• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Verrat e Llukës, në Listën e Trashëgimisë Kulturore

May 4, 2017 by dgreca

Kosovë-Verrat e Llukës përfshihen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme/
2 Rugova-Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë nga forcat serbe para 18 viteve – në mars 1999/
1 verrata
PRISHTINË, 4 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, ka aprovuar sot kërkesën e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Pejës për përfshirjen e hapësirës Verrat e Llukës, në Fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.
1 pajtimi i gjaqe
 Ministria deklaroi sot se, mbrojtja e përkohshme pranohet me arsye se Verrat e Llukës karakterizohen për vlerat historike, shoqërore dhe shpirtërore, si vendndodhje historike në kuadër të kategorisë Peizazhe Kulturore. Në këtë vend janë zhvilluar shumë ngjarje historike, që nga viti 1900 deri në vitin 1910 aty u mblodhën shqiptarët për të luftuar kundër pushtuesit osman.
Po ashtu, ky vend njihet për Kuvendin e Verrave të Llukës, Besëlidhjen e Madhe Shqiptare të Verrave të Llukës, ndërsa historiku i Verrave të Llukës kulmoi me 1 maj 1990, ku mbi 500 mijë shqiptarë, nga të gjitha hapësirat etnike, u tubuan aty për t’u jetësuar iniciativa e rinisë shqiptare, e pasuar nga intelektualët të prirë nga Anton Çetta dhe Zekrija Cana, për Pajtimin e Gjaqeve, lëvizje kjo e cila ndikoi në bashkimin e shqiptarëve dhe lëvizjen e mëvonshme për liri, pavarësi dhe demokraci.
 Ministri i Kulturës Kujtim Shala u shpreh se me këtë akt Institucionet e Kosovës tregojnë kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilën duan ta marrin në mbrojtje, ta promovojnë dhe t’iu përcjellin brezave si vlerë e shtetit të Kosovës. 
Në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë ruhet një fotografi krejt e veçantë, e Anton Çettës me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e cila e vetme i ka shpëtuar djegies nga zjarri i vënë në atë shtëpi nga forcat serbe para 18 viteve – në mars 1999. 
 Aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, filluar nga Verrat e Llukës, i printe profesori Anton Çetta, i cili në 20 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit te Verrat e Llukës është dekoruar nga Presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm  Dr. Ibrahim Rugova”  për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, e Trashëgimisë Kulturore, në listën, Verrat e Llukës

Burgu i Spaçit hynë në listën e Fondit Botëror të Monumenteve

October 20, 2015 by dgreca

Beqir SINA New York/
Atë që ua premtojë gjatë fushatës elektorale të burgosurve politik në Shqipëri, Edi Rama, duke i mashtruar ish të burgosurit politik, dhe familjet e tyre se Burgu i Spaçit do të kthehej shpejt në një muze, sot njoftohet se do ta bëj Fondi Botëror për Monumentet duke investuar per restaurimin e saj TIRANE : -Shqipëria, vendi i fundit nga ish kampi socialist në Europën juglindore, me këtë rast do të bëhet me një vend kujtese për ish-të përndjekurit politikë të kohës së diktaturës komuniste, pasi Fondi Botëror i Monumenteve ka përzegjedhur Burgun famëkeq të Spacit si një vend i memories kombëtare në kohën e diktaturës komuniste – 46 vjeçare.
Lajmi bëhet i ditur nga organizata jo-qeveritare Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëria (CHWB Shqipëri)e cila është e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të rrezikuar nga konflikti, neglizhenca njerëzore dhe fatkeqësitë natyrore, thuhet në njoftim.
Fondi Botëror për Monumentet, e cila thuhet se është një organizatë private jofitimprurëse e themeluar në vitin 1965 nga individët e interesuar për ruajtjen e përshpejtuar e të rendësishëme të thesareve artistike, dhe gjërave me vlerë në të gjithë botën – duket se tani do të realizojë edhe atë që ka qenë gati për më shumë se dy dekada një nga kërkesat e vazhdueshme të ish të burgosurve politik dhe familjeve të tyre, në mënyrë që Burgu famëkeq e Spaçit të kthehet në një muze kombëtar si simbol i kujtesës sonë kombëtare . Për të mos harruar kurrë ato vujatjet dhe torturat e tmerrshme, që regjimi diktatorial i Enver Hoxhës ja u shkaktojë këtyre njerëzve, për 46 vjet sundim.

Fakti se burgu i Spacit, u përfishi në listën e Fondit Botëror të Monumenteve, argumentohet se përpos vështirësive aktuale të burgut të Spaçit, ai është tani edhe një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të, gjatë 46 vjetëve të regjimit të Enver Hoxhës, në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, studiuesve dhe historianëve – si dëshmi brezave të rinjë në Shqipëri.

Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), shkruhet se është gjithashtu një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, ku çdo dy vjet tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit, që janë në rrezik dhe jan përfshirë, me të drejtë në listën e saj përfshirë më së fundi me të drejt edhe burgun e Spaçit, duke cilësuar atë se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi, por pavarësisht kësaj ai meriton të transformohet në një vend modern kujtese”, duke e bërë atë Muze dhe futur atë edhe në listën e guides truistike shqiptare. Në mënyrë që nesër edhe vizitorët e huaj të ken rastin të njihen me vujatjet dhe toruturat e tmershme të burgosurve politik në Shqipëri.

Burgu i Spaçit, i cili ka hyrë më parë në listën e brugjeve më të tmershme në botë, ​​ishte një kamp i njohur i ndërtuar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë, në vendin e nxerrjes së bakrit dhe piritit, në një zonë të largët dhe të ashpër malore në Mirditë, rreth 150 klimetra larg Tiranës.
Ish i burgosuri politik – Artisti Maks Velo, i cili u arrestua në vitin 1978 dhe u dënua me dhjetë vjet burg në atë kamp, më vonë, mbas ndryshimeve të mëdha që ndodhën me rrezimin e komunizimit, kur fitoi lirinë e tij, e ka përshkruar atë si “kampin më të tmerrshme në Europë dhe shton ai se unë mendoj se edhe në botë gjatë kësaj periudhe Spaçi, ka qenë më i keqi.”
Fondi Botëror për Monumentet, shkruan në njoftimin e saj për Burgun e Spaçit se “Shqipëria, nga shumë vende të tilla, komuniste në Europën juglindore, bën një perjashtim unik. Ajo të burgosurit politikë i keqtrajtonte dhe i përdorte ate për punë nga më të rëndat nëpër galerat e minierave , duke mos kursyer edhe disa nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit të njëzetë, patriot e atdhetar, intelektual të njohur, që kan zënë një vend të veçantë në kujtesën kolektive të asaj kohe.
Në maj të vitit 1973 Burgu i Spaçit, u ​​bë vendi i famshëm i revoltës së burgosurve politik, një nga momentet e para të rezistencës ndaj shtypjes së regjimit dhe të parat dhe të vetmet në kampin komunist në Europën juglindore që të burgosurit politik ngriheshin deri në flijim kundra rregjimit komunist të Enver Hoxhës.
Megjithatë, revolta u shtyp me forcë të egër policore dhe Burgu ka vazhduar ​​si një kamp pune me tre turne deri në rënien e partisë komuniste nga pushteti në fillim të viteve 1990, dhe ndryshimeve të mëdha që erdhë në atë kohë.
Burgu i Spaçit mbasi u boshatis nga të dënuarit, u braktis plotësisht disa vite më vonë. Sot, edhe pse ka qenë i caktuar si një vend i trashëgimnisë, nga ish- Presidenti Berisha, ish ndërtesat kompleksi janë në një gjendje jashtëzakonisht të avancuar të përkeqësimit për shkak të elementeve kohor por eshte matreialeve të vjedhura – kështuqë ndërtesat e braktisura kanë humbur pothuajse të gjitha materialet tyre që dëshmonin torturat dhe vuajtjet e tmerrshme.
Fondi Botëror për Monumentet, në vitin 2016 thuhet në njoftim do të shkoj në Shqipëri, në një përpjekje të re që përfshin edhe bashkëpunimin me institucionet, shoqërisë civile dhe qytetarëve privatë për të krijuar një institucion modern të përkujtimit nga mbetjet dhe eshtrat të burgosurve të Burgut Space.
Shqipëria, megjithëse, ka kaluar një nga regjimet më të egra nuk ka një muze kujtese ashtu si vendet e tjera të ish kampit socialit. Aktualisht, nuk ekziston një vend i kujtesës për ish të burgosurve politikë në Shqipëri, porse ekziston një nevojë e ngutshme për të çuar përpara kujtesën sidomos tek brezi i ri, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, dhe për të plotësuar edhe një kërkesë për transformimin e kësaj faqe të turpëshme të kombit shqiptar në qendër të përkujtimit dhe edukimit.
Burgu i Spacit, gjendej në rrethin e Mirditës në thellësit të tij drejt veriut, një vend i izoluar dhe me temperatura të ftohta në dimër. Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968. Ndërtimi i tij u bë nga Ministria e Punëve të Brendshme në kohën e diktaturës komuniste duke shfrytezuar të burgosurit me punë të detyruar. Burgu i Spacit e nisi me 600 të burgosur politikë, të cilët u sollën në atë kohë duke i traseferuar ata nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit. Në fillim kampi i Spaçit, përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n. Puna në galeri bëhej në Spaç bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë mineral për dy të burgosur e ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive, edhe e mbanin ashtu në mes të dimrit në borë e shi. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.
Burgu deri para mbylljes arriti me një kapacitet 3000 të burgosur politike. Ai ka qene ndër burgjet më mizore të diktaturës komunsite, ku përvec torturave nuk kanë munguar edhe vrasjet pa gjyq dhe sot janë qindra varre të humbura në rrënojat dhe honet e rrethinave të burgut të Spacit.

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Burgu i Spacit, e Fondit Botëror, në listën, të Monumenteve

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT