
ARTISTËT E SHQUAR NAIM ABAZI DHE MIHRIJE BRAHA VIZITUAN VATRËN DHE URUAN KRYETARIN ELMI BERISHA/*

Artistët e shquar Naim Abazi dhe Mihrije Braha ishin të Martën me 3 Mars 2020 në selinë e Vatrës për të uruar mikun e tyre, Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Elmi Berisha.

Naim Abazi gjatë kësaj vizite u shpreh: I thosha vetes dikur: Si ta prek Vatrën, si ta vizitoj Vatrën Shqiptare, këtë Kështjellë, ku u farkua Kombi shqiptar dhe nga ku foli Shteti i munguar kur rolin e tij e luante Vatra. Jam rritur me emrin e Vatrës tonë të dashur që në fëmijëri. Dhe ja sot, me 3 mars 2020 jam këtu dhe më pret miku im, kryetari i saj i ri, i pari shqiptar i Kosovës në Fortesën shqiptare të Amerikës. Ndjehem fort mirë në këtë Kështjellë, ku ruhen 108 vite histori kombëtare….Sot këtu po më këndon shpirti në atë sloganin”Lum Ti Moj Shqipëri Thash’/ Gjithë Vatranët kur i pashë…”

Le të rroj Vatra bashkë me veprën e saj , me mendimin shqiptar dhe le të bekohet Gjaku shqiptar këtu në Tokën e Lirisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët! Respekt në jetë të jetëve Vatrës dhe vatranëve!
Këngëtarja Mihrije Braha tha se ndjehej e lumturuar që po prekte historinë e Vatrës. Më lejoni, u lut ajo, që të fotografoj dhe të marr me vete pjesë të historisë tonë Kombëtare! Faleminderit për pritjen!
Kryetari Berisha i falenderoi miqëtë e tij artistë për nderin që i bënë Vatrës dhe atij personalisht duke ardhru në Shtëpinë e Vatranëve. Shkurtazi kryetari i Vatrës u prezantoi mysafirëve Vatrën e pas Kuvendit të 19 Janarit 2020, vatrën e shekullit XXI, duke u ndalur në të ardhmen e saj, nën mandatin e tij 2 vjecar.
Editori i Dielli shpalosi para mysafirëve fragmente nga historia e Vatrës dhe e Diellit. Gjatë vizitës së mysafirëve kryetari i Vatrës shoqërohej nga nënkryetari Ervin Dine, anëtarët e kryesisë Anton Raja, Zef Balaj, arkëtari Marjan Cubi, anëtari i këshillit Gëzim Nika etj. Gjatë pritjes ishin të pranishëm edhe dr. Adem Sinani dhe dr. Naim Dedushaj.


