Grekët provokojnë në Delvinë, ushtar grek me rroba civile ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë flamuri e aneksimit të jugut-Autonomia e Vorio Epirit./
Nga Arben LLALLA/
Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.
Akte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.
Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.
Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.
Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.
Delvina mbushet me përmendoret e andartëve grekë që masakruan shqiptarët, reagon Arben Llala
Ne Foto: Arkiv: Gjate vendosjes se permendores se Thimi Lolis.Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë./
Ka reaguar historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i fshatit Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. “Në çdo fshat që jeton minoriteti grek ka nga një përmendore apo më shumë të figurave kombëtare greke, të cilat kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare. Ironike është fakti se në fshatrat e minoritetit grek gjuha shqipe nuk figuron fare në mbishkrimet e këtyre përmendoreve, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga andartët më të rrezikshëm Thimi Lolis i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë”, tha ai.
Kush është Thimo Lolis
Historiani Arben Llalla ka deklaruar se ka të dhënë që Thimo Lolis ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë, që gjenden në Kostur dhe Follorinë. “Ka të dhënë që Thimo Lolis më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptarë që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakra, qeveria shqiptare më 1940 i kërkoi qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimo Lolin dhe ia dorëzon qeverisë shqiptare, të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Pra, për këto merita minoriteti grek i ngriti përmendore në Kranë Thimo Lolit më 2010”, tha ai.
Kryetari i partisë MEGA
Një fakt tjetër interesant është se më 2012, kryetari i partisë MEGA të minoriteti grek Kristaq Kiços, deklaroi përpara përmendores së Thimo Lolit se: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”
Grekët bllokuan përmendoren për çamët
Deklarata e Kiços është provokative duke ditur se ai e tha më 19 Shkurt 2012 në kishën e Shën Gjergjit me rastin e shpalljes së 98 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit. Më tej Llalla bëri krahasimin me kryetarin e Komunës së Xarrës në Sarandë Dhimo Kote i cili pengon qëllimisht ngritjen e përmendores në kujtim të viktimave të genocidit grek kundër popullsisë çame. Ku ndër të tjera Llalla tha: Mesa kam informacion përfaqësues të shtetit grek dhe kishës së tyre i kanë kërkuar kryetarit të komunës së Xarës Dhimi Kotes që të pengojë me sa mundet ndërtimin e Monumentit në Kllogjer në kujtim të popullsisë çame të cilët vdiqën gjatë rrugës për në Shqipëri në vitin 1945. Në të njëjtën kohë Dhimi Kote në komunën që drejton ka lejuar ngritjen e përmendoreve shkruara vetëm në gjuhën greke në Mursio etj.
Nipi i Napolon Zervës
Një shesh i një fshati shqiptar ka marrë emrin e nipit të Napolon Zervës, arkitektit, ideatorit dhe orkestruesit të masakrës së kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, gjatë viteve 1944-1945. Ndërsa Greqia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin dhe masakrimin e mijëra burrave dhe grave shqiptare, nipi i famëkeqit Napolon Zerva, nderohet, duke i vendosur emrin e tij fshatit Sopik në Gjirokastër. Pas aktiviteteve të fshehta për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ky është provokimi i radhës që u bëhet shqiptarëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku Greqisë iu falën edhe territore ujore, pavarësisht se këto pazare u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Më konkretisht, në datën 15 Gusht 2013 sheshi i fshatit Sopik në Gjirokastër u quajt me emrin Mihal Zerva. Ky emërtim i një sheshi që ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë është një provokim i hapur, pasi Mihal Zerva është njeri nga ekstremistët grek në SHBA që promovon aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Adriatik Doçi
Friday, November 15, 2013 – 08:43