra qesharake dhe butaforeske. Ndërsa në programet e disa partive të majta madje dhe disa demokrate, jo vetëm që termi nacionalizëm nuk përmendet fare, për hir të qëndrimeve servile ndaj faktorëve europianë, por shpesh e anatemojnë atë.
PATRIOTIZMI – ATDHEDASHURIA
Një shpjegim i sipërfaqshëm gjuhësor do të na vinte sidoqoftë në ndihmë tani. Fjala patriotizëm vjen prej latinishtes “pater”, në shqip at’. Një sinonimi llogjike e kësaj fjale të huaj është padyshim fjala “atdhedashuri”, e përdorur nga shqiptarët qysh herët. Sidoqoftë, pa marrë përsipër të futemi në rrafshe linguistike, unë mendoj se gjerësia me të cilën mund të përfytyrohet shprehja e fjalës “atdhedashuri” është e jashtëzakonshme. Në vetë konotacionin shpirtëror të shqiptarëve, me anë të kësaj fjale, nënkuptojmë jo vetëm dashurinë për atdheun, por gjithçka që lidhet me të: trojet, kufijtë, shtëpitë, të afërmit tanë e gjithçka tjetër. Pra, në rastin konkret, atdhedashuria nuk mund të konsiderohet si një nocion statik, përkundrazi është realisht një ndjenjë kaq e madhe dhe e fuqishme saqë mund të përcillet nga gjenerata në gjeneratë, duke u rritur sipas vizionit të ortekut të dëborës që zbret nga mali. A shquhemi ne shqiptarët për këtë ndjenjë? Mendoj se po. Pa dashur të hulumtoj në historinë e lashtë tonë, do të sillja shembullin e shkëlqyer të kryetrimit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Është dokumentuar tanimë historikisht se, falë dhuntive të tij ushtarake, heroi ynë kombëtar mundi të ngjitej në shkallët më të larta të karrierës në Portën e Lartë. Por malli për atdhenë u ngrit mbi hierarkinë ushtarake dhe ai ngarendi drejt viseve arbërore për të shkruar më pas epopenë më të lavdishme të kombit. Pothuaj pesë shekuj më pas, Shqipëria u gjend sërisht në udhëkryq. Fjala ishte për vetë ekzistencën e saj, ngase fqinjët ishin përgatitur ta copëtonin dhe barbarisht ta ndanin pjesë-pjesë. A nuk ishin gati 70 përqind e atyre që shpallën pavarësinë më 28 nëntor 1912, burra që kishin ofiqe të mëdha në perandorinë osmane? Ata braktisën karriera dhe ofiqe, të përvëluar nga dashuria për vatanin, dhe treguan me vepra se çfarë qenë të zotë të bënin. Vepra madhore e vëllezërve Frashëri, ajo e Faik Konicës, Mit’hat Frashërit,Ahmet Zogut, Dhimitër Beratit, Xhafer Devës, Fuat Dibrës, Rexhep Mitrovicës,Mehmet Pashë Dërrallës, Luigj Gurakuqit, Shtjefën Gjeçovit, Patër Fishtës, Isa Boletinit e qindra të tjerëve, mbetën padyshim monumente të përjetshëm të atdhedashurisë. Ende sot, në këtë mijëvjeçar të ri, ka qindra e mijëra shembuj të kësaj ndjenje të fuqishme që na lidh me atdheun, ç’ka më bën të rikujtoj shpesh thënien e mençur të Gëtes se “patriotizmit askurrë nuk i ikën koha”. Luftërat e shkëlqyera të tre UK-ve dhe qindra e qindra patriotëve të ramë në altarin e lirisë nga trojet etnike shqiptare, pa dyshim se janë vlera më e lartë e moralit, kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Tjetër është, si temë më vete, se sa dhe si ka dështuar patriotizmi politik shqiptar, nga arsye më të ndryshme e në veçanti nga servilizmi dhe puthadorësia ndaj diplomacisë perverse ndërkombëtare, e cila vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së vlerave historike, kulturore e kombëtare të kombeve të tjerë, e në veçanti të kombit shqiptar. Patriotizmi shqiptar mbetet i gjallë dhe rezistues ndaj kësaj dukurie dëmprurëse për kombin dhe atdheun etnik shqiptar.
NACIONALIZMI RACIONAL SHQIPTAR DHE SËMUNDJA SHOVENE SLLAVE
Sa jemi ne shqiptarët nacionalistë? Le të përsijasim shkurtimisht rreth kësaj ideje. Kur thamë më sipër se patriotizmi shfaqet në çdo rast si ndjenjë, atëhere çfarë kohezioni ruan ai me nacionalizmin? Për hir të së vërtetës, vlen të thuhet se edhe termi nacionalizëm nuk vjen nga burimet shqipe. Së pari, ai gjendet në burimin latin “nation”, e mandej duke evoluar shumë pak, pothuaj në këtë trajtë, takohet edhe në gjuhët romake. Në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet se përkundër termit patriotizëm, si ndjenjë nacionalizmi (në shqip kombëtarizmi), është një doktrinë që rreket jo vetëm të shpjegojë këtë ndjenjë por edhe ta sendërtojë atë, duke interpretuar në mënyrë filozofike, sipas rrethanave dhe realiteteve të ndryshme. Nisur nga faktet e shumtë të historisë së popullit tonë, nga burime të etnogjenezës dhe zhvillimet dramatike deri në ditët e sotme, unë besoj se ne shqiptarët përgjithësisht jemi të prirur në kahjen e një nacionalizmi racional. Është tjetër gjë të bësh llogari se çfarë kemi fituar dhe çfarë kemi humbur ne, duke u rrekur t’i përmbahemi këtij lloj nacionalizmi, kësaj shprehjeje më të pastër dhe moderne të tij. Instikti i vetpërmbajtjes ka një bashkekzistencë të justifikuar në zhvillimin e ndjenjës sonë kombëtare, dhe kjo ka patur arsyet e veta. Së pari, vlen të shohim rastin e shthurjes së perandorisë otomane dhe famëkeqin Traktatin e Shën Stefanit. Ngase klasa feudale shqiptare e parapa rrezikun e copëtimit, duke shfrytëzuar ndjenjën foshnjore të kombëtarizimit, u ngrit menjëherë në këmbë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte përgjigja flakë për flakë që ne i jepnim opinionit ndërkombëtar. Ç’ndodhi në të vërtetë? Lidhja u shtyp me zjarr dhe hekur, ndërsa viset shqiptare në Mal të Zi iu bënë dhuratë të tjerëve. Po kështu ndodhi edhe në vitin 1913. Historia ripërsëritej duke gjymtuar dhimbshëm troje të tjera. Shqiptarët e ngritën zërin fort, rrëmbyen armët, derdhën gjakun e tyre por e mbramja u plotësua vullneti i të tjerëve, i fqinjëve tanë dinakë. Po ashtu, edhe në vitet që rrodhën më pas, shqiptarët të trysnuar nga ideja e pazareve të tjera mbi tokat e mbetura, ndërtuan llogore dhe në dhjetëvjeçarë jetuan brenda tyre, duke bërë kësisoj të mundur kushtëzimin gati biologjik të instiktit vetëmbrojtës. Në lindjen dhe sendërtimin e nacionalizmit racional, tek shqiptarët kanë luajtur rol edhe trillet e fatit historik.. Në këtë mënyrë, që kur Fuqitë e Mëdha të Europës janë ulur për të parën herë në tavolinë e deri më sot, ato e kanë parë Shqipërinë si një mall pa zot, të gatshëm ta copëtojnë për të përmbushur orekset shovene të vasalëve të tyre në Ballkan. Duke na munguar përjetësisht përkrahja, ne jemi përpjekur që kufijtë tanë tokësorë të mos rrudhen më, duke fashitur në shumë raste në subkoshiencën tonë vullnete të shumtë vetëm e vetëm që të mos shuheshim si komb. Është interesante të mendosh se nacionalizmi shqiptar, i ngjizur në rreziqe të mëdha, dhe në momente kyçe të fateve të vendit, nuk ka patur dhe nuk ka ende sot asnjë tipar të përbashkët me nacionalshovinizmin e fqinjëve tanë. I artikuluar më së shumti si një doktrinë social-politike dhe filozofike, nacionalizmi shqiptar ka tentuar realisht ndaj realiteteve që shfaqin vlera, duke shmangur çdo lloj shovinizmi apo racizmi. Njëkohësisht, duke qenë gjithmonë aktiv përballë shovinizmave dhe ekspansionizmit sllav, të cilët kanë përdorur çdo mënyrë e mjet për shkatërrimin dhe përmbysjen e vlerave tona historike e kulturore si dhe pushtimin e hapësirës sonë etnike gjeografike. Por krejt ndryshe është shfaqur nacionalizmi tek fqinjët e shqiptarëve, duke çuar jo rrallë në konflikte të armatosura dhe mëri në dhjetëra dhjetëvjeçarë. Tipari kryesor që i bashkon nacionalizmat e prodhuar në boshtin sllav Moskë,Beograd, dhe Athinë, është pikërisht fakti që ata e nisin historinë e kombeve të tyre jo nga komuniteti primitiv (siç bëjnë edhe popuj të tjerë në Europë dhe në botë), por pikërisht nga koha kur kanë lulëzuar si perandori-Bizantine. Paradoksalisht, jeta e këtyre kombeve fillon në kulmet e lavdive të shkuara, dhe ëndrra e tyre e madhe është të përfundojnë sërisht në ato hapësira të mëdha toke, anipse shtëpitë e tyre mund të ngrihen mbi varret masive të popujve të tjerë. Beogradi sistematikisht e ka fshehur faktin se kur fiset sllave kanë ardhur në Ballkan në shekullin e VII e që njiheshin si barbarë por edhe si bujqë, kanë gjetur banorë me një identitet të përcaktuar jo vetëm kombëtar por edhe social dhe kulturor. Ata gjetën në trevat e Kosovës së sotme dardanët, madje sipas burimeve dokumentare për shumë kohë përdorën në shkëmbime të ndryshme monedhën ilire. Por këto realitete nuk mund të pranohen nga psikika e sëmurë serbe. I.Rackoviç në librin e tij “Vendi i çmendur”, midis të tjerave, shkruan: “Ne serbët jemi pinjollët e Adamit, popullit me fat tragjik dhe hyjnor. Në zanafillën e identitetit tonë etnik ndodhet bashkimi mes qiellit dhe identitetit nacional”. Të njejtën tezë patën propaganduar edhe teoricienët hebrenj në kohëra të shkuara dhe kjo mund të ishte njëra nga shfaqjet e urrejtjes me anë të së cilës, në vitin 1943, Beogradi pushkatoi pa gjyq mijëra të tillë. Gjenerali serb Milan Nediç i shkruante Hitlerit ekzaktësisht: “Serbia është kombi i parë që ka arritur zgjedhjen e duhur. Kemi eleminuar 94 përqind të hebrenjve serbë”. sllavomaqedonasit e sotëm s’janë gjë tjetër, pos një përzierje identitetesh e kulturash të disa dhjetëramijëra sllavë kolonë. E theksoj fjalën kolonë ngase ata nëpër dhejtëvjeçarë të tërë, kanë dashur t’i largohen identitetit të tyre kombëtar, duke harruar se kanë ardhur në Ballkan në të njejtën kohë me serbët nga shkretëtirat e Azisë për një copë buke. Këta i përcakton saktësisht filozofi P.Mercier, kur thotë se “etnia është një grupim që rrjedh nga një stërgjysh i përbashkët, apo më e përgjithësuar që kanë të njëjtën origjinë, një kulturë homogjene dhe që flasin gjuhë të përbashkët”. Ndërkaq moria e botimeve, gojëdhënave, legjendave apo qëndrimeve kinse akademike të Shkupit, është përpjekur të krijojë ndër mendjet e maqedonasvesllav idenë e rrejshme se ata janë stërnipërit e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Përçartja psikike e tyre shkon deri aty sa të kenë nostalgji për të gjitha tokat që dikur pati pushtuar Aleksandri i Madh, ç´prej Greqie deri në Egjypt dhe Iran. Të prirur prej delirëve të tillë ata e kanë të vështirë rikthimin në realitetet e këtij mijëvjeçari, ndaj manifestojnë shovinizëm e histeri gjithfarësh kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve etnikë, brenda kufijve të tyre politikë, dhe në trojet e veta arbërore. Gjeopolitika e sotme, duke analizuar nacionalizmat ballkanikë, trajton gjerësisht edhe shpirtin integral të ortodoksëve grekë. Militantizmi i këtij religjioni, prej kohësh ka ardhur duke u zhvilluar, aq sa, në kundërshtim me parimet demokratike të proceseve europianizuese, po sundon si një ideologji shtetërore. Panhelenizmi ende sot ruan në kujtesën e vet të sëmurë “Magna-Grecia”, hapësirat kulturore të së cilës shkonin deri në kufijtë e Azisë së Vogël. Madje e armatosur me ortodoksizëm pervers, Athina synon t´i pushtojë këto territore tanimë jo me kulturë, por me forca ushtarake. Nuk dua të ndalem gjatë këtu për çështjen e Vorio Epirit, çështje e cila nuk inkriminon vetëm disa qarqe të caktuara (siç flitet rëndom në Tiranën zyrtare) por krejt shoqërinë dhe shtetin helen. Këtë e ka dëshmuar dhe dëshmon deri në ditët e sotme etnocidi i tyre kundër shqiptarëve.
REFLEKTIMI KLASËS POLITIKE SHQIPTARE
Natyrisht, në kushtet kur nacionalizmi në Europën Juglindore sundohet nga agresiviteti, çdokush do të pyeste: Sa i vlershëm është nacionalizmi racional i shqiptarëve? Pikërisht vlen të përsijasim në mënyra sa më konkrete. Në racionalitetin e vetëdijes sonë kombëtare janë ndërthurur (jo në mënyrë të përkryer sigurisht) elementët e një tradite dhe bashkekzistence shekullore me fqinjët. Ne i kemi pranuar fqinjët sikundër janë, pa u bërë atyre historinë, pa u kujtuar se janë ardhacakë në këtë tokë, siç është fjala për sllavomaqedonasit në Shqipërinë Lindore,ose thënë në Maqedoninë Shqiptare. Po kështu i kemi pranuar dhe ndihmuar helenët në momentet kruciale të historisë së tyre kombëtare. Edhe ndaj pakicave vllehe, greke, bullgare apo maqedonase, ne kemi së paku një shekull që shquhemi për një integrim social të kënaqshëm. Ne s´i kemi parë askurrë këto pakica si prishës të vizionit të komunitetit etnik apo vatra të mundshme tensioni, sikundër paragjykohen shqiptarët etnikë në Beograd, Shkup dhe Athinë. Por nacionalizmi racional asnjëherë nuk duhet njehsuar me antishqiptarizmin. Kur në Maqedoninë shqiptare dhunohet jeta dhe ardhmëria e qindra mijra njerëzve, kur atyre u mohohen të drejtat themelore siç janë puna, shkolla, flamuri, kur falangat kriminale policore dërgohen natën për të vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe për të gjitha këto Tiranaapo Prishtina zyrtare bëjnë ndonjë deklaratë të vakët, atëhere ky është antishqiptarizëm i hapur. Racionalizmi në vetëdijen tonë nuk mund të keqkuptohet kur hapur ai fyen vëllezërit e një etnie, të një gjaku, për më tepër në genocid shekullor siç është ishte rasti i Kosovës.. Të kërkosh me kushte një të drejtë që buron prej së drejtës së madhe, nuk ka asgjë të përbashkët me nacionalizmin racional. Është momenti që klasa politike shqiptare të reflektojë thellë, duke përkrahur pa asnjë paragjykim dhe rezervë idenë e kombit të bashkuar shqiptar në gadishullin e trazuar dhe të mbarsur me rreziqe të shumta.Tek e fundit Shqipëria Etnike,nuk presupozon pushtimin e territoreve të fqinjëve,përkundrazi kthimin e aytre teritorreve që ishin dhe mbeten përjetësisht shqiptare.Kjo pastaj rivrndoste ekuilibrat ballaknike dhe siguronte paqen dhe stabilitetin e përjetshëm në gadishullin Ilirik sotmë Ballaknik.Përderisa nuk rrishikohen vendimet famkeqe të Lo0ndrës së 1913-ës,natyrisht se do të gjallërojnë nacionalshovenizmat sllavo-helen,po ashtu nacionalizmi i ndershëm shqiptar,do të përkushtohet me sublimitetin e saj gjithmonë duke e shëndruar aspiratën në realitet,me të gjitha mjetet demokratike,ku dhe përdorimi i forcës në vetëmrojtje ashtë një mjet legjitim,sipas parimeve të demokracive botërore.
Bern-Zvicër