Paraditen e e 1 shtatorit në doganën e kapshticës, është ndërprerë puna për rreth një orë, për shkak të një proteste të pazakontë, të disa përfaqësuesve të Partisë naziste greke, “Agimi i Artë”. Protesta u organizua në anën greke të kufirit, dhe pala greke ende nuk ka dhënë arsye se përse u zhvillua. Autoritetet doganore shqiptare kanë ndërprerë punën për të shmangur një përplasje të mundëshme dhe forca të shumta policore kanë monitoruar situatën në të dy anët e kufirit, ndërkohë që ka patur edhe një përforcim të kufirit.
Për shkak të protestës, asnjë shqiptar nuk është lejuar të kalojë tokën shqiptare për të penguar konfrontimet.