Mirush Kabashi ,sot në Gjenevë/
Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e njohura e aktorit të shquar shqiptar, Mirush Kabashi, që më datë 8 tetor do të jepet në Gjenevë. Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar. Shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i Gjenevës. Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga ishPresidenti i Republikës Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”. {SH.K}