Nga Beqir Sina/
LOS ANGELOS CA : Shirat e dendura shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në disa zona për rreth Los Anxhelesit verior, duke përmbytur makina dhe duke izoluar dhjetëra drejtues mjetesh në rrugë. Autoritetet amerikane mbyllën disa nga rrugët kryesore të zonës, ndërsa ekipet e emergjencave u angazhuan në shpëtimin e njerëzve në nevojë.
Pjesa veriore e Kalifornisë – Los Angeles County, dje ditën e enjte( 15 Tetor 2015) ishte goditur nga një seri e reshjeve të rrëmbyeshëm që kan shkatuar përmbytjet edhe rrëshqitjet e dheut, duke bllokuar dhe disa nga rrugët, kryesore.
Aqsa sipas pamjeve filmike, në kronikat televizive – shoferët qëndruan të bllokuar dhe u detyruan të evakuohen me helikopter, mbasi autostrada Interstate 5 – që lidh veriun me jugun e Kalifornisë rreth 40 milje në arterien kryesore, të saj është ende e bllokuar sot në mëngjes.
Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë afat kohor për të rihapur autostradën ndërshtetërore 5 , sepse ajo ka në mes të rrugës masive të mëdha balte e perzier kjo me gurë e drunjë.
Një numër autoveturash dhe kamion të ngarkesave të mëdha kan mbetur të bllokuara dhe do të duhet të qendrojnë aty deri sa rruga të pastrohen mirë.
Dhjetra, fadroma dhe ekipet e zjarrfikësve deri tani janë duke punuar per zhbllokimin e rrugës e cila është arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Kalifornisë në zonën e Liqenit Hughes, ku edhe rrëshqitjet e dheut përgjatë rrugëve, kan mbuluar disa makina.
“Zjarrfikësit, kishin përdorur gjatë ditës së djeshme një helikopter për të shpëtuar katër persona të bllokuar në mes të baltës . Dhe, zona Elizabeth Lake, i ka të rrethuara shtëpitë nga baltë e gurë” thanë autoritetet vendore .
Megjithatë, fatmirësisht deri tani thanë ata nuk ka viktima të raportuara deri të enjten vonë, por tha Crews Authority Rescue, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në zonat e prekura nga përmbytjet gjatë natës.
Lugina Leona ishte goditur më rëndë, nga vërshimet e lumenjeve, ku thuhet se bie shi akoma në një normë prej 4 deri në 5 inç dhe erërat kan një shpejtësi në 60 mph në orë.
Rreshjet e forta dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri të shtunën, tha Joe Sirard, një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe Oxnard.
7 të vrarë në Kaliforni – pas të shtënave nga një makinë në mes të rrugës
*Të shtënat ndodhën pranë UC – Santa Barbara
*Policia e quan shpërthim të dhunës ” vrasje masive me paramendim ”
*I armatosuri ishte një nga shtatë të vdekurit ; shtatë të tjerë u plagosën/
SANTA BARBARA CA- Shtatë të vrarë prej të shtënave në një zonë në jug të Kalifornisë në natën e premte, duke gdhirë e shtuna, që i ngjanë një filmi action njoftuan sot heret në mëngjes mediet amerikane. Ngjarja tragjike që la shtatë të vdekur , dhe 9 të tjerë të plagosur, njoftoi të shtunën në mëngjes policia , ndodhi shumë afër një kampusi Universiteti në Santa Barbara County .
Krye-Sherifi i zonës Bill Brown, tha se personi i armatosuri që hapi zjarr është i dyshuar se ka qenë në mesin e shtatë njerëzve të vrarë në incident , ngjarje e cila ka ndodhur më saktësisht tha ai në Isla Vista – pranë Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara .
” Kjo ishte një vrasje masive e paramenduar , ” tha Brown , dhe ai ka etiketuara të dyshuarin si një njeri i skeduar në listat e policisë si njeri ” me probleme të shtuara mendore . ”
Megjithatë, janë autoritetet të cilat janë duke hetuar për motivin e ngjarjes, duke kërkuar edhe një video të postuar në media sociale që përmban bisedë ku simbas policisë, gjatë një mosmarrëveshje në mes të rrugës, duket një njeri që shkëmben fjalë të rënda ndaj dy grave që gjoja e kan kundërshtuar atë , tha Brown .
“Por policia po heton pistën e vrasjes edhe të shtatë të tjerëve atyre që morën plagë apo të tjerëve me dëmtime traumatike , ” tha Brown . Një nga këto viktima thuhet të ketë ” lëndime të rrezikshme për jetën .
Një gazetar i KEYT, tha se ” dëshmitarët kan parë një veturë të zezë BMW nëpër rrugët , e zonës ku ndodhi ngjarja, duke ecur me shpejtësi të madhe dhe shkrepur simbas tyre breshëri me plumba mbi njerëzit dhe objektivave të ndryshme . ” I armatosur dyshohet të ketë hapur zjarrë edhe ndaj një sherifi , dhe automjetit të tij të parkuar, thuhet në raport .
“Personi i dyshuar për vrasjet u gjet në automjetin e tij BMW me një një plumb në kokë, dhe një pistolet afër tij , tha Brown, dhe shtoi se deri tani nuk ishte e qartë në se vdekja ishte vetë -shkaktuar ose nëse ndonjë Sheriff apo dikush tjetër e vrau personin e armatosur dhe të dyshuar . .
Incidenti ndodhi gjatë një segmenti kohor 10 – minutësh , nga thirrja e parë e bërë nga qytetarët në 911, policinë dhe skuadrat e emergjencave në orën 21:27 simbas kohës së Kalifornisë , thanë raportet e shtypit amerikan sot heret në mëngjes ./Beqir SINA/
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JO-ZYRTAR NË KALIFORNI
Nga Frank Shkreli/
Çdo takim, qoftë edhe jo-zyrtar, midis udhëheqsish të fuqive të mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për mbarë botën, pasi takime të tilla midis këtyre dy vendeve kanë pasoja, jo vetëm për marrëdhënjet dy palëshe, por edhe për marrëdhënjet ndërkombëtare në përgjithësi dhe për stabilitetin botëror në veçanti. Fund javën që kaloi Presidenti Obama u takua në Kaliforni me Presidentin e ri të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, që ishte takimi i parë i udhëheqsit amerikan me udhëheqsin e ri kinez.
Para takimit, zyrtarët amerikanë e cilësuan këtë takim jo zyrtar, si një rast të mirë për presidentët Obama dhe Xi për të biseduar haptas dhe sinqerisht mbi problemet në marrëdhënjet midis dy vendeve. Shtëpia e Bardhë tha, para sesjoneve jo-zyrtare, se qëllimi i takimit ishte gjithashtu që Presidenti Obama të njihej për së afërmi me Presidentin e ri kinez, në një atmosferë jo formale, ose siç u cilësua nga disa për nga informaliteti, si në një takim me ”Këmish me mëngë të shkurtëra”.
Sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë, dy udhëheqsit e lartë biseduan mbi një seri çështjesh bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe shqyrtuan përparimet dhe sfidat në marrëdhënjet amerikano-kineze gjatë katër vjetëve të fundit, dhe biseduan mbi mënyrat e avancimit të bashkpunimit, por edhe të menaxhimit të ndryshimeve në qendrimet politike dhe ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit, gjatë viteve të ardhëshme. Gjatë bisedimeve jo formale prej dy ditësh, Presidenti Obama e siguroi udhëheqsin kinez Xi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen paqësore të Kinës si fuqi botërore, duke thënë se, “Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Kina të vazhdojë rrugën e suksesit, sepse ne besojmë se një Kinë në paqë, stabile dhe e begatë nuk është vetëm diçka e mirë për Kinën, por është gjithashtu edhe në interesin e botës dhe të Shteteve të Bashkuara”, tha Presidenti Obama.
Nga pikëpamja amerikane, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka shumë problem – përfshirë të drejtat e nejriut dhe vlerat universal – por ndër kryesoret që sipas lajmeve u biseduan gjatë takimeve fundin e javës së kaluar në Kaliforni –janë proteksionizmi tregtar, vjedhja kibernetike dhe resepktimi i pronësisë intelektuale. Këto shqetsime të Amerikës, Presidenti Obama i shfaqi duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara përpiqen të sigurojnë një ekonomi ndërkombëtare dhe një rend ekonomik ndërkombëtar, në të cilin kombet e ndryshme zbatojnë të njëjta rregulla, dmth, një rend ekonomik që është i lirë dhe i drejtë, dhe një rend në bazë të të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Kina punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve, siç është siguria hibernetike dhe mbrojtja e pasurisë intelektuale. Kina, sipas njoftimeve zyrtare dhe jo zyrtare, ka vazhduar të vjedhë sekretet mbrojtëse dhe tregëtare të Amerikës, nepërmjet sulmeve hibernetike, gjë që ka keqësuar tensionet amerikano-kineze dhe ka shkaktuar reagime të ashpëra edhe në Kongresin Amerikan .
Përsa i përket Pekinit, një ndër shqetësimet kryesore të Kinës është politika e re amerikane ndaj Azisë, politikë të cilën udhëheqja kineze e konsideron si një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të penguar Kinën që të bëhet një superfuqi botërore. Megjithëkëtë, udhëheqsi i ri kinez tha gjatë bisedimeve me Presidentin Obama në Kaliforni se ai beson se marrëdhënjet midis dy vendeve kanë arritur një pikë historike dhe se ato mund të jenë një model për marrëdhënjet midis fuqive të mëdha.
Një ndër çështjet kryesore të bisedimeve, dhe për të cilën të dy palët shfaqën të njëjtin qëndrim, ishte Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor. Si Pekini ashtu edhe Uashingtoni u angazhuan se nuk do të pranojnë që regjimi komunist i Koresë së Veriut të sigurojë armë bërthamore.
Por duke gjykuar nga deklaratat e zyrtarëve amerikanë, pas përfundimit të takimit amerikano-kinez, siç duket, mbi çështjet kryesore dhe shqetsuese për Amerikën, nuk u arrijtë ndonjë mirëkuptim midis palëve, dmth., përsa i përket dy çështjeve me rëndësi, ndalimit të sulmeve hibernetike kineze dhe vjedhjes së pronës intelektuale amerikane nga ana e Kinës. Këshilltari në largim i Presidentit Obama për Çështje të Sigurimit Kombëtar, Tom Donilon megjithëse i cilësoi bisedimet si konstruktive dhe pozitive, u tha për gazetarëve se nëqoftse Kina nuk ndërmerr përpjekje serioze për të zgjidhë çështjet e sigurisë hibernetike dhe nëqoftse, Pekini vazhdon sipas tij, “vjedhjen e drejtë për drejtë të pasurisë intelektuale të Shteteteve të Bashkuara”, atëherë, shtoi ai, “këjosituatë do të krijonte një problem shumë të vështirë në marrëdhënjet e tanishme ekonomike”, midis dy vendeve.
Siç duket, Presidenti Obama, duke marrë iniciativën për të ftuar presidentin e ri kinez në një vizitë dhe takim jo-zyrtar në fillim të mandatit të dytë të tij si president dhe menjëherë pas ardhjes në fuqi të Presidentit të ri kinez Xi Jinping, shpresonte që të shënonte fillimin e një epoke të re në marrëdhënjet amerikano-kineze, me shpresë për të zgjidhur problemet e vjetëra dhe për të zhvilluar mundësi të reja për avancimin e marrëdhënjeve midis dy vendeve. Këshilltarit në largim i Presidentit Obama për Çështje të Sigurimit Kombëtar, Tom Donilon, ka thënë pak kohë më parë, në një fjalim tek Fondacioni i Azisë se qëllimi “i politikës amerikane karshi Kinës ka qenë dhe është përmirësimi i cilësisë së marrëdhënjeve në përgjithësi midis dy vendeve, duke promovuar një konkurencë të shëndosh ekonomike, duke menaxhuar dhe kontrolluar mosmarrveshjet dhe njëkohësisht duke siguruar që gjatë këtij procesi të mbrohen interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të respektohen të drejtat e njeriut dhe vlerat universale.”
Ky ishte qëllimi i Uashingtonit zyrtar për takimin amerikano-kinez fund javën e kaluar, por njëri nga disidentët kryesorë kinez në mërgim, Wei Jingsheng u citua nga Zëri i Amerikës të ketë thënë se, për derisa Kina mbetet nën udhëheqjen e një partie, asaj komuniste, Shtetet e Bashkuara, sipas tij, nuk duhet të presin marrëdhënje serioze bashkpunimi me Pekinin. Ai shtoi duke thënë se, “Sistemi politik dhe shoqëror amerikan është shumë tërheqës për njerëzit e thjeshtë në Kinë dhe si rrjedhim, regjimi komunist i Kinës e shikon këtë fakt si një kërcënim themelor ndaj mbijetesës së regjimit komunist në Pekin.”
Është pothuaj e pamundur që dy fuqi të mëdha me interesa ekonomike dhe gjeopolitike të ndryshme, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të jenë dakort mbi të gjitha çështjet bilaterale dhe ndërkombëtare. Por takimi jo zyrtar fund javën që kaloi në Kaliforni midis presidentëve të Amerikës dhe Kinës tregon se — cilat do qofshin problemet midis dy vendeve, e ato janë të shumëta, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe të vlerave universale — Uashingtoni dhe Pekini, të pakën janë duke u përpjekur që të mbajnë hapur linjet e komunikimit dhe të menaxhojnë deri diku këto marrëdhënje ashtuqë të mos dalin jashtë kontrollit. Dhe njëkohësisht të provojnë se megjith ndryshimet e mëdha politike, ideologjike dhe parimore midis tyre, ekzistojnë mundësi për një bashkpunim praktik për çështje të interesit të përbashkët.
Mbajta hapur e linjeve të komunikimit, në nivelin më të lartë midis dy vendeve është tepër e rëndësishme, pasi kemi të bëjmë me një Kinë e cila po tregon gjithnjë e më shumë tendenca ekspansioniste ushtarake në rajonin e Paqësorit dhe kemi të bëjmë me një regjim i cili e sheh të nevojshme që të shtypë segmente të ndryshme të shoqërisë që nuk pajtohen me politikat e tij, ndërkohë që autoritetet komuniste kineze tregojnë frikën që kanë nga populli i vet, duke bllokuar diskutimet në internet në lidhje me përvjetorin e masakrave të 4 Qershorit, 1989, në sheshin Tiananmen të Pekinit.