• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTITERRORIZEM-Presidenti Obama: Nuk jemi në luftë me Islamin

February 19, 2015 by dgreca

Takimi i nivelit të lartë kundër ekstremizmit, Obama: Jemi në luftë me ata që përdhosin Islamin/
Presidenti Barack Obama foli në një takim të nivelit të lartë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që po mbahet në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me islamin. Udhëheqësi amerikan tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, se ai dëshiron të hedhë poshtë besimin se amerikanët dhe perëndimorët në përgjithësi janë në kundërshtim me myslimanët. Ai tha se ky rrëfim ndihmon ekstremistët të radikalizojnë dhe të rekrutojnë të rinj amerikanë dhe të tjerë.
Deri tash, Shtetet e Bashkuara ishin përqendruar në luftën ushtarake kundër militantëve islamik. Tani president Obama tha se është koha për të trajtuar aspektin ideologjik dhe shkaqet që ndikojnë tek të rinjtë që të jenë të rrezikuar nga radikalizimi.
Pasi u kritikua për mos përmendjen e fjalës “islamik” kur u referohej ekstremistëve, ai bëri thirrje për përballje të drejtpërdrejtë dhe të ndershme me kërcënimet.
“Ne nuk jemi në luftë me Islamin”, tha ai.
Amerikanët janë tmerruar nga pamjet e mizorive të kryera nga ekstremistët e Shtetit Islamik, disa nga të cilët janë rekrutuar në mesin e komuniteteve të emigrantëve mysliman në qytete si Minneapolis, që është strehë e emigrantëve kryesisht nga Somalia.
Komunitetet e tilla të pakënaqura për shkak të diskriminimit, varfërisë, mungesës së arsimimit dhe korrupsionit, e bëjnë më të lehtë për terroristët që të përfitojnë nga të rinjtë, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.
Presidenti Obama, mblodhi udhëheqës fetar, policor e të tjerë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, për të trajtuar shkaqet e radikalizimit.
“Nëse do të trajtojmë sfidat e përpjekjeve të tyre për të rekrutuar të rinjtë, nëse ngrisim zërin e tolerancës dhe pluralizmit në komunitetin mysliman, atëherë do të bëjmë që puna e tyre të bëhet më e vështirë për të shpërndarë rrëfimin që ekziston në shumë bashkësi myslimane se perëndimi është në armiqësi me Islamin”, tha presidenti Obama.
Qëllimi është që të hartohen programe që do të ndryshojnë perceptimin në rrugë. Në St, Paul të Minneapolisit, programe sprovuese janë duke u zbatuar me ndihmën e udhëheqësve të moderuar mysliman, përfshirë edhe disa që janë pjesëmarrës në takim.
“Ne besojmë në të drejtën e të gjithë njerëzve që të jetojnë në paqe e siguri. Imamët mysliman kanë dënuar dhe vazhdojnë të dënojnë këdo që përpiqet të shfrytëzojë besimin islam për të mbështetur terrorizimin”, tha Abdisalam Adam, imam i Minneapolisit.
Pas debateve të tilla, çështja është nëse programet qeveritare do të arrijnë të orientojnë të rinjtë drejt atyre që përfaqësojnë pikëpamje të moderuara islame dhe të ndihmojnë që t’u bëjnë ballë joshjeve të ekstremistëve.

***
Gjatë një fjalimi dje para një grupi të komuniteteve dhe udhëheqësve fetarë, Presidenti Obama u bëri thirrje atyre që ndihmojnë në luftën kundër “premtimeve të rreme të ekstremizmit” dhe hodhi poshtë idenë se grupet “terroriste” përfaqësojnë Islamin.
Administrata e Presidentit Obama ka qenë e kujdesshëm duke mos e vënë fokusin e takimit të kësaj jave vetëm tek ekstremizmin islamik, por në të gjitha format e ekstremizmit.
“Ata përpiqen të portretizojnë veten si udhëheqës fetarë, luftëtarë të shenjtë”, tha dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama. “Ata nuk janë udhëheqës fetarë, ata janë terroristë. Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Ne jemi në luftë me njerëzit që kanë shtrembëruar Islamin”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje të drejtpërdrejtë udhëheqësve të njohur myslimanëve që të distancohen nga ideologjitë brutale.

Filed Under: Kronike Tagged With: në luftë me Islamin, Presidenti Obama: Nuk jemi

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT