Shkruan:Shaban CAKOLLI/
Kohët e fundit poezia jonë kombëtare sikur është bërë vullkan.Ajo po shpërthen nga shpirtërat e poetëve.Po shpërthen,nga se populli ynë kaloi nëpër një situatë dramatike,nëpër të cilën u kalitën poetët.Pikërisht për këtë lindën këta vrunduj poetik,sepse poezia nuk lindë kur të duash dhe si të duash në mendjen dhe shpirtin e poetit.Poezia fundja lindë nga dhembja,buron nga ndjenja e vetmisë së madhe,lindë për të i rezistuar,për të e sfiduar dhe mposhtur vuajtëjen dhe trishtimin.Arti i fuqishëm lindë në kohët e vështira,në kohët dramatike,kohë të cilat i përjetuam ne,kohë këto kur pushtuesi sllav po ushtronte dhunë të hapur,për të na zhdukur përmes dhunës fizike dhe kulturore.Të gjithë ata që angazhoheshin kombëtarisht,pushtuesi po i vriste,dënonte, po i përndiqte në çdo skaj të botës. Njëra nga ato të përndjekuraishte poetja dhe veprimtarja jonë Silva Tërrnava.
SILVA TËRRNAVA
E detyruar të braktis atdheun,Silva u strehua në Auckland të Zelandës së Re.Ajo e quajtur botë shkëlqimtare e Zelandës së largët,për Silvën ishte e huaja dhe trishtuese.Ajo nga lart atdheut nuhati fort dashurinë dhe mallin për atdheun,hulumtoj,rrugëtoj,kërkoj formulime të ndryshme,ku përmes vargjeve shprehu gjendjen e vet shpirtërore, nga se në vendin e huaj ku ishte strehuar,vargjet e nxitnin të nxjerr në pah ndjenjat e saj poetike,ku përmes tyre gjë e përkryar ishin atdheu,gjuha dhe njerëzit e saj.Silva me dhembjen e mallit preku në vargjet e shpiertit,ku përmes vargjesh ushtroi dashurinë për vendlindjen,gjuhën,kombin e atdheun.Poezia e Silva Tërrnavës u bë këmbanë e zgjimit,armë e fortë në duart e lexuesëve,ajo shquhet me një dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta,për të shprehur dhe thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.Kështu Silva larg vendlindjes lexoj dhe shkrou shumë,leximi dhe shkrimi u bënë pasion i saj,dashuri e shpirtit të saj,mënyrë e të jetuarit të saj,ku përmes vargjeve të çiltërta pastron shpirtin,mes poezive nxjerr mesazhe të fuqishme,zgjon ëndrrat e artdashësve,ndritë mendimet dhe gëdhend bukur vargjet.Vargjet e Silvës janë vargje të cilat i rezistojnë kohës,vargje ku ka një mjeshtri të magjisë së fjalës,e cila tek lexuesit lëkund shpirtin,ua zgjon ndjenjat,mendimet,qoftë kur shkruan për gëzimet,qoftë për dhembjet.Poezia edhe kur është një dhimbje,bëhet dhimbje e mendjes së ndritur,e cila rrugëton dhe orvatet të i shëroj ato.A mund të thuhet se mund të bëjmë një poezi të mirë pa nxitëje të shpirtit dhe mendjes?Jo,nga se pa këtë nxitje nuk do të mundeshim të e shkruanim poezinë e dhimbjes kolektive,poezinë e motivit patriotik,atij të kurbetit,i cili në të shumtën e rasteve është plagë e cila trajtohet nga të gjithë poetët në mërgim.Silva Tërrnava ka mjeshtri të shprehë bukur në art të gjitha këto motive.Laryshia e vargjeve të saja flakëron dhe përcjell porosi,ku mjetet e saj shprehëse janë të pasura,ku figuracionet e saja poetike janë përdorur me shije dhe kulturë gjuhësore.Në poezitë e saja kemi trope të përdorura me mjeshtri,si simboli,metafora,krahasimi,të cilat vargjeve të saja u sigurojnë vlera të njëmendta artistike dhe estetike.
me thonj të gjakosur
u zvarrite deri ne piedestale,
me gjoks të plagosur
të Bijave,
Nenave
Silva Ternava u lind në Fushë Kosovë dhe kreu studimet në Universitetin Pedagogjik të Prishtinës. Është rritur në një familje me taban të fortë patriotik, ku qysh në djep është mëkuar me dashurinë e zjarrtë për Kosovën e pushtuar. Qysh e vogël ishte e dhënë shumë pas tregimeve e këngëve të trimërisë, që duke i dëgjuar të risin sigurinë, krenarinë në vetvete dhe të bëjnë të ndjehesh e fortë dhe e denjë për vendin ku ke lindur. Ashtu e urtë nga natyra, Silva merr lapsin qysh fëmijë dhe nis të shkruajë poezitë e para. Shkruante dhe dërgonte për botim në gazetat dhe revistat e kohës. Ka botuar te “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë ” dhe revista të tjera. Letrat dhe shkrimet e saj janë mirëpritur dhe vlerësuar në atë kohë, e shumë prej tyre janë lexuar dhe në emisionet e ndryshme të Radio Prishtinës. Ësht fituese e disa çmimeve dhe pllakave muzikore që jepeshin si stimulim. Në moshën 17 vjeçare shkruan romanin e pabotuar kurrë, sepse dorëshkrimi i këtij libri, së bashku me shumë fletore tjera të mbushura me poezi e tregime, i rrëmbeu flaka e luftës. Tani vjen në rradhët e poetëve, me një debutim dinjitoz. Poezitë e saj pëlqehen nga lexuesi dhe ka vlerësime shumë inkurajuese, sidomos te Zemra Shqiptare. Jeton me familjen e saj si refugjate në New Zeland, me një zjarr dhe mall e dashuri të pashuar për Kosovën ku e ka shpirtin e saj. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe ëndërron kohën kur të kthehet e të punojë e jetojë në Atdhe. Zonja Ternava defolon në faqet e Vargut në përjetësi me poezitë Dëbora e lagjes sime, Fëmijët e lagjes, Anita, Nëna ime, Amaneti i fundit, Vapë në Prishtinë, Udhëtimi në përjetësi (Kushtuar viktimave të Himarës) etj. Kjo biografi e Silveseshte botuar ne Antologjite poetike: ” Keshtjella e Endrr ave” dhe”Vargu ne Perjetesi” nga poeti ynë i mirënjohur(Eduard M. Dilo)
Silva Tërrnava,është poete e cila u bë zë i kohës,e cila vargëron me mjeshtri të rrallë,vargjet e së cilës sigurojnë vlera të njëmendta artistike,përmes të cilave diçka ndizet,flakëron,fisnikron,dhe si e tillë është shumë e mirëpritur tek lexuesit.Silva Tërrnavën e kam njohur në Koblenz të Gjermanisë,ditë më parë në themelimin e Kuvendit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM);ku mendoj se arti ishte privilegji më i madh që na njeh me krijues,si është krijuesja jonë e mirëfilltë Silva Tërrnava.
Për lexuesit shkëputëm një cikël të zgjedhur poetik nga Silva Tërrnava.
Mos harro Kosovë!
Mos harro Kosovë!
Identitetin ta mohuan,
përtokë te shkelen
për Pazar,
të shkarraviten neper truall
të shqyen copë e grimë,
kartën, emrin, mbiemrin,
po dhe fotografitë,
të zhveshën
në të reshur të hodhën…
Lumi i mori,
i derdhi përtej oqeaneve
e ty të pajisën në karton të verdhë,
holokaust
në shekullin njëzet e një,
pa shkronjë,
pa ditëlindje,
pa orë,
vetëm me
TRE NUMRA …
Djemve,
për vetveten,
Idealin,
Kombin…
TE LUTEM MOS HARRO KOSOVE!
SI TË, TË QUAJ
Të kërkova …
ndoqa rrugën
te thurur ashtu siç mendova
nëpër gjemba
pikova gjak
por rrugën nuk lëshova dot
plaga ime
krenaria ime
të mbajta me vite në kraharor
s’u dorëzova
tu përula
në ditën e lindjes
ne ditën e vdekjes
po pres
të, të takoj
apo vallë
do të… —
NENA IME
Dua te fluturoj
Dua të shkoi
Atë shikim hyjnor prapë ta takoj
E di se diku është duke me pritur
Ashtu e dashur dhe e brishur
Atë shikim qe pash për herë te pare n’ketë jetë
Ti them se sa shumë e dua me fjale ketë here
Dhe shume te tjera qe si ka dëgjuar…
Dua ti them ati shikimi te mëshiruar
Ti je hyjneshë e mirësisë, qe solle paqen dhe dëlirësin
Ti mbushe zemrat me ngrohtësi,
Ti je frymëzime për rini
Edhe atëherë kur unë lozja e lazdruar
Buzëqeshja kurrë nuk te ka munguar
Ti je mjeshtër I rehatisë
Ti je buzëqeshje ne buzën me vaje
Ti je ilaçi I zemrës se vrarë
Ti je dielli ne dite me shi
Je dhe yll për udhëtarin ne vetmi
Ti je brumi I besueshmërisë
Ti je thesar mrekullisë
___________________
EMRI I LASHTË
Kur t’prek n’ mendime
t’ kthej në vargje
kur të dua në ëndërr
mbyll sytë
bëhesh sekret i bardhë
nën retë e kthjellëta
Për një çast luaj
me kaçurrelen tuaj
duke qëndisur goblenin e të kaluarës
më vijnë prajshëm pasion valësh
derisa ledhatueshëm dorëzohesh…
si ortak epshi rrëshqet
shtati i skulpturës tuaj…
Emri im është
nga fiset e lashta…
që për dashuri
jep jetën
per puthje vdes.
Më kot
Më kot të gjitha
këngët dhe letrat,
taket të lumtura
në rimë…
Çdo petal
lule pranvere
drithërim në zemra,
qirinj djegur
më kot.
Të gjitha
pakot me ëndrra,
balona
me mijëra ngjyra
të bukura mbyll
në çantë versace
Mesazhet që sjellin avionët
në miliona
më kot…!
Për vetëm një emocion
të gjitha at pikëpyetëshmëri…?!
Ashtu si të gjithë ato ngjyra
vetëm një …kujdes instinkti !
Dëgjoni
sytë,
ritmi i zërit
në netët më të errëta
janë port strehimi,
dorë për të fjetur,
një krah për të qarë
zgjoni të gjitha
nëse nuk frikësoheni ..!
Nganjëherë
kur bien në gjumë
dhe të ligët
vërtiten s’trehen gjallë
në vend
puthje në qafë,
nxjerr sytë,
ndërsa tjerët vjedhin….?!
Jo nuk mund të di
nëpër dhomë të errët
vështrim i tij apo butësisht (përjetësisht ) larë …!
Ty te desha
Ty te desha,
shikimin tendë
nën qerpikët tuaj,
lëkurën e zhveshur.
Ty te desha…!
Erën tënde në flatrat e mia,
buzën e nxehtë e të butë
prekjen tuaj,
gishtat në flokë
dhe kudo …
Ty te desha,
jo lirinë tënde,
se edhe liria ime është
e dashur dhe e vlefshme …!
nuk di pse u frikësove ?
ndoshta nga vetvetja
dhe ndjenja mes nesh
si vetëtimë u trondite…!
Ty të desha
me shpirt,
në kohën qe kalon
qe tani pak do të thotë …!
ESHKE KOHE
Përcëllimë shkëndije
në eshkën e kohës
aq e shkurtër…
jetonte në buzët tua
momentin hyjnor
në realen e jorealen
çasti
kur horizonti hapur
në penxheren e rrëgjuar
zemërthyer …!
Unë shita shikim ëndërror,
tingujt e pafund,
agimit të thyer,
një kumon në
fund të fshatit
në drojën
e vellos së natës
si një LUNE
që fryn mbi oqean
ditar me faqe
ende të pahapura
në mister të pikëpyetshëm,
sikur ne të dy
të mundur
në këtë luftë të vogël
të dashurisë
midis dy dhembjeve…!
Brilantit
Sonte mora ngjyrat e ylberit
Ne tavolinë I bashkova
Një ëmbëlsire me rreze Dielli
Për ditëlindje gatova
Mora gjuhen e botes
Dhe thura vargje lumturie
I gatova me dashurin
E zemrës
Për ketë dite shenjtërie
Mi Gëzofsh te njëzetat djali Nënës
SHPRESA…
Shpresa është gjelbërim në plafin e verdhë
është ylber me njëmijë ngjyra pas shiut…
Shpresa është zë bilbili qe lajmëron pranveren,
është krah’ dallëndyshje qe shtegton per re t’bardha
Shpresa është drit ne shpellen e errtë
është koral ne kthjellesin e oqeanit t’pafundë
Shpresa është shikimi i te verbuarit
është yll qe ndriçon qiellin e murrmë
Shpresa është e drejta e gabimit t’korrigjuar,
është e përgjithshmja e së thjeshtës
Shpresa është buzëqeshja e vajit
është fitorja e humbjes se papritur
Shpresa është ushqim i t’uriturit
është mirësi ndaj pamshirësisë
Shpresa është fund i ditës së pashprese ..
është parajsa e ferrit qe ngushëllon
Shpresa është trimëri e frikacakut
është ngrohtësi e polit të ngrirë
Shpresa është jeta e t’vdekurit
është vullneti i ndrydhur për t’re
Shpresa është ëndërr lakuriqe,
është frymëmarrja vetë
Shpresa është ëndrra e njerëzimit…
Gjuha
… do të bisedojmë vetëm me poezi
Pse jo pra ti m’ thuaj
Kur këtë gjuhë t’ëmbël e kam trashëguar
Di të flas, shkruaj e këndoj
Bisedën stilizoj
Me dëshirë e pasion flas me Fishtën
Është e ëmbël sa shumë e dua
Sa gjuhë tjera i mësova
n’asnjë tjetër prehje nuk ndjeja
E tillë do ngel përjetë
Të gëzoj çastin e ndjerë
Të thurë vargje e këngë në sirtarë
Në çdo shfletim jam shqiptarë
VAPE NE PRISHTINE
Me djeg
Me than
Me qan
Me dhemb
Me burrëron
Nuk largohem
Pjese e juaj jam
Përcëllim
Nen lëkure
Nen fik
Nen ure
Vapullim
dhe ne breg.
Jam këtu
Damarë ne deje
Djerse ne ballë
Hije nen sy
Buzëqeshje
Tash te kam TY
…Prishtine !