Hillary Klinton, tha zoti Lukaj, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftra të mëdha/
Nga Beqir SINA – New York/
GREENWICH CT : Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila është kandidatura e serioze për zgjedhjet presidenciale 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga partia Demokrate, është duke zhvilluar një fushat të “fort” , për ngritjen e fondeve – fundraisers.Clinton shfaqet dy herë në këtë fushat në mesin e përkrahjes së shqiptarve të Amerikës.Mbas mbrëmjes e të mërkurës së kaluar, në “Shtëpinë e Bardhë” në Staten Island, shtëpinë e zotit Sal Rusit (Staten Island, New York), biznesmenit, filantropistit dhe aktivistit të njohur shqiptaro-amerikan, ka qenëfinancieri i dalluar shqiptaro amerikan – zoti Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA, me origjinë nga Ulqini i cili ka marrë pjesë së bashku me një grup shqiptarësh, në fushatën për ngritjen e fondeve – fundraisers për Hillary Clinton.Udhëtimi rreth 75-milje nga Staten Island, New York, për në Greenwich – Connecticut, janë për përpjekjen e saj në fushatën presidenciale 2016 për në Shtëpinë e Bardhë, shkruan shtypi amerikan.
Hillary Clinton – në këtë mbrëmje, ku bileta kushtonte 2700 dollarë mbajti edhe një fjalim elektoral në njërin prej mjediseve të shtëpisë romantike, të premten në mbrëmje, për të mbledhur para për fushatën e saj “Hillary for America” në qytetin më të pasur të shtetit Connecticut-it, Greenwich.
“Sonte, ishte një mbrëmje shumë e veçantë” tha zoti Lukaj, për gazetën tonë pas këtij takimi për mbledhjen e fondeve – mbajtur mbrëmë në lagjen e njohur të pasnikëve – Greenwich – në Kenektiket (Connecticut), ku ai ka edhe shtëpinë e tij dhe ushtron biznesin e tij.Në këtë takim ku morën pjesë edhe veprimtar të tjerë, përfshirë edhe familjen Lukaj, bashkëshortja e tij me fëmijët e tyre, ai tha se kjo ishte nata suprizë: “Ne kishim, përveç Hillary-t, papritur në mesin tonë edhe Presidentin Bill Clinton, Senatorin Blumenthal dhe Comgressmanin Himes. Ne të gjithë ishim shumë krenar, që të gjithë miqtë tanë, në Uashington, u bënë së bashku në këtë mbrëmje për ngritjen e fondeve për kandidaten Hillary Clinton”, tha financieri i dalluar shqiptaro amerikan – zoti Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA, me origjinë nga Ulqini.Klinton, tha zoti Lukaj, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftra të mëdha .
Ndërkohë, simbas shtypit vendas, Blumenthal, i cili ishte i pranishëm në të dy takimet e kësaj fushate në Greenwich dhe New Haven, tha se Klinton është e “vështirë” për t’i bërë ballë . ”Nëse keni shikuar në rininë e saj pa e ditur emrin e saj, dhe sheh dikë që ka qenë një senatore amerikane, Sekretarja e Shtetit dhe një këshilltare e ngushtë dhe shoqe për të paktën dy mandate të presidentit të SHBA, natyrisht që ajo tani sjell perspektiva unike nga jeta dhe përvoja e saj e një grua në pikë kthese historike për vendin tonë, që është një kandidat fuqishëme dhe mbresëlënëse, “tha Blumenthal.Fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA ka filluar me garën partiake në fushatat e kandidatëve brenda dy partive kryesore Demokratve dhe Republikanve, dhe shqiptarët i bashkëngjiten kandidatëve nga të dyja partitë.Kjo është hera e dytë që ish Skeretaria e Shetit, Hillary Clinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 2008-ës ajo humbi përballë presidentit aktual Barak Obama, i cili fitoi emërimin për t’u ndeshur me rivalin republikan.