Louis Romano, promovoi librin e tij të pestë NDERMJETSIMI
Rick Elezi: Libri “NDERMJETESIMI” është ngacmues, tronditës, ky libër do jetë i suksesshëm ashtu si dhe paraardhësit, “BESA” dhe “Fish Farm” si dhe librat me poezi: “Anxiety’s Nest” dhe “Anxiety’s Cure,” të cilat janë një përmbledhje e punës së tij, të viteve 1968-2012.”
Nga BEQIR SINA, Yonkers New York/
YONKERS NEW YORK : Në YonkersNew York, lokalin Zuppa Restorant, me pronar shqiptar, të ejten në mbrëmje, shkrimtari Louis Romano promovoi librin e tij të pestë; INTERCESSION – NDERMJETSIM. Një grup i shqiptaro amerikanëve, miqt e tij, organizuan këtë promovim – i cili u shoqërua me biseda mjft miqësore dhe autografe të autorit.
Për shumë miqtë e tij shqiptarë, kjo ishte një natë shumë e bukur, mbasi në mesin e pjesëmarrësve ndodhej vetë autori, i cili për të gjithë lexuesit e tij rezervon një konsideratë të veçantë. Miqt e tij shqiptarë, dhe lexuesit ndanë me Romanon, kënaqësinë e tyre, duke vlerësuar me këtë rast punën e shkëlqyer të autorit për librat e tij. Në hyrjen e librit INTERCESSION – NDERMJETSIMI, Louis Romano ka adresuar një duk me faleminderime të ngrohta, për shumë miqt e tij, që e kan ndihmuar në realizimin e këtij Libri, ku nuk le pa permenduar edhe Shpresa Elezin për asistencën e dhënë dhe Arta Gashi – Loxha për mendimet e saj për Shqiptarët.
Vetë autori Louis Romanno, e ka çmuarë pjesmarrjen e shqiptarëve në promovimin e libarve të tij, duke thënë se :” Unë, kisha një promovim të parë të këtij libëri, në 3 maj – javën e kaluar në New Jersey, dhe këtë e bëra me ndërmjetësim e miqve të mi (shqiptarëve)… dua të them me këtë rast tha ai se mbështetja nga komuniteti shqiptar, në këtë promovim ishte e mahnitshme, ndërsa shtonë se dhjetra shokët e mi erdhën atje, dhe ata janë miqt e mi të vërtet, andaj dua të veçojë se shumica e tyre, janë shqiptarë”.
Rick Elezi, i cili është president i kompanisë R.E.M. Residential, në qytetin e New York-ut, thotë se :”Lou është një shok i shtrenjtë i imi dhe i shoqes sime, Shpresës, si dhe një mik besnik i komunitetit shqiptar. Ne jemi gjithmonë krenar dhe të kënaqur, theksonë, ai, për t’a përkrahur Louisin në të gjitha përpjekjet e tij, dhe tani më së fundmi, romanin e pestë “INTERCESSION” i cili, është ngacmues, tronditës dhe jam i sigurtë që ky libër do jetë i suksesshëm ashtu si dhe paraardhësit, “BESA” dhe “Fish Farm” dhe librat e tjera” shprehet posaqërisht për gazetën tonë, zoti Elezi .
Libri i i fundit i shkrimtarit italo amerikan Louis Romano, novela : INTERCESSION – NDERMJETSIM, tregon për një prift i cili është gjetur i vdekur me një kryq rrethuar me një zingjir në qafën e tij. “Ndërmjetësimi”, merret me çështjen e fëmijëve të abuzuar seksualisht. John Deegan, personazhi kryesor në këtë punë të stisur mirë dhe me guxim nga shkrimtari Louis Romano, është ai që kishte abuzuar një fëmijë. Ai bëhet më pasë një vrasës serik për të përqendruar vëmendjen e botës mbigjendjen e vështirë të viktimave të abuzimit.
Louis Romano, ka lindur në Bronks, Nju Jork në vitin 1950, Louis Romano është një biznesmen i suksesshëm, i cili filloi karrierën e tij letrare duke shkruar poezi urbane në vitin 1968. Karriera e tij në shitje, reklamat dhe fushatat e marketingut, vazhdon edhe sot në kapacitetin e tij si një CEO dhe kryesor i Informa Energy Inc, një broker kompanisë së energjisë.
“REZERVATI I PESHKUT”, ishte puna Romanos si debutues, një trillim me krimin e Familjet Mafioze, që e përshkruan historinë e një mikut të tij gangësterë, Gino Ranno dhe të dashurë e tij njëzet vjet-më e re Lisa. Takimi tyre me një tregtar të pamëshirshme të drogës kolumbiane me emrin Lucho Gonzales kthehet në një luftë terren modern, i vendosur në peisazhin e famshëm të Hamptons.
Mirëpo, duhet theksuar se përvoja e vërtetë të jetës së Louis Romanos, është nga aty ku lindi dhe u rritë, në Nju Jork, në një kohë kur gangësterët dhe kultura italiane ishin në pikun e tyre, për të ndikuar më shumë se vetë personazhet në librin e tij. Libri “BESA”, është i dyti në serinë e personazheve të Gino Rannos. Libri shtejllohet dhe sillet rreth ngjarjve kryesisht në lagjet Bronx dhe Manhattan, të New Yorkut. Ku themeltare për shqiptarët është fjala e nderit e një shqiptari BESA, e tyre, e cila është krenari që i ka bërë shqiptarët luftëtarë të patrembur për shekuj me radhë.Në roman këto ndikime janë parë përmes përshkrimeve pragmatike të njerëzve dhe zakoneve, karaktereve të veprimit fluidë, dhe mjaft të vërteta të jetës së tyre.
Më pasë duhet cekur se shkrimtari italo amerikan i martuar me një grua Arbëreshe, Louis Romano, i cili jetën e tij e ka ndarë mes dy komuniteteve në Bronx -New York, italianëve dhe shqiptarëve, ka botuar edhe dy libra të tjerë me poezi: “Anxiety’s Nest” dhe “Anxiety’s Cure,” të cilat janë një përmbledhje e punës së tij, të viteve 1968-2012. Kurse, novela me titull INTERCESSION – NDERMJETSIMI, është libri i pestë dhe më i fundit i Louis Romanos……..