• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDARJA E DIBRES

December 12, 2014 by dgreca

Ndarjet tradicionale Dibër e Epër,Dibër e Poshtme (Dibër e Madhe,Dibër e Vogël)/
Nga Moisi Murra/
Që në antikitet Dibra është ndarë në Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme. Shkrimtari bizantin Akropoliti është i pari, më 1259,që përdori emërin e krahinës në shumës (Dibrat). Në vitin 1467,në arkivat e Venedikut thuhet thuhet se “Dibra ka qenë një krahinë e dyfishtë,e Sipërme dhe e Poshtme”. Në defterin emëror osman të vitit 1467 Dibra e Epër jepet me 159 fshatra( 48 Golloborda,47 Reka), 76 Dibra e Poshtme. Kristo Frashëri thotë se emrtimet Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme janë përcaktuar nga rrjedhja e lumit Drini i Zi,mbasi në Dibër të Epërme Drini është,në krahasim me nivelin e detit, më lartë se në Dibrën e Poshtme. Shumë autorë,të huaj dhe vendas, Dibrën, në të Epër dhe të Poshtme e ndajnë sipas rrjedhjes së Drinit të Zi.Anën lindore të Drinit e kanë marrë për Dibër të Epër dhe anën perendimore për Dibër të Poshtme,gjë që është kryekëput gabim. Dibra e Epër nga Dibra e Poshtme ndahet nga një vijë që del në jug të malit Krepi i Zanit (2116),aty ku fillojnë të burojnë dy rrjedhje të Radikës, kthen drejtë jugut, ulet në Qafë të Kadisë, Guri i Velpnës, përroi i Krojftit,len fshatin Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnicë në Dibër të Poshtme dhe fshatrat Zhuzhinja, Nivishtë,Verbjan, Bitushë në Dibër të Epër, e del në malin e Hinoskës(L.1998).Nga mali i Hinoskës ulet në Kodrat e Qenokut,duke lënë në Dibër të Epërme fshatrat Erebar dhe Dovalan dhe në Dibër të Poshtme fshatrat Ilnicë, Trepçë, Pjeçë, Pejkë. Nga Kodrat e Qenokut kufiri zbret në Drinin e Zi dhe pasi e kapërcen ate në veri të Urës së vjetër të Daut Murres ,ndjek rrjedhjen e Gurrës së Mazhicës, duke lënë në Dibër të Poshtme fshatrat Hotesh, Lishan i Poshtëm,Lishan i Epërm, kalon në Qafë Qarr,në Majën e Shullanit, Qafë Torrë,Maja e Runjës,Qafas (Zhuri i Pllajit,Lurë). Ne se duam shtrirjen e Dibres se Eperme ,vija kufitare zbret në Vanas,vazhdon me Kepin e Qetës, Mali i Allamanit, Vinjoll (Mat),Fusha e Thatë, Maja e Thatë (Shtrunga-Kurdari), Mali i Kreshës,Mali i Lepurit,Qafë Buell, ngjitet në liqenin e Zi ,Kalon në Prodan e në Malin e Gurit, zbret në Qafë Shkallë të Llangës, vazhdon nga Qafa e Helmit,te Panja e Sul Tupit, Mali i Draganit, mali i Darsit,Mali i Shebenikut ose malet e Kuqe,del te Varri i Nuses, pastaj vazhdon para faqes veriore të maleve të Belicës,fut brenda Jabllanicën,pret Drinin e Zi, vazhdon në Mbigjur të Misllodezhit, ngjitet në malin e Llokmave, duke lënë brenda Dibrës së Epër mikrokrahinën e Zhupës,kalon në fshatin Sencë, Duf, ngjitet në Malet Kozhuf e Bistrica, e mbyllet atje ku u nis,lartësia 2116 m. Këtu të tërheqin vemendjen tri fshatrat e Rekës: Grekaj,Tanushaj dhe Zhirovnica që hynë në Dibër të Poshtme. Administrata vendore,sanxhak(prefekturë) në Dibër të Epër është ngritur në vitin 1440 me Skenderbeun sanxhakbej.Ndërsa në Dibër të Poshtme në vitin 1864. Në Dibër të Epër numërohen dhjetë mikrokrahina me veçori etnokulturore të ndryshme si : Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Katër Grykët, Bulqiza, Golloborda, fshatrat e Gollobordës Perendimore(Okshtun,Prodan,Zabzun,Sebisht,Borovë,Muglicë, Llëngë), Drinkolli i Dibrës (Otishan, Xhepishtë, Drenok, Modriç, Llukovë, Nerezi, Bezova, Piskupshtina, Jabllanica) , Zhupa , Reka dhe Fusha e Shehrit. Dibra e Poshtme kufizohet nga veriu me Kukësin,nga juglindja me Dibrën e Epër, nga Perendimi me Matin dhe Mirditën. Kufiri, në se nisim nga Guri i Kuq i Lurës,ulet në rrjedhen e perroit të Mallës, Kalon Drinin e Zi, rrotullohemi pak nga veriu deri në Qafë-Draj (Draj-Reç), kthehemi përsëri nga jugu e zbresim në ujët e Veleshicës. Prej këtu, duke ndjekur rrjedhjen e ujët të Veleshicës ngjitemi në Korab, kthejmë drejt juglindjes e zbresim aty ku fillon të burojë Radika, në jug të fshatit Restilicë të Komunës së Prizrenit,e prej këtu sipas ndarjes që u tregua për Dibrën e Epërme dalim në Pllajin e Lurës,kalohet në pjesën lindore të malit të Dejës,që ndan Macukullin nga Gurë Lura,pastaj në Fushë Vjerdhës të Mirditës, Lajthizë e përfundon aty ku u nisëm,në Gurë të Kuq. Në Dibër të Poshtme numrohen shtatë mikrokrahina etnokulturore : Luznia, Muhurri,Lura, Reç e Dardhë,Uj’ e m’ujë, Çidhna dhe Katundet e Epërta e ata për rreth qytetit të Peshkopisë. Veç emërtesave Dibër e Epërme dhe Dibër e Poshtme nisi të përdorej dhe Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël.Nuk dihet me saktësi se kur nisi të përdoren këta emërtesa, por ka shumë mundësi të ketë nisur nga mesi i shekullit XVII. Nga një letër e konsullit italian në Durrës, Xhuzepe Kapriata, dërguar eprorëve të tij, më 9 qershor 1784,mbi masat stabilizuese të Kara Mahmud Pashës, hasim në emërtesën Dibra e Vogël : ”…Mamut Bek levante in Cavaglia, e con tutto quest’ ammaso di gente il Pasc medesimo si e diretto ad ataccare il comandante di Zibra piccolo. (… Mamud Bej i ngritur në Kavaj dhe me gjithë këtë grumbull njerëzish po ai Pasha u drejtua të sulmoi komandantin e Dibrës së Vogël (Jusuf bej Hysenagollin-M.Murra). Më vonë,aty nga viti 1878, me emrëtesën Dibër e Madhe fillojë të nënkuptohej Shehri i Dibrës me fshatrat përreth. Përdorimi i emërtesave Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël nuk ndryshon gjë me emërtim tradicional Dibër e Epër dhe Dibër e Poshtme.Por është gabim t’i thirrish Shehërit (Oranikut famëmadh) të Dibrës, Dibër e Madhe.Nuk ka arsye që shtrirja hapsinore e Dibrës së Epër të njësohet me Shehrin (Oranikun) e Dibrës e disa fshatra për rreth. keq ka hyrë në përdorim Dibër e Madhe për Shehrin (qytetin) e Dibrës sa që kur pyet një qytetar të Peshkopisë,apo të fshatrave të Dibrës se ku shkon,ai të përgjigjet : në Dibër të Madhe.Por kjo nuk është e drejtë Dibra ka njohur dhe një ndarje tjetër : Topallti dhe Malësi ose Nandë Malet Topallti quhej ajo pjesë e Dibrës që kishte pranuar e njohur sundimin turk,dmth paguante vergji,të dhjeta e xhelp dhe ndonjë herë më të rrallë jepte dhe ushtarë.Në Topallti hynte qyteti i Dibrës, Reka,krahina e Zhupës,Golloborda lindore dhe të gjithë katundet në lindje të rrugës :Koxhaxhik, qyteti i Dibrës,Maqëllarë,Peshkopi,Kastriot. Pjesa tjetër quhej “Malësi”. Malësia ndryshe quhej “Nandë Malet e Dibrës”, të cilët kurr nuk i ka qënë nënshtruar sundimit turk.Malësia kishte një administratë autonome dhe sundohej me ligjin e maleve, që dibranët e moçëm e quanin “Kanuni i Skenderbeut”. Në Malësinë e Dibrës (Nandë Malet) hynin: Reçi,Dardha, Çidhna, Muhurri dhe Luznia në Dibër të Poshtme dhe Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Bulqiza, Katër Grykët në Dibër të Epër.Gjithashtu është quajtur Malësi,dmth hynin në Nandë Malet dhe katundet e Gollobordës Perendimore (Okshtun, Prodan, Zabzun, Sebisht, Borovë, Muglicë, Llëngë).

Filed Under: Histori Tagged With: Moisi Murra, NDARJA E DIBRES

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT