• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nata Amerikane në DokuFest në Prizren

August 8, 2017 by dgreca

-5 vjetori i Natës Amerikane në DokuFest/

1 Prizren-Dokufest3Nata-Amerikane-DokuFest-Delawie-22Nata-Amerikane-DokuFest-Delawie-11ok nata amerikane

-Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie në DokuFest – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar  theksoi: Festojmë suksesin e ekipit të DokuFestit dhe suksesin e Kosovës në krijimin dhe mbajtjen e një festivali filmik të klasës botërore.  Sapo e dëgjova një ekspert duke e krahasuar DokuFestin për të mirë me Berlinalen – kjo është e mrekullueshme!/

-Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve/

PRIZREN, 7 Gusht 2017- Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Gjatë vizitës në Prizren për të qenë pjesë e Mbrëmjes Amerikane në DokuFest – Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.“Më vjen shumë mirë që ju shoh të gjithë juve sonte këtu me rastin e 5-vjetorit të Natës Amerikane në DokuFest.  Kam kënaqësinë e vërtetë ta vazhdoj traditën e shkëmbimit të traditave kulturore midis dy vendeve tona, e këtë vit, vizionet tona për të ardhmen, përmes filmit”, ka theksua ai.Ambasadori i SHBA ka falënderuar tërë ekipin e DokuFestit për gjithë punën e zellshme për ta bërë këtë festival storie suksesi për Prizrenin dhe për Kosovën.

“Është edhe një grup që dua ta falënderoj.  Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve”, u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie.

Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në jug të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, u hap në mbrëmjen e  4 gusht 2017  për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”, ku përfaqësohen 50 shtete e do shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese e edhe më shumë të tjerë.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Fjala e ambasadorit të SHBA në Kosovë, Greg Delawie gjatë pritjes me rastin e Natës Amerikane në DokuFest – Prizren, 7 gusht 2017:

Mirëmbrëma të gjithëve.  Si po kaloni?  Çfarë nate e bukur në Prizren!  Fuqia e Shteteve të Bashkuara për të pasur mot të mirë!

Më vjen shumë mirë që ju shoh të gjithë juve sonte këtu me rastin e 5-vjetorit të Natës Amerikane në DokuFest.  Kam kënaqësinë e vërtetë ta vazhdoj traditën e shkëmbimit të traditave kulturore midis dy vendeve tona, e këtë vit, vizionet tona për të ardhmen, përmes filmit.

Jemi këtu për të festuar me kineastët, regjisorët, producentët dhe edukatorët amerikanë që marrin pjesë në festivalin e këtij viti.  Gjithashtu po e festojmë suksesin e ekipit të DokuFestit dhe suksesin e Kosovës në krijimin dhe mbajtjen e një festivali filmik të klasës botërore.  Sapo e dëgjova një ekspert duke e krahasuar DokuFestin për të mirë me Berlinalen – kjo është e mrekullueshme!

Prizreni, siç e dini të gjithë, është thesar kulturor i Kosovës.  Kjo është vizita ime e dytë në këtë qytet të bukur brenda këtyre dy javëve.  Bukuria e Prizrenit, vendet e trashëgimisë fetare e kulturore dhe festivalet verore joshin njerëz nga e mbarë bota.

Orëve të fundit jam takuar me kineastë të rinj, një biznes në lulëzim e sipër dhe me sipërmarrës të turizmit që punojnë për t’i lidhur njerëzit me vendet e shumta të bukura të Kosovës.

Në ambasadë krenohemi që e mbështesim DokuFestin dhe projekte të tjera në Prizren që kanë ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare dhe në shndërrimin e qytetit në pikë krenarie dhe destinacionin kulturor që është sot.

Së voni, e kam vizituar Kalanë e Prizrenit dhe kam parë punën e mrekullueshme të restaurimit.  Jam i lumtur të shoh që kalaja po përdoret përsëri për festivalin e këtij viti.  Ky ishte një nga qëllimet tona kur e financuam restaurimin: ta shohim kalanë të hapur për përdorim publik dhe duke u përdorur vazhdimisht në mënyrë aktive nga publiku.  Nëse ende nuk jeni ngjitur deri atje, ju nxis të gjeni kohë për t’i eksploruar ndryshimet e fundit.  Edhe pse ndoshta, është mirë ta pritni ditën kur nuk është 40 gradë.  Por, ju lutem, shkoni së shpejti sepse është e jashtëzakonshme.

Kur flasim për restaurimin historik apo edhe për filmin dokumentar, shpesh e lidhim atë me të kaluarën. Por, të kuptuarit e historisë sonë është thelbësor për krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Prandaj isha shumë i ngazëllyer të dëgjoja që tema e DokuFestit të këtij viti është “E ardhmja”.

Jemi më se të lumtur që sonte i kemi këtu disa kineastë dhe kuratorë amerikanë. Gjatë gjithë festivalit ata do t’i shkëmbejnë idetë e tyre se si të përdoret filmi për t’i nxjerrë në pah çështjet sociale dhe për të kapur tregime të patreguara që do të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes sonë, të tërë të ardhmes sonë. Faleminderit, amerikanë, që erdhët në Kosovë dhe në Prizren. Shpresoj të kënaqeni në festival dhe shpresoj që lidhjet që i krijoni me kineastët e tjerë të talentuar dhe përfaqësues të industrisë do të zgjasin edhe në të ardhmen.  Shpresoj që kur të ktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’ju tregoni të gjithëve çfarë vendi i mrekullueshëm është Kosova dhe çfarë festivali i mrekullueshëm është DokuFesti.

Dua t’i falënderoj Nitën, Vetonin, Erollin dhe tërë ekipin e DokuFestit për gjithë punën tuaj të zellshme për ta bërë këtë festival storie suksesi për Prizrenin dhe për Kosovën. A dëshiron ndokush nga ju të thotë disa fjalë?

Është edhe një grup që dua ta falënderoj.  Pikërisht si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithë ajo punë e rëndësishme nuk do të kryhej pa ndihmën e vullnetarëve.  Ata që janë këtu, p.sh. që kanë të veshur bluzat me mbishkrimin “I am so future”.  Nuk jam shumë i sigurtë çka do të thotë kjo, se i takoj gjeneratës së gabuar, por janë gjithë ata njerëz nëpër qytet me bluzat “I am so future”.  Ata po bëjnë punë vullnetare, po ndihmojnë, po e bëjnë Prizrenin vend më të bukur, po e bëjnë Kosovën vend më të bukur.  Ju lus edhe juve të tjerët të angazhoheni në punë vullnetare në çkado që bëni.

Faleminderit shumë që keni ardhur sonte; faleminderit DokuFest.  Ishte kënaqësi që pata mundësinë për t’ju pritur të gjithëve këtë mbrëmjve.  Kalofshi sa më mirë sonte!

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Nata Amerikane, në DokuFest, ne Prizren

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT