• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse u krijua katedra e albanologjisë në Beograd 1905?

February 10, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Përkundër asaj që studiusi i shquar  francez Alen Dyselje ka thënë: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”… ata përpiqën që vazhdimisht të bindin botën se janë para nesh këndej pari. Për të bindur së pari vetën e pastaj botën për ne , serbët na kanë studiuar në çdo imtësi të të kaluarës sonë si dhe rrjedhave të së tashmes.A i njohim ne serbët në atë shkallë sa ata na njohin? Jo aspak, ne nuk kemi asnjë studim serioz për ta. Ose thënë ndryshe mënyra e jonë e qasjes ndaj historisë serbe është terësisht  e pa kontrolluar , me një nismë individuale .Mënyra se si ne i qasemi serbëve i gjason disa shkrimeve të tyre në fundin e shekullit 19-të. Serbët e njohin mirë historinë tonë ,e dijnë shumë mirë qe janë në tokë të huaj.I dijnë doket e zakonet tona; dhe sa më mirë të na njohin aq më mirë e më lehtë manipulojnë me ne. Ky është arti i diplomacisë të cilën ata e kanë mësuar mirë. Ne jemi largë dhe shumë largë në këtë aspekt; e më e keqja  është që po largohemi edhe më shumë nga ajo që duhet ta dijmë përmendësh.

Pse serbët na analizonin si komb? Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit.Për derisa bota na vrojton ,ne nuk i përfillim rregullat më elementare të qytetërimit. Vrojtuesi më i madh ka qenë dhe është Serbia. Prej se ka ardhur dhe na është afruar ,dhe e kemi fqinj ,Serbia vazhdimisht vrojton , shënon dhe sipas nevojave të veta i shpërndanë ato shënime ,vrojtime dhe dihet vazhdimisht për të keqen tonë. Kemi ne,farë institucioni të mësheft apo të hapur ku mund të lexojmë karakterin e një populli tjetër të huaj. ? Serbët e kanë ,jo vetëm për ne por për tërë botën.

Mu kujtua Aleksa Gj. Bogosavljeviç – oficir i zhandarmerisë mbretërore të Serbisë , dhe libri i tij ”O Arnautima! ( Për shqiptarët ). Dikush mund të pyet se ç`është për ne interesant sa çka ka shkruar një oficir zhandarmerie për ne..  Mua mu duk e arsyeshme që të komentoj këtë përmbledhjen etnografike për një popull (për ne) ,nga një ushtarak icili si e thot edhe vet ” unë e bëra t`imen dhe le të sherbej për nevojat e shtetit ” (Serbisë).
Çka bëmë ne për veti në këtë aspekt ?

Libri  i përmendur është thjesht përshkrim i një populli nga syri i një atdhetari serb( për Serbinë ky është atdhetar) që mendon më largë, libri botohet më 1897 , e që të këqijat për ne në atë kohë ishin në vazhdimin e përgatitjeve.

Se çfarë populli janë shqiptarët ,autori i siguron lexuesit se do t`i njoftoj me këtë libër; ”duhet t`i njofim sepse neve, pas fatkeqësisë së vitit 1690 na zuan tokat tona ( Shpërngulja e Madhe Serbe fxh)” . Ky thot  se serbët janë ”vëllazër prej gjaku (?) me Drenicakët, Rugovësit , Lumjanët, Shkodranët dhe Dibranët,Labjanët dhe Malësorët ”Ata janë kusherinj me serbët sepse janë  të krishterë ortodoks dhe katolik”. ” Kemi humbur mjaft kohë , duhet të punojmë më shumë për Serbinë tonë duke njohur vetvetën dhe të tjerët që na rrethojnë” -thot autori. Por pa dashtas e cekë se shqiptarë ka në Srem ,në Nikinci dhe në Ratkoci fër Mitrovicës së Sremit ( Serbia e sotme). Pse po them pa dashtas , sepse e sjegon shumë mirë se si erdhën shqiptarët në këto anë : me shpërnguljen e madhe serbe  . Një shpërngulje e rrjejshme serbe  dhe në të njejtën kohë një largim i së paku 40 00 familjeve ortodokse shqiptare nga Kosova. Një mashtrim epokal për shqiptarët . ” Aty u vendosën Kelmendasit dhe që edhe sot e kësaj dite i ruajnë doket dhe zakonet e tyre ( Viti 1897fxh)”

”Shqiptarët nuk janë pak ,por ndjenjë për shtetformim nuk kanë :dhe  vazhdon ” sipas traditës sonë (serbe fxh) dhe të drejtës sonë historike,duhet që kërkojmë të drejtën për posedim të Serbisë së Vjetër ( Kosovës) dhe Maqedonisë e posaqërisht në ato anë që banohet me shqiptarë se pa ata Sërbia e Madhe nuk mund të paramendohet.”(O Arnautima)”

Por serbët kishin strategji shumë afatgjate. Në vitin 1905 u themelua Universiteti i Beogradit që ishte vazhdimësi e një Shkolleje të lartë.. Dhe që në ataë kohë kishte lindur nisma për mësimin e gjuhës shqipe nga serbët me një urdheresë administrative që ” të futet mësimi i gjuhës shqipe dhe literaturës së sak dhe t´i besohej vetëm një lektori”. Në historikun e katedrës se Albanologjisë në Beograd lexojmë:” Mësimin duhet ta mbante Zhorzh Meksi , profesor nga Athina, por  pa sukses(?).

Në vitin 1907 , rektori i Universitetit të Beogadit u bë  Dr. Jovan Cvijiçi . ( antishqiptari i përbetuar fxh) dhe me atë rast thoshte:”…duhet të fillojnë studimet për etnografinë , gjuhën dhe dialektet e Shqiptarëve si  dhe turqve të Ballkanit. Gjuhëtarët tonë (serb fxh) duhet të bëjnë gramatikën e shqipes dhe të mbledhin të gjitha ato që vijnë nga ky popull ”

E njifni Jovan Cvijiçin?

Nga historiku:” Në rrethin e seminarit  në vitin 1920-21 u fut Historia dhe gramatika e e gjuhës shqipe, e cila datë edhe njihet si fillimi i albanologjisë në Universitetin e Beogradit” Në atë kohë për këte hap , meritat më të mëdha i kishte indoeuropianisti Henrik  Bariçi ( serbi katolik i Dubrovnikut ?????) i cili kishte studjuar ne Grac dhe Vjenë.

Në mes të fatkeqësisë ka fat,  thot populli.  .Pas luftës së dytë botërore , viti shkollor 1948-49 , ligjerues i gjuhës shqipe u zgjodh Dr. Vojisllav Danqetoviçi ( serb nga Kosova , i cili e njifte gjuhen shqipe që nga lindja e tij fxh)

Serbet as qe  e kanë menduar ndonjë herë që shqiptarët do të shkolloheshin  aty. Katedra e Albanologjisë ishte krijuar për nevoja eksluzive serbe; por ja që nga aty filloi  studimi i gjuhës shqipe nga shqiptarët. As Prishtina e as Tirana nuk kishin te njejtën.

Pra, a i njohim ne serbët në atë shkallë sa ata na njohin? Jo aspak, ne nuk kemi asnjë studim serioz për ta. Ose thënë ndryshe mënyra e jonë e qasjes ndaj historisë serbe është terësisht  e pa kontrolluar , me nisma individuale .

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, ne Beograd, pse u krijua katedra e albanologjise

VIZITA EDI RAMËS NË BEOGRAD PRODUKT BALLKANIK JO EUROPIAN

January 16, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

KM i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë gjatë shkurtit Beogradin. Këtë vizitë të KM opinioni shqiptar e mësoi prej mediave të Serbisë. Të kthehemi pak në kohë e të kujtojmë se burimi i konfuzionit me armët kimike u krijua pas një deklarimi të Ditmir Bushatit, Ministrit të Jashtëm për Shqipërisë për mediat e Francës, të cilin mediat e Tiranës e botuan si një “dekonspirim”. Pra merrni me mend se çfarë tingëllimi ka, kur, për aktivitetin e KM të Shqipërisë, opinion shqiptar informohet nga mediat e huaja.
Pra KM i Shqipërisë nuk është transparent me popullin e tij, kur do të duhet që axhendën e tij diplomatike ta bëjë publike.
Vizitën e tij në Beograd ai do të duhej ta bënte transparente, të paktën me Aleatët tanë SHBA, sepse dihet se çfarë angazhimi kanë amerikanët në çështjen shqiptare. Dhe se pa SHBA Kosova do të vazhdonte të ishte nën pushtim.
Vizita e Ramës në Serbi që pritet të bëhet gjatë muajit shkurt, e mbajtur sekret në Shqipëri, u bë e ditur nga ministri i jashtëm serb Ivan Mrkiç. Mediat serbe disa kohë më parë kishin cituar Ditmir Bushatin të kishte thënë se kjo vizitë do të bëhej gjatë nëntorit të shkuar. Pra pala shqiptare ka punuar fort.
Radio serbe B92 në anglisht, që i referohet intervistës së ministrit të Jashtëm serb Ivan Mrkić në numrin e djeshëm tek Politika, që e përcjell edhe Tanjug, citon Mrkiç të ketë thënë se Beogradi e “mirëpret iniciativën e Ramës të vijë në Serbi”. “Ne jemi duke përgatitur të takohemi me të dhe të bisedojmë për përmirësimin e marrëdhënive në rajon”, thotë Mrkiç për mediat serbe. Shikoni sa transparent është zyrtari i lartë serb me popullin e tij, krejt ndryshe nga sa ndodh me ne shqiptarët, ku politika vazhdon të na ushqejë me bar.
Por ajo që na bie në sy nga deklarimi i Mrkiç, është se Rama e viziton Beogradin, jo i ftuar nga Serbia, por i pritur nga Beogradi pas një kërkese për vizitë që ka bërë KM i Shqipërirë.
Në këtë kontekst, gazeta serbe Politika nënvizon faktin se kjo vizitë është e dyta e një kryeministri shqiptar, në hapësirën midis gati 70 vitesh. I pari Serbinë e kishte vizituar diktatori Hoxha, në kohën kur e kishte mjaltë me Titon dhe synonte ta kthente Shqipërinë në një republikë të shtatë dhe, i dyti, Edi Rama. 
Nëse Edi Rama do të kishte bërë kërkesë të ftohej nga Presidenti Obama apo nga kancelarja Merkel, natyrisht që kërkesa e tij për ftesë do të ishte e justifikuar. Mundet edhe që Edi Rama të ketë bërë kërkesë për ftesë, por Obama dhe Merkel nuk e kanë pranuar ende, sepse kërkojnë reforma. 
Fakti që Rama i ka kërkuar Serbisë ta ftojë në Beograd dhe kur dihet se në çfarë konteksti është vizituar Beogradi e vë KM e Shqipërisë në pozitë inferiore. Serbia nuk i kërkon Edi Ramës as të reformojë drejtësinë, as të forcojë shtetin e së drejtës, por e pranon vizitën e tij duke i kushtëzuar axhendën e bisedimeve. 
Në intervistën tek Politika, ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkiç paraqet në mënyrë transparente për publikun serb axhendën e vizitës të KM të Shqipërisë në Beograd.
Mrkiç thotë se bisedimet me KM e Shqipërisë do të fokusohen në relacionin biletarel të “dy vendeve, duke u fokusuar në bashkëpunim në fushën e bujqësisë, turizmit, transportit, edukimit.” 
“Ne gjithashtu e shohim të nevojshme ta sjellim në qendër të vemendjes faktin se minoriteti serb në Shqipëri nuk ka fituar ende njohjen e duhur….” “Ne do të duhet të specifikojmë format e përshtatshme të trajtimit të pakicës serbe në Shqipëri që ashtu sikur pakica shqiptare në Serbi, të gëzojë të gjitha të drejtat në përputhje me standardet më të larta evropiane”, thekson Mrkiç për Politikën.
I pyetur nga Politika “rreth takimit të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren ku u nënshkrua edhe një marrëveshje e partneritetit strategjik, Mrkić përgjigjet se Beogradi nuk i jep askujt leksione se çfarë të bëjë e si t’i bëjë, por theksoi se limitet janë të ditura e të njohura. 
“Ne nuk do të ngurrojmë në çdo moment për të thënë çdo gjë që ne mendojmë dhe se si ne i shohin gjërat, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një miqësi “, përfundoi Mrkiç.
Pra, nga intervista e Mrkiç mësohet se pala serbe e ka panuar kërkesën e Ramës duke e kondicionuar. Bie në sy është se pala serbe ka vendosur shenjë barazimi midis pakicës shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me pakicën serbe në Shqipëri, duke nënvizuar faktin se Beogradi e trajton pakicën shqiptare sipas standarteve europiane. Kur do të duhej që të vinte në balancë veriun e Mitrovicës me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, që popullohet nga shqiptarë autoktonë të cilët jetojnë në trojet e veta. Deri në vitin 1945 kjo pjesë i përkiste Kosovës, dhe prej këtij viti është ndarë dhe kaluar në territorin e shtetit serb, ndërsa pakica serbe në Shqipëri shumë e vogël në numër, që, megjithatë e ka fituar statusi e minorancës, e përqëndruar në një fshat afër Shkodrës, gëzon të gjitha të drejtat si çdo qytetar i shtetit shqiptar. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit jetojnë në kushte të vështira, ku në këtë rajon papunësia është mjaft e lartë, ndërkohë që arsimin e lartë e bëjnë në Prishtinë, Tetovë e Tiranë. Dhe zgjidhja e vetme ka qenë e mbetet emigrimi.

Por siç shihet nga paraqitja që ka bërë Mrkiç, pakica shqiptare në Serbi nuk është pjesë e axhendës së Edi Ramës gjatë vizitës së tij në Beograd. Tabu është edhe pavarësia e Kosovës.

Si konkluzion, për vizitën e tij në Serbi, KM Edi Rama nuk është transparent as me shqiptarët dhe as me SHBA dhe aleatët. Ai shkon në Beograd, jo i ftuar, por me kërkesë për t’u ftuar dhe me një axhendë të përcaktuar nga pala serbe, pra të përcaktuar unilaterisht. Dhe kjo e cënon interesin bilateral. Në kushte të tilla vizita KM Edi Rama në Beograd, duket si individuale, për të rregulluar marrëdhëniet e tij personale me Beogradin, por jo në të mirë të dy vendeve, sepse nuk mund të ketë të mirë të Serbisë, pa të mirë të Shqiptarëve, ku e mira e shqiptarëve dhe e serbëve është ajo e integrimeve në BE, si shtete dhe shtetas me të drejta të barabarta. Prandaj them se vizita e Edi Ramës në Beograd është produkt i vizionit ballkanik të këshilltarëve të KM të Shqipërisë, të llojit të Shkëlzen Maliqit, pra është një vizion që e çon Edi Ramën në qorrsokak dhe assesi në Europë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, ne Beograd, Vizita e Edi Rames

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT