-Do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari /
PRISHTINË, 9 Mars 2018-Gazeta DIELLI/ Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, mbërrin për vizitë në Kosovë ditën e hënë, 12 mars 2018.
Ai do të takohet me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues tjerë politikë dhe të shoqërisë civile, bën të ditur njoftimi dërguar sot nga Ambasada e SHBA në Prishtinë.
Theksohet se, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.
9 March 2018
ASSISTANT SECRETARY MITCHELL VISITS KOSOVO
U.S. Assistant Secretary of State for European & Euroasian Affairs Wess Mitchell will meet with Kosovo leaders, including President Thaci and PM Haradinaj, and other political and civil society representatives. He will reaffirm the close ties between Kosovo and the United States and encourage the government of Kosovo to make progress in the Dialogue with Serbia, strengthening the rule of law, fostering economic growth, and overcoming regional challenges in favor of stability and western integration.