• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një portret në Ditëlindjen e t’Lumtunit Fran Mirakaj

August 13, 2020 by dgreca

Shkruan: Dr Zekri Palushi-Australi-

13 Gush- Sot,- 104 vjet më parë, n’Iballë t’Pukës, lindi Fran Mirakaj, -ky Martir i Demokracisë Shqiptare, dhe Krishtërimit Botëror.

Po si mund t’ia merrte mendja ktij t’Lumtunuemi se në një ditë të afërt, -pikërisht besimi i Tij në Jezukrisht, dashuria për At’dheun dhe Patriotizmi i tij i flakët, do të quheshin “kriminalitet” nga komunistët, t’cilët  do t’i përdorenin bash natën e Krishtlindjeve, si pretekst-akuza kundër tij, për t’justifikue lidhjen në hekura, barbarizmin demonstrativ e tepër poshtrues, që përdorën para grues së tij,  dhe tre vajzave të mitura, që Frani i donte aq shumë.

Sigurisht që unë se kam njoft t’Lumtunin Fran Mirakaj, por kam njof shumë mirë bashkshorten e tij tepër të zgjuar, burrnore, e fjalëpaktë, -besniken e tij, -Prenë Aliajn e Palqit të Nikaj Metrurit, që jetonte me familjen e vajzës së saj,- Ages, në Fushë-Arrëz,  -ku unë, si një nga doktorat e asaj qytetze, m’duhej shpesh t’shkoja për ta vizitue për problemet e saj shëndetësore. 

Ma vonë, -kur fati e solli që unë të martohesha me mbesën e saj krenare, Tinën, -këto vizita u banë ëdhe ma të shpeshta, ma t’gjata e miqësore, dhe shpesh kalonim nga temat mjeksore, në ato rreth jetës së saj, -ku vendin kryesor e zinte skena makabre e asaj Nate të largët Krishtlindjesh, që Prenës i kishte mbet e freskët në kujtimet e saj trishtuese.

Asht fakt që për familjen e Frrok Gjokës,- burrit të Ages, t’gjithë Fush-Arrëzi kishte respekt, -ishte një familje e ndershme, e urtë, puntore, e pastërt, dhe me një harmoni të brendshme që admirohej prej të gjithve,-por sot, – kur mendon se në kushtet e at’hershme, që regjimi komunist i kishte krijue kësaj familje,-këto jo vetëm e mbanin si zojë, e kujdeseshin për Prenën, -gruen e “armikut të popullit” Fran Mirakës,- por për t’i rujt dinjitetin njerëzor, krenarinë dhe pamvarësinë idividuale, i kishin lanë edhe drejtimin e plotë të shtëpisë, -pra zojshpillikun, -shton ma tepër respektin për kët familje, që jo vetëm s’ju ndanë persekutimet, -por ato shtoheshin gjithmonë e ma shumë, -vetëm që kujdeseshin aq shumë për Prenë Aliajn e Fran Mirakës.

Respekti dhe dashuria njerëzore e kësaj familje për Prenën, reflektonin njëherësh edhe respektin, dashurinë, mallin dhe dhimbjet e thella, që ato ruanin edhe për Franin e pushkatuar nga ai regjim barbarik, që urrente ç’do gja të mirë mbi tokën Shqiptare, -përfshi edhe qytetarët e sajë.

Prena, me figurën dhe personalitetin e saj të jashtzakonshëm, -konkretizon plotësisht thanjen e urtë popullore, që thotë: “Gruja asht Pasqyra e Burrit”.  -Pra, ajo reflektonte me përpikmëri figurën, personalitetin, dhe vlerat morale e njerëzore të t’shoqit, -Fran Mirakës.

Me ardhjen e demokracisë, rasti e pruni që unë të isha një nga nismëtarët e saj, dhe kryetari i parë i Degës së Partisë Demokratike të rrethit të Pukës.  

Me këtë rast, mu dhanë mudësitë që të njifesha edhe me antarë të tjerë të familjes së Madhe e Fisnike t’Mirakajve, -siç ishin fillimisht, motra e Franit, -Sute Basha,- një personifikim i vujtjeve njerëzore, -protagonist i shpirtit t’madh, e fisnik t’malsoreve kreshnike, -sytë e saj, lehtësisht t’buzqeshur, t’ambël e paqsore, shprehnin gjithmonë mikpritje e bujari, -ndërsa ftyra dhe trupi i saj i brishtë reflektonin dukshëm, një histori 50 vjeçare, tepër të dhimbshme e rrëqethse, -duke fillue me vllain e saj, -Franin, e pastaj duke vazhdue me interrnimet e saj, -vdekjen e një djali 6 vjeçar, -e së fundi burgosjen e djalit t’saj t’vetëm,-Kin Bashës, -i cili la gruen e tij, -burrneshën Luce Paloka, -bij e një shpie kreshnikësh të Malsisë së Madhe,- me t’cilën u martuan në kampet e interrnimit të Lushnjës,-po kshtu mbetën jetimë, me babë gjallë, edhe dy djemt e tij të vegjël,-Çesku dhe Pjerini, që u rritën pa përkëdhlitë e babës tyre,-të cilin e dëshirun gjithmonë.

Nipit të Fran Mirakës,-pra Kin Bashës, -hetuesit kriminel s’ja kursyen turturat,-nga ato ma t’sofistikuarat, -fizike e psikologjike, që jo vetëm i kishin msuar me një zell t’madh, nga UDB-ja Jugosllave e asaj kohe, -por, me atë vendosmëri komuniste që i karakterizonte, ato i  perfeksiononin çdo ditë, duke i praktikue në Kin Bashën, e qindra mijra shokë të tij. 

Unë gjithmonë kam mendue, se figura e Sute Bashës, formonte një Kishë n’vehte, -Ajo ishte një shejtneshë e heshtun. 

Pak ma vonë, gjatë proceseve demokratike -kur nga burgjet dhe kampet e koncentrimeve, (komunistët me “përkdhelje” i quanin ato kampe internimi, apo pune), -fillun gradualisht të lirohen “armiqt dhe kriminelët” e pushtetit ditatorial komunist,-atëherë, unë pata rastin dhe nderin të njifesha edhe me pjestarë të tjerë të ksaj Familje të Madhe e fisnike Mirakajsh,-si për shembull, me djemtë e Kol Bibës,-Moisin, dhe Lekë Mirakën, – me djemtë e Pal Bibës, Sokolin dhe Simon Mirakën, e motrën e tyre t’mrekullueshme Lajden, -e po kështu, edhe me Klarën legjendare të Pashuk Bibës.

Të gjith kto kushri, -edhe pse ndanin mes vedit qindra vite burgimi e internimi, -ku çdo minut i jetës së tyre, kishte kalue nëpërmjet torturave t’përgjakshme, poshtrimeve, dhimbjeve shpirtrore e fizike, -ato prap-se-prap, -falë prejardhjes së tyre gjenetike, dhe krenarisë individuale, -kishin mujt me rujt e kultivue vlerat e tyre morale e njerëzore, -duke mbet’ njëherësh, njerëz t’shkëlqyeshëm, e tepër paqësorë. 

Do t’isha shumë kurjoz të dija, -apo ma mirë të pyesja komunistët tonë “t’nderuar”,- se sa t’zhgënjyer ndjehen ato, kur edhe sot, pas rreth 30 vjetësh,-jo vetëm Mirakajt, por asnjë nga kto mijra “kriminelë e armiq të popullit”,-megjithse në liri të plotë, -s’kan marrë pjesë, apo organizuar asnjë lloji aktiviteti armiqsor apo kriminal, qoftë ndaj tyre apo popullit Shqiptar!.

Po kështu, me shumë respekt, do të dëshiroja t’pyesja këta qindra e mijra njerëz të mirë,- “kriminel e armiq të pushtetit e popullit,” që humbën fëmijrinë, rininë dhe pjesën ma t’madhe të  jetës së tyre, në skëterrat komuniste shqiptare, -nga ma t’egra që ka njoft historia e njerëzimit Botnor- se si ndjehen ata sot, -kur edhe pas 30 vjetësh, jo vetëm që s’kanë marrë një falje apo pendim zyrtar nga këta komunistë, -por për ironi, ata hala vazhdojnë të qeverisen prej tyre?

Pra, -me njohjen nga afër të familjes së Frrok Gjokës, -(aty ku jetonte Prena e Fran Mirakës),-si dhe me njohjet personale, e miqësinë, lidhjet e përzemërta që krijova ndër vite me personat e lartpërmendun, -kam ardhë në konkluzion se fjalën fisnikri duhet t’a përdorim për ato njerëz që e kanë, e shfaqin, dhe e ruajn kët vyrtyt të naltë njerëzor, edhe kur janë duke vuajtur. Pra Fisnikria në vujtje asht fisnikëri e vërtetë.

Fran Mirakaj ne sallen e gjyqit pas torturave te tmerrshme te komunisteve.

Fisnikrinë në vuajtje mund ta shofim lehtësisht edhe në një fotografi të gjyqit të Fran Mirakës,-ku ftyra e ktij djali 30 vjeçar, trim, bujar e fisnik, asht shëndrrue pa-mëshirshëm, nga kriminelët e kuq, në një shembllim ftyre 80 vjeçari, që shpreh dhimbje t’madhe fizike e shpirtrore, -e njëherësh, burrni, besim, vendosmëri e patriotizëm,-Ai pranoj t’pushkatohej, por jo t’përdhunonte Vlerat e tij njerëzore e Kristiane, t’mohonte besimin e tij në Krisht, apo t’denonconte e tradhtonte njerëzit dhe shokët e tij që luftonin për Fe e Atdhe. 

Komunistët kanë pushkatuar edhe gjyshin tim, Myslim Çejku-n, -po n’ Zall t’Kirit në Shkodër, -për “Agjitacion e Propagandë, Luft kundra Pushtetit Popullor, dhe bashkëpunim me Diversantët”. Me këto epitete,-komunistët kanë pushkatue me gjygj-e-pa-gjygj, edhe mijra shqiptar të tjerë, që as varri s’u dihet. Fatkeqësisht kto martirë pothujse janë harruar, -ato kanë ngelur vetëm në Statistikat e pa-besueshme të Komunistve, -tashma edhe ato të fallsifikume. 

Ndërsa rasti i Franit, -me 37 martirët e tjerë, -ngelet i veçantë, për t’gjithë shqiptarët dhe botën katolike, -ashtu siç ka ngelë për mue tepër e veçantë, -fytyra e dhimbshme dhe tronditëse e Franit,- n’atë fotografi “gjygji” komunist. 

Kjo ftyrë m’ ka ngacmue vazhdimisht imagjinatën dhe mendimet për t‘i ba një portret këtij martiri të dekoruem nga Presidenti i Shqipërisë, -Zoti Bujar Nishani, dhe  t’Lumtunuem nga Vatikani i Shejt. 

Imagjinata, dhe njohjet e mia në Anatominë Normale dhe Fiziologjinë e Njeriut, -n’kombinim me talentin amator në pikturë, -më kanë ndihmue shumë në “ri-kontruktimin” e ftyrës së Franit në këtë portret. 

Siç shifet, nëpërmjet një stili t’përshtatshëm, pak-a-shumë ikonik,- me bojra vaj pikture, -kam zgjedhë e kombinue kryesisht ngjyra të ngrohta, -që pastaj, me penelata të buta e harmonike,- kam arritë të vij tek ftyra origjinale e Franit 30 vjeçar, -por tashma, Ai përcjëllet nga një nuancë të lehtë ëngjullore. 

Në sfondin e portretit të Tij, -jo pa qëllim, (Frani u arrestue natën e Krishtlindjeve), kam vendosë siluetën e Krishtit t’kryqëzuar, dhe Pemën e Bredhit,  (Christmas Tree), -që Papa Gjon Pali (Pope John Paul), e quante “Symbol të Krishtit”, -kjo traditë shumë e lashtë thonte Ai, personifikon vlerat e jetës, -sepse pema e Bredhit asht gjithmonë e gjelbërt,-dhe gjithçka që mbetet e gjelbërt edhe në dimër, -bahet shenjë e Jetës së Pa-vdekshme. 

Për tu sigurue n’lidhje me ngjajshmërinë e ktij portreti,- unë ja  dërgova mikut tim të nderuar Z. Tonin Mirakaj, me banim në NY USA. -Tonini e ka Franin kushri, dhe e kishte njoft personalisht. Ai pa vonesë, dhe me një kënaqësi t’madhe e tepër t’sinqert, -më thotë: “Zekri, ky ash axha Fran që unë mbaj mend”.

I knaqun nga rezultati, -dhe në shenjë dhimbje e respekti të thellë për këtë Martir të Lumtunum, që dha jetën për Kristianizmin, -fenë origjinale Arbnore, dhe Atdheun, -unë do t’ja dhuroj me gjith zemër kët portret,- Kishës së Shëngjergjit, -në Koprat t’Iballës, -ku ai shkonte vazhdimisht.

Me respekt, mirënjohje, dashamirësi e konsideratë të madhe, për Mirakajt, Iballësit e t’gjith Pukjanët kudo që janë,

Dr Zekri Palushi

Australi, 13 Gusht 2020

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr.Zekri Palushaj, Ne Ditlindjen, portret, t’Lumtunit Fran Mirakaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT