• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komandanti kosovar paraqitet në gjyq

July 20, 2013 by dgreca

Nga Pellumb KULLA/

Në të vërtetë ky është një shkrim i hartuar në 2006, një javë pasi komandanti i Dukagjinit Ramush Haradinaj, la postin e kryeministrit të Kosovës dhe u paraqit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila pat qenë ngritur enkas për të gjykuar krimet në luftën komplekse që serbët e Millosheviçit nuk lanë qoshe të ish-Jugosllavisë pa i vënë flakën. Është i pabotuar më parë dhe iu riktheva tani që rreth figurës së Haradinajt u pa një re pluhuri që m’u duk pa vend që u ngrit. Ky opinion është dhënë në një klub diskutimesh në internet. Dhe bash si tani ne që përshëndetëm udhëtimin drejt Hagës së komandantit kosovar, duruam ironira për tiparet folklorike të gëzimit tonë. Kush mendonte atëherë që lirimi i komandantit të UCK-së nga gjykata ndërkombëtare do të zgjaste mbi gjashtë vjet! Dhe nuk qënka liruar ende, se ja vazhdon gjykimi tek ajo më e vështira, kombëtarja!… Ja shkrimi:

Atë ditë që kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, dha dorëheqjen dhe deklaroi ndërmendjen e paraqitjes aty ku e akuzonin, e përshëndeta edhe unë si shumë e shumë të tjerë. Përshëndetja ime ishte e pa menduar, si të thuash, e vetvetishme. Instinkti më pengoi të bëja llogari politike, apo gërmime mbi listën e akuzave që i faturohen kryeministrit të Kosovës. Nëse akuzat janë të rënda, nëse veprat mizore janë të tmerrshme dhe, sidomos, nëse ato vërtetohen, natyrisht, i tërë dënimi dhe përbuzja do të bjerë mbi Haradinajn. E jo mbi Rugovën, Klarkun, Eliot Engellin, apo politikanët e mbarë Shqipërisë që e përshëndetën gjestin e tij. Dhe, vetkuptohet, nuk do të bjerë as mbi mua që në fund të fundit nuk bëra ndonjë deklaratë publike kushediçë, përveç asaj ngritje të zërit deri në “nivelet e larta” të këtij klubi të gjërë diskutantësh.

E përshëndeta dhe rikthehem në të, pak edhe për inat të atyre që prisnin zotin Haradinaj të merrte malet, tani që e thirri Gjyqi i Hagës. Dorëzimi i tij ishte i bukur, sepse qe shfajësimi i parë i Komandantit të Zonës së Dukagjinit para nesh. Shfajësimin njerëzit e bëjnë me llafe, por ai lloj shfajësimi nuk është kurrë si ky i veprave. Nuk dua të hyj nëpër tërë hamendjet mbi kurthet dhe intrigat, mbi dorën e fshehtë të miqve të fuqishëm të serbëve, “që e shtynë Presidentin Rugova të caktonte për kryeministër një “kriminel”, e blla-blla-blla, që pastaj, kur të vinte akuza nga Haga, ky parvëny në postin kryeministror, t’ia mbathte maleve me gjithë pasonjësit e tij” e pallavra të këtij lloji. Edhe ata që mendonin se Haradinaj nuk do të paraqitej në thirrjen nga Gjykata, nuk kanë shumë faj kur shohin Bin Ladenin të rrijë guvave, kur Sadami ndënji muaj me rradhë i fshehur në një pusbodrum, kur doktor Karaxhiçi dhe gjenerali Mlladiç fshihen ende, që prej 10 vjetësh nëpër xhunglat e nacionalizmit serb, dhe kur mjafton të shkelësh pultin në TV dhe do të shohësh pa tjetër filma me gjeneralë kriminelë nazistë, të maskuar që mbijetojnë nëpër Argjentinë e gjetiu. Sill po të duash ndërmend dhe faktin që Haradinaj është bashkëkombas i mijëra narkotrafikantëve, kriminelëve, hajdutëve mbarëshqiptarë, që gjallojnë mbi këtë rruzull, nën identitete të dubluara e tripluara!

Në fakt, unë përgjigjem disi i prekur që na i cilësuan si folklorike, patetike e dithirambike, përshëndetjet që i bëmë gjestit të Haradinaj, epitete me të cilat ishin të mbushura replikat kundër nesh. Ne, një dorë anëtarësh të këtij klubi, “përfaqësojmë folklorin shqiptaromadh”, prandaj një e dy edhe fshikullohemi nga “lartësitë e kësaj qasje të ftohtë, moderne, mbiatdhetare perëndimore”…

Së pari, nxitoj t’ju them, që vihet re fort qartë  se të gjithë ju që nënqeshni me folklorin tonë, jeni katërcipërisht të bindur se kur fjala është për zotin Haradinaj, do të keni të bëni me një kriminel të kallëpit të Karaxhiçit. Dhe ky është një paragjykim edhe më i poshtër, se paragjykimi dhe urimi ynë që të mos jetë ashtu. Së dyti, unë nuk di se si mundet një njeri, i racës “vështirësisht të zhillueshme të shqiptarëve”, pra ky Haradinaj, të jetë kaq i dyzuar dhe të vuajë dyzimin në një shkallë aq të lartë, sa para ca vitesh të ketë qenë kriminel, përdhunues, të ketë arritur deri aty sa të ketë shpuar me bajonetë barqe grash shtatzëna, dhe tani të bëjë gjestin fisnik të respektimit pa lëkundje të institucioneve ndërkombëtare?! Ta vesh në dukje këtë, nuk të bën aspak folklorik dhe patetik, më duket!

Si mundet që të ketë shqiptarë që të jenë kaq fare të paanshëm, sa ta shohin konfliktin në truallin e Kosovës si një ndeshje palësh të barabarta?! Si ndodhka që argumenti i përjetshëm në situatën “pushtues-liberatorë” nuk hyka fare në punë në këtë rast?! Unë e kuptoj që komandanti vendas ka përgjegjësi për bëmat e ushtarëve të tij, por, a nuk paska dhe nja pesë pikë shfajësimi më shumë një komandant, që ndryshe nga armiku, e zhvillon betejën para oborrit të gjyshes së vet dhe i ka që të gjithë ushtarët të traumatizuar nga që kanë parë motra të lebetitura nën shalët e pushtuesve, të cilët më shumë se sa shfrynin epshet, zbraznin poshtërimin mbi to?!

Në këtë botë shohim ende mijëra përmendore komandantësh, strategësh e perandorësh, të cilëve nuk u përmenden mëkatet e ashtuquajtura të “dorës së dytë”. Stalini fitoi luftën mbi nazizmin, por ama para dhe pas saj, pushkatoi me dhjetra mijëra oficerë të vetët, mes të cilëve shumë e shumë gjeneralë dhe mareshallë. Napoleoni ia shfarosi Francës lulen e rinisë dhe pa vrarë shumë mendjen braktisi pesëqindmijë ushtarë në mes të dimrit të Rusisë. E të mos hyjmë, pastaj, në parcelat e mëkateve që i atribuohen presidentëve amerikanë që nga Hiroshima e deri në qërrimin e hesapeve me diktatorë dhe terroristë. Fati i atyre që komandojnë do te jetë gjithmonë i tillë, kompleks. Këto të “dorës së dytë” të tyre përbëjnë një mal me mëkate! Përse nuk duhet ta shohim me këtë dritë dhe Komandantin e rajonit të Dukagjinit dhe kryeministrin e Kosovës, që shkon të përgjigjet për veten dhe ushtarët e tij deri aty në majat e majave të drejtësisë?!

Ai ka shkuar në Hagë i sigurtë dhe i vendosur dhe unë,
përsëri, e përshëndes dhe uroj që të dalë i nderuar!(Publikohet me lejen e autorit)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: autori paraqitet, ne Gjyq, pellumb Kulla, Ramush Haradinaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT