PRISHTINË, 6 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/Lojërat tradicionale “Rugova 2016” mbahen nesër, në 7 gusht, në fshatin rugovas Kuçishtë, rrethina e Pejës, në Kosovë./“Lojërat tradicionale ‘Rugova 2016’ janë lojëra popullore, karakteristikë etnokulturore e trevës së Rugovës dhe prezantojnë shumëllojshmërinë e traditës, zakoneve dhe dokeve të kësaj treve malore e që në përmbajtje të tyre hyjnë sikurse lojërat e shkathtësive fizike e lojërat luftarake të burrave, ashtu edhe lojërat humoristike, lojërat dëfryese, këngët tradicionale, vallet popullore dhe ritet e ndryshme etnokulturore të kësaj treve të njohur shqiptare”, theksohet në një postim në ‘facebook’.
Lojërat tradicionale “Rugova 2016”, që ruajnë traditën kombëtare kanë për qëllim edhe forcimin e identitetit te diaspora shqiptare, pjesëtarë të së cilës në këtë kohë pushimesh të verës vijnë edhe nga Amerika, vende të Evropës e të tjera të botës në Kosovë e trojet tjera etnike dhe janë pjesëmarrës./b.j/