• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali Tradicional 2014 ne Kishen “Zoja Pajtore” ne Michigan

September 4, 2014 by dgreca

Nga Valentin Lumaj/
Nje treditesh i mrekullueshem ne ambientet e jashtme te Kishes se Zojes Pajtore me 30 e 31 Gusht dhe 1 Shtator 2014.
Nje atmosfere e gezueshme e rrethuar me banderola dhe fjamuj dekorative, paralajmerojne nje feste te madhe. Ne fakt eshte eventimenti me i madh shoqeror (jo kishtar) qe Keshilli i kesaj Kishe organizon cdo vit, fundjaven e fundit te gushtit. Vitet e para ka filluar si nje ritual i thjeshte muzikor, i percjellur nga kengetare te njohur lokale, me kenge e valle te pastra shqiptare. Me vone, ju shtuan edhe kuzhina me ushqime e pije tradicionale shqiptare; byrek, cevapi, shish-kebob, bakllava, tollumbe, birre, raki rrushi etj.
Ne vitet e fundit, Festivali i ka kaluar caqet e nje “party” me muzike dhe pije. Ai ka marre pamjen dhe rendesine e nje ngjarje te madhe komunitare shqiptare. Duke filluar nga Fesivali i 100-Vjetorit te pavaresise e me vone, kjo feste eshte e mbeshtjelle komplet me ngjyra dhe simbolet tona kombetare. Parada e Flamurit Shqiptar eshte edhe emblema kombetare e Festivalit. Kete rradhe, me flamuj shqiptare dhe amerikane ne duar, parakaluan 102 femije, djem dhe vajza shqiptare, edhe si simbol i 102 Vjetorit te Pavaresise. Cdokush qe e shkon, permadhohet me kete pamje. Te rinj e te reja, te veshur me kostume kombetare shqiptare; xhubleta me stoli, cakshie e xhamadane, veshje katundare apo te Shqiperise se jugut. Qofshi bekuar ju prinder. Eshte dhurata me e bukur qe ju i dhuroni femijve tuaj, IDENTITETIN.
Vargu i gjate rinor, ndalet perpara shtatores se Shejtes Nena Tereze. Nje minute heshtje, perkulje me nderim dhe nje lutje. Aty para shtatores, ne nje tryeze te vogel, nje flamur shqiptar i palosur trekendesh. Don Ndue Gjergji dhe Konsulli i Nderit, Z. Ekrem Bardha. shpalosin flamurin. Nje flamur i kuq gjigand, me nje shqiponje dykrenare te qendisur ne mes. Ata ua dorezojne flamurin brezit te ri. Nje simbolike kjo shume domethenese. Parada vazhdon. Ne krye Flamuri shqiptar. Ovacione te zgatura te pjesmarresve percjellin mberritjen e Flamurit. Parada e Flamurit perfundon perpara skenes se improvizuar kur Flamuri i dhurohet Kryetarit te Festivalit Ndrec Gojani. .
Menjehere fillon ceremonia e hapjes. Prezantuesit, Z.Valentin Lumaj dhe Znj. Rita Gjelaj shpallin hapjen e Festivalit. Me pas hymnet kombetare Amerikan dhe Shqiptar, kendohen nga kengetarja e njohur Ermelinda Paparisto. ” I Zoti i Shpise”, Don Ndue Gjergji, uron mireseardhjen. Don Nosh Gjolaj, i ftuar enkas per kete rast, pershendet dhe bekon Festivalin. Nder te ftuarit eshte edhe Kryetarja e Bashkise se Southfield-it, Znj Brenda Lawrence, e cila po kryen mandatin e saj te kateret ne kete post. Znj, Lawrence sapo eshte zgjedhur kandidate per ne Kongresin Amerikan, dhe e ka te siguruar fitoren. Ajo thote se eshte nje mike e shtuar shqiptareve, dhe premton se do t’a mbroje ceshtjen shqiptare ne Kongres. Zonjusha Lidia Balaj pershendet ne emer te rinise shqiptare.
Atmosferen e nderron tingulli i Lahutes se Anton Gjelaj, i cili i kendon kurbetit.
Mbas tingujve te lahutes, grupi valltareve, te hijeshuar me veshjet kombetare, kercen nje valle shqiptare.
Ndersa ne sheshin e Festivalit jane mbledhur mbi dy mije vete, kengetaret e njohur, Rrok Gjelaj, Manjola Tershana, Zef Duhanaj, dhe kengetarja me e re Dorontina Berishaj, nen tingujt e muzikes se DJ te njohur Elvis Tershana. ndezin atmosferen. Te rinj e te reja mbushin pisten e kercimit. Vllazerisht dora-dora kercejne “vallen e Shotes” apo “Xhamadani vija-vija”. Shpalosin vlerat e kercimit te valles shqiptare, por edhe te bukurise dhe hijeshise se rinise tone. Te tjere qendrojne rrethas dhe shikojne e shijojne tingut e muzikes dhe ritmet e valleve.
Ndersa sheshi jashte tendes perplot, gumezhin nga bisedat e njerezve te mbledhur grupe-grupe shoqerore apo familjare, i ngjan nje familje te madhe. Kudo mbizoteron paqja, te gjithe qeshin e gezojne, ndajne ne biseda mendimet, u ofrojne me dashamiresi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejne mungesen, mallin dhe largesine qe jeta dhe puna e tejzgjatur e perditshme u shkakton. Prandaj keto nete te Festivalit jane gjithmone te mirepritura nder ne.
Ne ane te sheshit edhe nje tende tjeter. Aty puna nuk ndalon as per nje minute. Kuzhina e ndertuar per kete rast, funksionon pa pushim. Rreth tridhjete anetare te kesaj famullie, gatuajne e sherbejne me deshire dhe pasion. Ata nuk njohin lodhje, nuk ecin por vrapojne, si e si te plotesojne nevojat e gjithsecilit per ushqim dhe pije. Vecojme aty Rrok dedivanaj, i cili gjendet kudo, Ndrece Gojanin, Ben Fugaj, Marash Nucullaj, Rrok dhe Mark Vuktilaj, dhe shume e shume djem dhe zonja te nderuara.
Cdo cep eshte i ndricuar ne menyre perfekte, fale punes se palodhur e te pervitshme te Z. Aleks Stanaj. Falenderime dhe respekt edhe per te gjithe ata qe privuan veten e tyre nga festa, duke punuar per sistemimin dhe organuizimin pa nderprerje te parkimit te makinave.
E gjithe kjo ngjarje e madhe per Kishen e Zojes Pajtore dhe per komunitetin shqiptar ne Michigan, shkoi ne nje rrjedhe te qete, dhe te mireorganizuar. Merita kryesore u shkon besimtareve tane te mrekullueshem, te kulturuar e te edukuar, te cileve ju paraprin famullitari energjik e largpames, Don Ndue Gjergji, dhe krahu i djathte i tij, Kryetari i Keshillit te Kishes Z. Rrok Dedivanaj.
Kjo feste e gjalle vazhdoi per tre dite, dhe u permbyll me nje darke ne oret e vona te mesnates, ne respekt dhe mirnjohje te punetoreve dhe atyre qe sherbyen dhe ndihmuan ne mbarvajtjen e aktivitetit.
Per aktivitete te tilla, shoqeria jone ka shume nevoje, dhe nuk do te mungojne. Keto jane eventimente ku ke deshire te jesh. Pervec anes fizike te argetimit, ato jane edhe nevoje dhe ushqim mendor dhe shpirteror, i cili na cliron nga merzia dhe streset e jetes se perditshme, dhe na furnizon me energji te reja per jeten ne vazhdim.Nga ana tjeter, na lidh ne menyre te pazgjidhshme me me vendlindjen Shqiperine, me bukurine e traditave, e Flamurit, gjuhes dhe vlerave shqiptare.
Falenderojme Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila ne vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqerore te komunitetit shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Festivali Tradicional 2014, ne Kishen Zoja Pajtore, ne Michigan, Valentin Lumaj

Bëhët funksionale Biblioteka e parë shqiptare në Michigan

March 4, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Këto dite përfundoi skedimi i gjithe librave që disponon Qendra e Shen Palit ne Rochster Hills, duke e kthyer atë në Biblioteken e parë shqiptare në  Michigan, e cila do funksionoi sipas ligjeve të përdorimit të librit.

Për të arritur deri këtu ka ndihmuar shumë  Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola inisiativë e të cilit është arritja e këtij objektivi, që sado pak të ndihmojë shqiptarët që deshirojnë të lexojnë dhje të kulturohen përmes librit, një mundësi kjo më shumë edhe për të ruajtur gjuhën shqipe këtu në emigracion.

Librat janë sistemuar në disa seksione, të ndarë sipas llojit të letërsisë, si:Letërsi politike, ku përfshihet edhe publicistika e filozofia

Letërsi artistike, ku përfshihen veprat më të mira të botuara nga autorë shqiptarë, si:  Marin Barleti, Bichikemi, Buzuku, Bardhi, Skiroi, De Rada, Dara, Frashëri,Fishta, kompleti I tij në disa kopje,Mjeda, Migjeni, Çajupi, Poradeci, Asdreni, Noli, Konica, Camaj, Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Qosja, Shkreli e Podrimja, etj etj nga letërsia shqipe. Në këtë letërsi nuk mungojnë edhe disa kopje të krijuesve shqiptarë që jetojnë  aktualisht në Amerikë, sidoms në Michigan

Gjithashtu, kjo letërsi ka edhe letërsinë e huaj, autortë më të mirë, duke filluar nga Homeri e Shekspiri e deri të  mobelistët e viteve të fundit, si: Homeri, Shkespiri, Hygoi, Balzaku, Cvajku e Remarku, Kafka, Koelho, Pamuk etj etj…

Nmë letërsinë historike përfshihen veprat e para në gjuhën shqipe dhe studime histroike të niveleve akadamike me shumë të dhëna  të marra nga arshivat e njohura ndërkombëtare. Këtu prfshihen Barleti e Bichikemi, Dom Ndoc Nikaj e At’ Doçi, Gjeçovi, Çabej, Frashëri, Shuteriqi, Godo etj…  Në këtë bibliotekë gjindet edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga botues të ndryshëm si dhe studime të rëndësishme rreth tij e për të, si dhe albume historike dygjuhëshe.

Në letërsinë gjuhësore, Biblioteka ka afro 700 libra të ndryshëm përfshi fjalorë e metoda të gjuhës, revista gjuhësore e studime të niveleve akademike.

Librat në gjuhen angleze kanë një seksion të veçantë dhe zënë një vend të rëndësishëm, për vet faktin e të qënit në Amerikë. Përveç literatures politike dhe shkencore, në këtë seksion ka edhe shumë libra artistik e monografi përsonalitetesh të njohur në fushen e artit  dhe politikes ndërkombëtare.

Letërsia dokumnetare dhe biografitë zënë një vend  të mjaftueshëm që dashamirsit e librit të këtij lloji të njihen me figurat më të rëndësishme  të shqiptarëve të të gjitha kohrave.

Poashtu, një vend te veçantë zë letërsia për fëmijë, nga e cila, fëmijët që deshirojnë të mbajnë gjallë gjuhen shqipe, mund të lexojnë, poezi e fabula, përralla e histori të ndryshme shqiptare të përshtatura për nivelin e tyre.

Një seksion tjetër është ai i literatures fetare,  që përfshi të gjitha besimet. Në këtë  seksion do të gjeshë libra për fenë katolike, atë myslimane dhe  bektashjane

Në këtë Bibliotekë e cila ndahet në 8 seksione do të ketë një rregullore për funksionim normal të aktivitetit të saj. Në përgjithësi, librat me një e dy kopje nuk do të lejohen të dalin jashtë saj. Lexuesit mund të gjejnë kohën e përshtatshme për t’i  lexuar në sallë këta libra. Librat për më shumë se tri kopje mund të jipen për një periudhe të caktuar, e cila shënohet në kartelën përsonale të lexuesit, duke u nëshkruar prej tij dhe punonjësit  të  Bibliotekës.

Në këtë Bibliotekë me rreth katër mijë libra, përfshihen më shumë se njëmijë tituj,  një masë e mjaftueshme për ta bërë funksionale, për të parën herë në Komunitetin shqiptarë  të DETROITIT, një shërbim të tillë , i cili ka munguar deri tani, jo se kanë munguar librat, por organizimi në rang biblioteke nukë shtë mundësuar deri tani.

Nuk duhet lënë pa përmend ndihma që ka dhënë ish famullitari i kësaj Qendre, Dom Anton Kçira, i cili i ka dhuruar kësaj biblioteke, biblioteken e tij përsonale prej më shumë se  200 titujsh.

Poashtu, kjo Bibliotekë mirëpret vazhdimisht donacione të ndryshme për shtimin e titujve dhe botimeve të reja dhe për funksionimin normal të saj. Sipas Don Fran Koles, një adhurues I librit dhe  të pune të sistemuar, së shpejti do të   krijohet një këshillë i posacëm për funksionimin normal të këtij aktiviteti, ku do të përfshihet I gjithë komuniteti shqiptar i Detroitit, pa dallime besimi e krahine.

Kjo Bibliotekë, – thotë Don Frani,- do t’u shërbej gjithë atyre që duan librin, kun ë brendësi të saj do përpiqemi t’u krijojmë kushtet sa më të mira edhe të sherbimeve të tjera.

Mendohet që funksionimi i Bibliotekes të jetë:

E premte:   4:00 Pm   deri ne  9:00 Pm

E shtunë:    8:30 Am deri ne 1:00 Pm    dhe,  4:00 Pm deri në 9:00 Pm

E dielë:       8:30 Am deri ne  8:00 Pm.

Në raste aktivitetesh mbahet hapur deri në mbarim te aktivitetit.

Gjatë kohes që Bibiloteka është hapur, mbahen edhe disa libra të Kishes për t’u shitur  në llogari të saj ( disa kopje për autor )

Gjatë kësaj kohe, në Bibliotekë mund të kryhen edhe punë të tjera , si:promovime, botime, mesime te gjuhes shqipe, etj…

 

Filed Under: Featured Tagged With: Biblioteke, ne Michigan, Pjeter Jaku

Në Michigan mbahet një Simpozium Shkencor për Hotin

November 27, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Me datat 23 dhe 24 Nentor 2013, në Sallën “ Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu” të Qendrës së Shën  Palit në Detroit, u mbajt Simpoziumi Shkencor : “ Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, organizuar nga Hoti në Diasporë, nën patronazhin e Universitetit “ Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, me përkrahjen e Universitetit të Tiranës, Prishtinës dhe Prizrenit, si dhe në bashkëpunim me Qendrën Shpirtërore e Kulturore të Shën Palit në Rochester Hills- Michigan të Amerikës. Nën një kujdes të veçantë të organizatorve dhe me një organizim model, që do të ishte në nderin e një shteti e jo më të një komuniteti, sic është ai i hotjanve në Michigan, në dy ditë u realizua një takim shkencor për t’u pasur  lakmi në çdo rreth  akademikësh.

Në këtë simpozium moren pjesë  nga Shqipëria, Kosova dhe Malësia  19 shkencëtarë dhe bashkëpunëtorë e studiues të historisë, gjeografisë dhe gjuhësisë dhe pesë të tjerë dërguan  punimet e tyre, të cilat u lexuan para të pranishmëve. Pra, komunitetit shqiptar të  Michiganit, i cili ishte shumë i interesuar, iu  dhanë  24 punime shkencore, të një niveli shumë të lartë në këto dy ditë, i pari dhe i vetmi simpozium i këti niveli në Diasporën Shqiptare të Amerikës. Të pranishmit: Akademik Kolec Topalli, Dr. Mahir Hoti, Dr. Marenglen Verli, Dr. Romeo Gurakuqi, Dr. Tomi Treska, Dr. Jusuf Bajraktari, Dr Ksenofon Krisafi, Dr. Rokin Daberdaku, Dr. Frashër Demaj, Dr. Simon Lufi, Dr. Edmond Malaj, Dr. Izber Hoti, Dr. Angjell Gojçaj, Dr. Sonila Boçi,  Mr. Pandeli Koçi, Mr. Marjan Lulgjuraj, publicisti i njohur Nikolla  Spathari, studiuesi Mark Junçaj, publicisti Ndue Bacaj dhe studiuesi Nikollë Camaj. Punimet e Dr. Dom Nikë Ukgjinit, Dr. Gjovalin Shkurtaj, Dr. Anton Kola Berishaj, Dr. Palokë Berishaj dhe Mr. Anton Rr. Lulgjuraj u lexuan.

Një  punë shumë të mirë, e cila u mori afro një vit dhe që u kushtoi afro njëqind mijë dollar, bëri komisioni organizativ i këtij aktiviteti, i përbërë nga: Don Fran Kola, Lek Leci Gjonaj, Nikollë Rroku Camaj, Zef Toma Gjonaj, Rrok Gjergji Dedvukaj, Shtjefen Paloka Gojçaj, Dr. Gjekë K. Gjelaj, Prof. Luk Ujka Junçaj, Kol Toma Dedvukaj, Nikolin Ndue Gjelaj, Vasel Pjetri Nicaj, Tom Nika Camaj, Kanto Marashi Dushaj dhe Prek Zefi Dekaj ( Lajçaj ).

Në mbrëmjën e datës 22 Nëntor 2013 u shtrua një darkë në resorantin “Aleksis” të Lek Lecit Gjonaj dhe po këtë ditë u sistemuan secili në një nga hotelet afër  aktivitetit. Komisioni organizativ i kishte marrë të gjitha masat, që nga pritja në aeroport e deri në përcjelljen, që secili prej  të ftuarve të ndjehej sa më mirë. Në një bisedë me Dr. Sonila Boçi mësuam se kishin kaluar vërtetë një kohë të mrekullueshme, edhe pse kishin merakun e aktivitetit. “Një interesim dhe një bujari të tillë, – thotë Sonila, – s’më ka rastisur ta gjëj askund. Ne  patëm fatin  të festojmë sëbashku edhe 101 Vjetorin e Pavarësisë në Qendrën e mrekullueshme të Shën Palit, një organizim përfekt dhe një mrekulli kostumesh, që nuk e shohim as  në Atdhe. Nuk dimë kë të falenderojmë më parë, ata janë aq shumë, janë të gjithë shqiptarët e komunitetit tuaj, që Qeveria Shqiptare duhet ta vlerësojë në mënyrë të veçantë.”

Simpoziumi “ Hoti ndër rrjedhat e shekujve” filloi punimet ditën e shtunë me 23 Nëntor 2013 në orën  10:00 Am dhe u mbyll afër orës 6:00 Pm për të vazhduar të nesërmen nga ora 2:00 Pm deri në orën 6:00 Pm. Në emër të Këshillit Organizativ, simpoziumin e  përshëndeti Dr. Gjekë K. Gjelaj.  Në emër të Qendrës ku organizohej ky aktivitet dhe të mikpritësit përshëndeti Dom Fran Kola, Famullitar i Qendrës së Shën Palit. Deklarimin e hapjes së simpoziumit e bëri Smail Maliq  Çunmulaj, Bajraktar i Hotit. Moderatorë të simpoziumit ishin: Prof. Luk Junçaj, Rita Gjelaj dhe Edvin Hoti.

Në ditën e parë u mbajten dhe diskutuan 16 kumtesa, të cilat kryesisht kishin të bënin me disa të dhanë mbi krahinën e Hotit në mesjetë, mbi kontributin e hotjanve gjatë Rilindjes dhe Pavarësisë, kontributin e Hotit në Lidhjen e Prizrenit, vendin që zinte  Hoti në diplomacinë evropiane, mbi Hotin para okupimit turk, dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj hotianve, 1875-1924, roli i Hotit në kryengritjen e Malësisë, roli i hotjanve në Luftën e Koplikut, të dhëna fiziko-gjeografike për Hotin, mbi të folmen e Hotit, zhvendosjet e hotjanve nëpër shekuj, kontributi i hotjanve në Beslidhjen e Malësisë etj, të cilat  pas disa muajsh do të gjenden të botuara në një ose dy vellime.

Në ditën e dytë u mbajten katër kumtesa si dhe u lexuan pesë të tjera si: Kontributi i Hotit në roje të kufijve të Shqipërisë, Krimet komuniste në Hot, Roli i Hotit në Historinë  e Malësisë, Hoti në objektivin e udhërrëfyesve të huaj, Kisha e Hotit dhe roli i saj, dialektologjia e Hotit nga Lamberci e këtej, organizimet fisnore të Hotit, shkolla dhe arsimi në Hot si dhe  disa shënja të qytetrimit të lashtë në Hot.

Vlen për t’u theksuar se në të gjitha këto tema, asnjëherë nuk u fol për Hotin të shkëputur nga Malësia. Pra, kjo akademi për Hotin, në njëfarë mënyre ishte një kontribut shumë i vyer për gjithë Malësinë e Madhe,  për  Shqipërinë e Kosovën, Çamërinë e Presheven, lidhjet e patriotve dhe kapedanve i kishin kaluar kufijtë e Hotit. Në këto punime u fol edhe për Ismail Qemalin, edhe për Risto Siliqin, edhe për Faik Konicen, edhe për Dom Ndoc Nikajn, siç u fol edhe për gjithë heronjtë dhe prijësit  e Malësisë.

Konkluzionet e këtij simpoziumi, në emër të trupës akademike ( të gjithë referuesve dhe punimeve të lexuara )  i bëri Akademiku Kolec Topalli, i cili  pranoi disa shtesa që do t’i bëhëshin para publikimit. Simpoziumin e deklaroi të mbyllur Smail Maliq Çunmulaj, që kishte deklaruar edhe hapjen e tij.

Punimet e këtij  Simpoziumi do të botohen në një ose dy vëllime pa asnjë shkurtim dhe në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Simpoziumi, nga fillimi deri në mbyllje u ndoq nga mediat e komunitetit shqiptar të Detroitit, të cilat sipas mundësisë do t’i përcjellin edhe në Atdhe.

Filed Under: Histori Tagged With: ne Michigan, Pjeter Jaku, simpozium per Hotin

Ditët e Letërsisë Shqipe-7 & 8 Dhjetor- 2013

November 17, 2013 by dgreca

“Ditët e Letersisë Shqipe – 2013” do bëhën me datat 07 dhe 08 Dhjetor  2013-

Me  7 Dhjetor pritja e krijuesve dhe darka  e mireseardhjes nw  Kafe “ KUVENDI “ me fillim ne oren 7:30 Pm deri ne oren 1:00 Am

Diten e dielë me 8 Dhjetor 2013: 9 e 30 Kafja e mengjesit me te ftuarit

11:00 deri ne 4:00  takime promovuese dhe dreka ne sallen Gjergj Fishta te Kishes se Shen Palit.

Ne kete  kohe ftohen te gjithe krijuesit qe kane botime te ketij viti t’ia paraqesin  librat e tyre, per promovim, ekspozim dhe shitje. Autoret duhet te lajmerohen para dates 01 Dhjetor 2013.

Ne kete kohe, si dhe ne mbremje ftohen te ekspozojne libra te vjeter nga bibliotekat personale te gjithe ata qe deshirojne  te shesin pjese te tyre. E interesuar eshte edhe Biblioteka e Kishes se Shen Palit.  ( Libra, gazeta, revista e botime te tjera )

Mbremja finalizuese do te jete nga ora 7:30 Pm deri ne 1:00 ne te njejten salle te Kishes se Shen Palit, ku do te kete darke me shqime dhe pije tradicionale e hyrja do te jete $50:00 dhe me ftesa.

Konkursi i vitit 2013  përfundon me datën 30 Nentor 2013.

Për realizimin e këtij aktiviteti të jenë këto komisione:

Komisioni  Organizativ:

Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Luigj  Gjokaj, Gjeto Ivezaj dhe Mondi Rakaj

 Juria e  konkursit:

Gjovalin Lumaj – kryetar,  Ruzhdi Gjokaj dhe Arben Dervishi

 Moderatorët:

Ndue Gjekaj dhe  Rafaela Kondi……..

 Skenari: Gjovalin Lumaj

Realizimi teknik: Armando Shtiza

Shënim:Pas datës 30 Nentor nuk pranohen materiale për konkursin

Kontakti dhe dergimi i materialeve për konkursin:

revistakuvendi@hotmail.com

Ne Foto: Foto e Diteve te Letersise, 23 tetor 2011

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 2013, Ditet e Letrsise, ne Michigan

PËR TRI DITË U SHPALOSËN TRADITAT DHE KULTURA SHQIPTARE NË MICHIGAN

September 5, 2013 by dgreca

Mbyllet Festivali i Traditës në Kishën “Zoja Pajtore” në Michigan/

Nga Pjetër JAKU/

Në Kishën “ Zoja Pajtore” në Detroit u mbajt   Festivalit  Traditës Shqiptare, aktivitet  ky i përvitshëm. Dekorim me postera dhe flamuj shqiptar dhe amerikan, parkim të gjërë dhe të organizuar, këndi i lojrave të fëmijëve, ku argëtohen dhjetra fëmijë, ishin disa nga elementët që i binin  në sy cilidtdo që pati mundësinë ta ndiqte këtë festival. Festivali startoi ditën e shtunë, 31 gusht 2013. Nga ora 2 pasdreke deri në ora 6 në fushën e përfunduar të futbollit, në pronësi të kishës së Zojës Pajtore, u zhvilluan ndeshjet e futbollit midis grupeve të të rinjëve. Në ora 6:00 fillon programi me muzikë popullore shkodrane e të trevave të tjera. Këndoi Manjola Tërshana, organo Elvis Tërshana. Kuzhinë e plotë me ushqime e pije të bollshme tradicionale shqiptare.

E dielë, 1 shtator 2013

Nga ora 3.00 pm deri 5;00 pm zhvillohet finalja e futbollit të grupeve të të rinjve 5;00 deri 5;30 ceremonia e dorëzimit të kupave fituesve, më pas fillojnë përgatitjet për paradën e flamurit.

Në ora 7;00 pm fillon parada e flamurit. 101 fëmijë të veshur me veshje kombetare marshojnë me flamuj shqiptar dhe amerikan. Organizon paradën dhe i parprin z, Valentin Lumaj me veshje popullore të Malësisë së Madhe. Marrin pjesë në paradë ambasadori i Shqipërisë në Washington Gilbert Galanxhi, konsulli i përgjithshëm i qeverisë shqiptare në NY, Dritan Mishto, si dhe famullitari Dom Ndue Gjergji. Vargu i marshuesve ndalet para shtatores së Nënë Terezës. Ambasadori, konsulli si dhe të pranishmit nderojnë dhe përulen me respekt para shtatores së Nënë Terezës. Në një tavolinë të rrumbullakët qëndron i palosur trekëndësh flamuri madhështor shqiptar. Z Valentin Lumaj i dhuron flamurin Ambasadorit G. Galanxhi dhe konsullit D. Mishto, të cilët e shpalosin dhe ia dorëzojnë gjeneratës më të re të fëmijëve. Të gjithë së bashku me flamurin e shpalosur parakalojnë drejt sheshit të Festivalit. Rreth 2000 shqiptarë janë mbledhur për të festuar. Ata presin me duartrokitje dhe ovacione ardhjen e flamurit dhe të parakaluesve. Marshi mbaron përpara skenës së pregatitur për ceremoninë e hapjes. Parada e flamurit filloi së pari në festivalin e 100 vjetorit vitin e kaluar dhe dotë jetë traditë cdo vit.

                          7:00 pm ceremonia e hapjes.

Drejtojnë ceremoninë Ndue Gjekaj dhe Fran Gjoka. Përshëndesin Dom Ndue Gjergji, Marash Nucullaj dhe Konsulli D. Mishto, i cili edhe njofton komunitetin shqiptar për mundësinë e marrjes së shtetësisë shqiptaret pranë konsullatës në NY. Përshëndet Ambasadori Gilbert  Galanxhi, paralajmëron ardhjen e presidentit Bujar Nishani me 22 Shtator 2013. Përshëndet dom Nosh Gjolaj, famullitar në Tuz. Përshëndet shkrimtarja amerikane Ashley Wood, e cila po shkruan librin “Zëra Shqipëtare”. Përshëndet Kryetari i Këshillit të Kishës Rrok Dedivanaj. Fillon programi artistik. Argëtojnë puplikun Zef Duhanaj dhe grupi. Shtrohet darkë për të gjithë të ftuarit e festivalit, të ftuar, ambasadori, Konsulli, Dom Fran Kola, Kryetari i Vatrës , MI, Alfons Grishaj, Aktivisti Kujtim Qafa etj. Ndërkohë vazhdon Festivali me muzikë, pije, argëtim, paqe, qetësi, kulturë, veshjet, dinjitet.  Mbyllja e programit në ora 10;00pm.

 E hënë 02 Shtator 2013

Hapja në ora 6;00pm. Përshëndesin, Don Ndoi, Don Palishi, Patër Mikeli etj. Argëton me muzikë nga Aleksandër Gjelaj dhe grupi. Mbyllja 10;00pm. Në orën 11;00 pm Darka e falenderimit, të gjithë organizatorët punëtorët, guzhinjerët, të cilët shërbyen falas për tri ditë, darkojnë së bashku.Të pranishëm gjithashtu Dom Ndou, dom Mikeli, Dom Giovani , Dom Noshi, Don Palushi, si dhe prifti më i ri i dalë nga famullia e kishës “ Zoja Pajtore”, Don Mark Gjonaj, i shuguruar dy muaj më parë, Kryetar i Festivalit Marash Nucullaj, Nënkryetar Valentin Lumaj, etj.

Risitë e festivalit:

1- 101 fëmijë marshojnë në përkujtim të 101 vjetorit të pavarësisë. 2- Për herë të parë paraqitet në festival,Shqipëria Etnike dhe shqiponja dykrenare të gdhendura në gur graniti kuq dhe zi, e të vendosur para derës kryesore të Kishës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali I traditave, ne Kishen Zoja Pajtore, ne Michigan, Pjeter Jaku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT