• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne që duam turpin

May 30, 2018 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/*

Kriminelët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Megjithatë, shumë shpejt gjithçka do të kthehet kundër tyre, do të përballen me një fund të tmerrshëm, jo me një tmerr pafund.

***

Shqipëria dhe Kosova, shtete vasale në kthetrat e rezilëve të përsosur, gjakut të keq në vendin tonë. Një shtet vasal, ose një shtet satelitor, është një zonë që menaxhohet, ose të paktën politikisht e dominuar nga një shtet tjetër, në rastin tonë: nga Greqia, Serbia, Turqia, Arabia.

***

Pjesa më e korruptuar e pushtetit në Shqipëri dhe Kosovë, është drejtësia. Shteti shqiptar është shtet i politikanëve jo i ligjit, nuk ka ligj nuk ka shtet. Nuk jemi shteti i së drejtës. Nuk ka ndëshkime të fajtorëve.

Shumica e “politikanëve” shqipfolës janë analfabetë funksionalë dhe budallenj fenomenalë, që admirohen nga të vetë-lënduarit. Budallai gjithmonë gjen një budalla më të madh që do ta admirojë atë.

Politikë-bërsi shqipfolës është i pabesë, i pacipë e i pafytyrë, i lig dhe gënjeshtar i regjur, rezil i përsosur.

Kur “politikanët” e mbërthyer në pushtet kryejnë trazira dramatike për një shoqëri (shesin ajrin, tokën, nëntokën, ujin), pa mbështetje të duhur në popullsi, atëherë ata duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre kriminele, Tradhti ndaj Vendit. Megjithatë, ne veprojmë si një bretkosë që nuk kërcen nga kusia ku e gatuajnë.

***

Etja jep dritë. Njerëzit ndjekin nga afër nëse shteti kujdeset për detyrat e tij. Ajo i përket zbatimit themelor të rendit dhe ligjit. Nëse kjo nuk ndodh, kjo çon në një humbje të besimit në politikë dhe në shtetin. Ne kemi nevojë për një shtet ligjor.

Një tipar tipik i shoqërisë totalitare është mungesa e tolerancës ndaj kundërshtarëve të mendimit (opinionit). Opozita shqipfolëse (gjithashtu rezile), edhe nëse rastësisht ka ndonjë gjë pozitive për të thënë, nuk pritet me debat dhe kundër-argumente, por vuloset si e keqe, armiqësore dhe e rrezikshme.

***

Policia është autoriteti publik që do të zbatojë dhe mbajë ligjin dhe rendin dhe do të luftojë krimin. Policia zakonisht ka një monopol në përdorimin e forcës (dhunës) kundër banorëve të shtetit, por në gjykata i nënshtrohet legjislacionit dhe kontrollit ligjor.

Nëse ka një përshtypje se policia nuk kontrollon situatën e sigurisë ose i frikësohet turmës, ka pasoja fatale. Dhe kjo vlen për të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Fakti që nuk ka nevojë për shumë persona me orientim kriminal për të shkatërruar një qytet të vogël është një fenomen, që përfundimisht e kanë kuptuar edhe komunitetet lokale shqiptare.

Një monopol i dhunës për shtetin dhe policinë vjen në këmbim për faktin se ata sigurojnë sigurinë e banorëve. Kur ata nuk mund ta bëjnë këtë, është e drejta natyrale e njerëzve për t’u mbrojtur nga kriminelët me mjetet që kanë në dispozicion. Nëse ata nuk e pëlqejnë këtë, atëherë le të sigurohen që të marrin seriozisht detyrën e tyre primare.Detyra kryesore e policisë është të sigurojë sigurinë, rendin dhe ligjin, atëherë prioritet i jepet parandalimit të veprave penale dhe hetimit të veprave (kundërvajtjeve dhe krimeve). Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e jetës dhe e pronës, dhe ruajtja ose rivendosja e paqes publike dhe rendit publik. Askush nuk guxon të sulmon fizikisht policin që kryen obligimin e tij. Policia arreston personat të dyshuar për vepra penale dhe i mban ata në paraburgim derisa dyshimi të vlerësohet (konsiderohet) nga gjykatat.

***

Gjyshi im (oficer i lartë) më thoshte se e keqja është më jetike (vitale) sesa e mira. Ajo që është në kundërshtim me të keqen, duhet të dhjetëfishoj luftën e saj për të zhvlerësuar (zbutur) disi këta faktorë të së keqes.

Mjerisht, gjërat nuk kanë ndryshuar në evolucionin e trurit dhe të psikikës së shqiptarëve.

Ne jetojmë në një krizë ekonomike, në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e rajonit. Kur ekziston një krizë e tillë ekzistenciale, ajo ndikon tek njerëzit, u futet frika, a do të arrijnë të ruajnë ekzistencën e tyre dhe pastaj të tërhiqen, heshtin, ata bien dakord për gjithçka, nuk luftojnë për të drejtat e tyre që reduktohen nga dita në ditë.

Ajo gjithashtu mund të interpretohet si një dramë politike, në të cilën çdo gjë që është humane fillon të zhduket, ku fillojnë të sundojnë ligje të tjera të pashkruara për vetë-ruajtje, të cilat janë shumë mizore: likuidimi, gënjeshtra, manipulimi. Theksoj se e keqja nuk mund të çrrënjoset, dhe se njeriu duhet vazhdimisht të luftojë kundër saj.

***

O shqiptar! Ti si qytetar, nuk mund të kërkosh që shteti të zgjidhë të gjitha problemet e tua. Varet nga qytetarët për të ndërtuar shoqërinë dhe qytetarët kanë përgjegjësinë kryesore para së gjithash për veten dhe jetën e tyre, pastaj për të treguar konsideratë për fqinjët e tyre, duke mos harruar asnjëherë Kombin dhe Vendin. Një shoqëri jo e sëmurë, por e shëndetshme dhe mirë-funksionale, përbëhet nga njerëz që marrin përgjegjësi dhe kështu rriten si njerëzit. Ka kuptim për vetveten dhe krijon kënaqësi dhe stabilitet për vete, dhe kështu edhe për të tjerët.

***

Ne duhet të jemi të pa-kompromis në dashurinë tonë për Shqipërinë (brenda dhe jashtë murit të imponuar), gjuhën tonë, kulturën tonë, shoqërinë tonë dhe vlerat e mirëfillta tonat. Kjo kushtëzon që ne të jemi të pa-kompromis në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Një parakusht për këtë që të ketë një shenjë të mundësisë për të pasur sukses, është të jesh atdhetar dhe të guxosh të jesh i sinqertë.

Asnjë politikë nuk është më e rëndësishme se ruajtja e kohezionit të vendit, trashëgimia jonë kulturore dhe vlerat tona të mirëfillta.

Zot, më jep forcën e mendjes për të pranuar atë që unë nuk mund të ndryshojë, guximin për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençurinë për të parë ndryshimin.

* ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Komente Tagged With: Aurel Dasareti, Ne që duam turpin

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT