• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIMI I BASHES ME RAMEN NE PRESIDENCE, PA MARREVESHJE, VIJOJNE KONTAKTET

May 3, 2017 by dgreca

  • CFARE THA BASHA NE CADER DHE RAMA NE KRYEMINISTRI PAS TAKIMIT 3 ORESH?/

1 takimi ne presidenceMe ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot, e Merkure 3 Maj 2917, u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.

Ky eshte njoftimi i percjelle nga Presidenca pas takimit, por burime nga partite pjesmarrese ne takim konfirmojne se nuk eshte arrité marreveshja aq shume e mirepritur edhe nga faktori nderkombetar. Pas 3 oresh bisedime, ka ene Edi Rama dhe Gramoz Ruci, qe kane dale nga presidenca, nderkohe qe Basha me Paloken kane dale 50 minuta me pas. Pas dalles nga présidence Lulzim Basha ka thirre aleatet ne seline e PD per t’i informuar per bisedimet dhe rrugezgjidhjen.

CFARE THANE PAS TAKIMIT

Basha: Do eksplorojmë të gjitha mundësitë për kompromis/

Lulzim Basha, nga çadra e opozitës në bulevard, ka deklaruar se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për një marrëveshje politike me rivalin e tij politik.“PD dhe unë personalisht nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një kompromis politik, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”, ka deklaruar Basha. Sipas tij, situata kritike në të cilën ndodhet Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e kancelarive perëndimore, pavarësisht lobistëve të punësuar nga qeveria për pasqyrimin e një situate tjetër. “Pa zgjidhje për krimin e veshur me pushtet dhe drogën e paratë e drogës, zgjedhje politike nuk ka e nuk do të ketë”, ka thënë Basha, që ka shtuar se nga ana tjetër nuk do të ketë as bojkot. “Nuk do të ketë as bojkot, se ne duarkryq nuk do të rrimë ndaj kësaj kupole krimi, që përpiqet të tërheqë qytetarët për t’u mohuar atyre të drejtën për të zgjedhur parlamentin pa paratë e krimit dhe drogës”, ka thënë Basha. “Shanset për një kompromis po zëvendësohen dita ditës nga shanset e një republike të re që do të vijë për të gjithë shqiptarët. Të dielën në orën 11 do të jemi në Kavajë, paqësorë, për të çliruar Kavajën nga krimi, droga, pasiguria e poshtërimi”, ka shtuar kreu i PD.

Rama: PD-së, sistem monitorimi të strukturave shtetërore/Kryeministri Rama ka deklaruar pasditen e së mërkurës se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të monitoruar procesin zgjedhor në nivele të barabarta me qeverinë.“Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, policisë, drejtorive të arsimit, sistemit të burgjeve, ku janë dhe pikat e adresuara si problematike në raportet e mëparshme të ODIHR-it”, ka deklaruar Rama. Dhe njëkohësisht, ka shtuar ai, me PD është rënë dakord për një rregullore që të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, përfshirë një kategori të caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk mund të përdoren gjatë saj. “Më shumë se kaq nuk mund të ketë. Është një mekanizëm monitorimi që në kohën e Saliut nuk do ta kisha menduar”, ka thënë Rama. Ai ka shtuar se, mazhoranca nuk është në pritje të një përgjigjeje nga PD, por po vazhdon punën për t’u përgatitur për procesin elektoral të Kavajës dhe më pas atë të qershorit. “Ne nuk presim përgjigje, ne jemi në angazhim të plotë elektoral. Unë s’kam një takim tjetër, por këtu jam, i gatshëm për të ofruar garanci. Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është diskutuar”, ka shtuar Rama.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: ne présidence, Takimet Rama-Basha

KOMBETARJA NDEROHET NE PRESIDENCE

October 12, 2015 by dgreca

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i dorëzoi sot gjatë një ceremonie të veçantë Ekipit Kombëtar Shqiptar të Futbollit Dekoratën “Nderi i Kombit” në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë.
Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie Presidenti Nishani vlerësoi Federatën Shqiptare të Futbollit me Titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e rëndësishëm dhe vizionar në drejtim të futbollit shqiptar gjatë viteve duke punuar me përkushtim, seriozitet, ndërgjegje dhe aftësi të larta profesionale për përzgjedhjen dhe grumbullimin e talenteve më të spikatura kombëtare dhe rritjen cilësore të këtij sporti mbarëpopullor. Për meritat e pamohueshme në arritjen e rezultatit historik që mundësoi kualifikimin e Shqipërisë në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’.
Me këtë rast Kreu i Shtetit iu drejtua të pranishmëve duke u shprehur:
“Të dashur lojtarë të Përfaqësueses Shqiptare, drejtues të nderuar të Federatës Shqiptare të Futbollit,
Të nderuara autoritete të shtetit shqiptar: Zoti Kryetar i Kuvendit, Zonja Ministre, Deputetë,
Profesor De Biazi,
Të nderuar gazetarë të shtypit sportiv e të medias,
Të dashur përfaqësues të Tifozëve Kuq e Zi,
Zonja dhe zotërinj!
Ndihem shumë i emocionuar dhe njëkohësisht tepër krenar, jo vetëm si sportdashës dhe shqiptar, por gjithashtu edhe si një qytetar i këtij vendi që shansi dhe rrethanat fatlume po më japin mundësinë sot, që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit të organizoj këtë ceremoni modeste, por domethënëse për të shprehur mirënjohjen dhe nderimin tonë ndaj Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë atyre që bënë të mundur këtë kualifikim historik!
Emocionet në këto çaste janë tepër të forta, por që nga nata e mbrëmshme dhe e paharrueshme e Jerevanit ato do të vijnë gjithnjë e duke u rritur për të shpërthyer fuqishëm në mbështetjen pa kushte dhe pa kufij që çdo shqiptar do t’i bëjë Kombëtares sonë dhe drejtuesve të saj gjatë netëve të nxehta e plot pasion të verës së ardhshme në Francë.
Rrugëtimi i Kombëtares sonë ka qenë i gjatë, me etapa të larmishme, me ulje-ngritje shpirtërore të një kombi të tërë, me fitore të merituara e ngazëllyese, me barazime fatlume, me humbje zhgënjyese e të padrejta në minutat e fundit, me triumfe të papërsëritshme – që të gjitha të mbuluara nga entuziazmi i tifozëve kuq e zi që nuk reshtën kurrë së shpalosuri flamurin me shqipen dykrenare dhe simbolet tona kombëtare.
Sot ne ndihemi më shumë krenarë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë. Këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidentit të Republikës, simbolit të unitetit kombëtar, por këtë e shpreh dhe e vërteton me emfazë mbarë kombi shqiptar duke demonstruar shfaqje dhe shembuj të papërsëritshëm atdhedashurie në çdo skaj të globit: që nga Tirana e Elbasani, që nga Prishtina e Mitrovica, që nga Sidneji në Australi e deri në Nju-Jork, që nga Stokholmi e deri në Londër, që nga Shkupi, Ulqini e deri në Paris, anembanë botës kudo ku jetojnë, studiojnë e punojnë bashkëkombasit tanë, kudo ku rreh qoftë edhe një zemër e vetme dhe e vërtetë shqiptari.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtuesit e saj kanë punuar me profesionalizëm për vite me radhë me shumë mund e këmbëngulje, pa hequr kurrë dorë për të zbuluar, bindur dhe grumbulluar talentet e panumërta shqiptare të futbollit, të cilët për shkak të rrethanave historike dhe ekonomike kanë mbirë dhe kanë lulëzuar në të katra anët e kontinentit tonë të vjetër.
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit sot më shumë se kurrë përfaqëson karakterin dhe fytyrën e vërtetë të kombit shqiptar: atë evropian në gjen, që me merita të plota po shkon të na përfaqësojë për herë të parë e me dinjitet në një Kampionat Europian, një grup djemsh të rinj, plot entuziazëm e gjallëri, talent dhe shpirt të pamposhtur, atletë dhe kampionë të lindur, të cilët nuk dorëzohen kurrë para asnjë pengese qoftë sportive, qoftë dhune verbale apo fizike, as para ndonjë padrejtësie ksenofobe apo atavizmi politik të dalë mode me vakt e me kohë në Ballkan.
Madje kjo Kombëtare drejtohet nga një trajner i aftë dhe i paepur si Xhani De Biazi, i cili vërtet mund ta ketë në gjak ‘katenaçon’ e famshme italiane, por që kur është bërë shtetas shqiptar, ka ditur të guxojë më shumë, të ri-organizojë ndryshe ekipin, t’i hedhë djemtë në sulm apo edhe t’i këshillojë që të vetëpërmbahen atëherë kur edhe një barazim i stërmundimshëm përkthehej në një pikë të artë ngjitjeje në kualifikim.
Ekipi ka pasur edhe një kapiten të aftë e vizionar, emrin e të cilit e dimë që të gjithë, që kurrë nuk është dorëzuar as në fushë, dhe as jashtë saj, por ka ditur të grumbullojë rreth vetes, t’u japë zemër dhe kurajë shokëve të skuadrës, madje edhe në çastet më të vështira, kur jeta e tyre rrezikohej seriozisht.
Por mbi të gjitha, tipari më dallues i kësaj Kombëtareje është forca dhe shpirti i grupit, krenaria dhe përgjegjësia e madhe e mbajtjes veshur e me dinjitet i asaj fanelle kuq e zi, i atyre ngjyrave dhe simboleve kombëtare për lartësimin e të cilave dikur është derdhur edhe gjak.
Rrugëtimi deri në finalen e Parisit është ende larg dhe i gjatë, por ëndrra vazhdon për çdo shqiptar.
Sot jam më se i bindur se mbarë popullit tonë shpresa i është rikthyer, se krenaria i është ringjallur dhe se të qenit shqiptar për ta, për ne dhe për këdo tjetër në dejet e të cilëve rrjedh i njëjti gjak, ka më tepër kuptim se kurrë më parë.
Futbolli është thjesht një sport, por ai ka aftësinë e mahnitshme për t’i bashkuar njerëzit. Dikur në botë ndeshje futbolli kanë shkaktuar edhe luftëra mes shtetesh, kanë ngjallur edhe urrejtje pa kufij, kanë krijuar edhe mëri shumëvjeçare, por nga ana tjetër ka pasur raste që një ndeshje e vetme i ka bashkuar dhe njehsuar pjesëtarët e një kombi më tepër se politika, demagogjia, ideologjia, retorika apo propaganda boshe.
Të dashur miq!
Kombëtarja jonë ia doli mbanë, edhe në saje të mbështetjes së një kombi të tërë, i cili sot ndihet me të drejtë më kryelartë se kurrë më parë dhe prandaj kam gëzimin dhe privilegjin e veçantë ta shpall atë: “Nder i Kombit”!
Po kështu ruaj kënaqësinë t’u shpreh edhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit mirënjohjen personale dhe institucionale për kontributin e tyre të vyer duke i vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj drejt triumfeve të tjera sportive!
Ju faleminderit!”

Filed Under: Sport Tagged With: Kombetarja nderohet, ne présidence

Kopja e “Mesharit” të Gjon Buzukut ekspozohet në Presidencë

December 25, 2014 by dgreca

TIRANË, 25 Dhjetor/ Me rastin e Krishtlindjeve Institucioni i Presidentit të Republikës ka hapur sot dyert për publikun për të parë nga afër kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën shqipe i botuar në vitin 1555. Kjo vepër e rrallë, me vlera historike dhe kulturore, u bë dhuratë nga Ati Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014.
Interesimi i vizitorëve që duan të shikojnë nga afër këtë libër ka qenë i madh. Këshilltari për Trashëgiminë Kulturore i Presidentit, Ols Lafe thotë se vetëm 30 minuta, pasi janë hapur dyert e institucionit, numërohen mbi 500 vizitorë që janë ndalur për të parë kopjen e rrallë.
Vepra e Mesharit, tha ai, qëndron e hapur në një faqe të veçantë të tij që lidhet me ritualin e Krishtlindjeve. Meshari është një vepër liturgjike që përmban në vetvete informimin mbi besimin fetar, mbi festat e ndryshme apo mbi shenjtorët. Dy boshtet kryesore të saj janë Krishtlindjet dhe Pashkët, thotë Lafe.
Pas vizitës së Papës më 21 shtator u mendua që kremtimi i Krishtlindjeve, do të ishte momenti më i përshtatshëm që publiku të njihej me këtë vepër të rrallë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kopja e “Mesharit”, ne présidence, të Gjon Buzukut ekspozohet

Sot është një ditë e madhe për VATRËN

November 27, 2014 by dgreca

Nga pershendetja e zv/kryetarit te Vatres, Agim rexhaj me 24 Nentor 2014, ne presidencen e Republikes, me rastin e dekorimit me titullin “Nderi I Kombit”/
I nderuar Shkelqësia Juaj,President Nishani,
Të nderuar zonja dhe zotërinj, vëllezër, motra, Bashkatdhetarë, miq!
Një jetë me përpjekje, sakrifica, ëndrra, zhgënjime, suksese, e kaluar për të arritur clirmin e Kosovës ku kam lindur dhe demokratizimin e Shqipërisë time Nënë, nuk mund të kishte një ditë më të bukur sesa kjo e sotmja.
Qindra mijëra kilometra udhëtime, netë e ditë në dispozicion të cështjes tonë kombëtare, përpjekje të paepura të bëra në një jetë që ndodhej midis dy botëve: Atë të dashurisë dhe dhimbjes për atdheun, për Shqipërinë në njërën anë dhe për Kosovën në anën tjetër.Te dya të ndara prej një kufiri të vendosur në mes të një populli, të një kombi, të një gjaku, të një dheu – dhe një jete me të gjitha të mirat në vendin më të bukur në botë, Ameriken, por…gjithesesi,në mërgim.
Një jetë me shqetësimin e pandarë për fatet e njerëzve të gjakut tim, të vëllezërve, të të afërmve të bashkëkombasve tanë deri në ditën e lirisë;
Dhe të gjitha këto në një vend, në një Vatër, ku u ruajtën fatet e atdheut tonë këtej kufirit e ku u mbrojtën ato matanë kufirit në Kosovën tonë të dashur.
Ishte VATRA ajo që me ngrohtësinë e saj, me idealet e saj, me frymëzimin e saj në një vend të madh ku u vendosen fatet tona më mori pranë vetes për të bërë një udhëtim jo të shkurtër, por plot tridhjetë vjecar që nga ajo ditë kur si emigrant i ri në Shtetet e Bashkuara iu bashkangjita për të mos u ndarë kurrë më prej saj.
Sot është një ditë e madhe për VATRËN.
JU zoti President si një drejtues vizionar i Shtetit tonë Amë keni nderuar vatranët, jo thjesht Ing. Agim Karagjozin, Dr Gjon Bucajn dhe mua, por tërë ata burra që e filluan këtë udhëtim të gjatë që nga celja e tokave të Ulsterit, nga fabrikat e Bostonit, nga dera e Kishës së Nolit, nga zgjuarsia e Konicës, nga përpjekjet e Panaritit deri tek figura eminente e inteligjences shqiptare,Prof. Arshi Pipa, dinjiteti i Ing. Agim Karagjozit e urtësia e Dr Gjon Bucajt.
Unë ndjehem I lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundi të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për tua shpërblyer këtë:
Ta cojmë më pëprara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë.
Faleminderit shumë
Zoti e bekoftë këtë vend, Shqipërinë tonë, Kosovën tonë , trojet tona shqiptare popullin shqiptar!
Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikes
Zoti ju bekofte juve!
Faleminderit
Tirane,24 Nentor 2014.

Filed Under: Vatra Tagged With: agim Rexhaj, Fjalimi, Nderi i Kombit, ne présidence

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT