• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një park, në qendër të Torinos, merr emrin, e Nënë Terezës

September 15, 2015 by dgreca

 Më 4 shtator 2015, Bashkia e Torinos i dedikoi Nënë Terezës një park publik në qendër të qytetit, në një lagje multietnike, ashtu si ka qënë edhe jeta e të Bekuarës. E kërkonin prej dy vitesh shoqatat “Nënë Tereza”, Art@mia dhe “Infiniti Mondi onlus”/
Nga  Andrea Skanjeti /

immagine11.jpg
Më 5 shtator 1997, Urdhri i Misionareve të dashurisë humbi themeluesen e tij, bota mbarë humbi shenjtëreshën e kohërave moderne, populli shqiptar, kudo që ndodhej, humbi ikonën e dashurisë: Nënë Terezën. Mirëpo, shumë shpejt e kuptuam që, edhe pse kishim humbur një “drejtues” apo “barì”, kishim fituar një shembull, një shembull jete që mund ta ndjekë – dhe në fakt kishte filluar ta ndiqte – kushdo: një hindu që dëshiron të bëhët një hindu më i mirë, një mysliman që dëshiron të bëhët një mysliman më i mirë, apo një katolik që dëshiron të bëhet një katolik më i mirë, sepse kjo ishte dëshira dhe misioni i Nënë Terezës në këtë botë Shumë shpejt, në vendet shqipfolëse e jo vetëm, u shkruan libra nga “dishepujt” e Nënë Terezës dhe në emër të saj u dedikuan universitete, bulevarde apo aeroporte.
Më 4 shtator 2015, në përkujtim të ditës së ndarjes nga kjo botë të Nënë Terezës, Bashkia e Torinos i dedikoi shenjtores shqiptare një park publik në qendër të qytetit, në një lagje multietnike, ashtu si ka qënë edhe jeta e të Bekuarës. (vazhdon pas fotografisë)
    Që para dy vitesh, shoqata të ndryshme shqiptare, si shoqata “Nënë Tereza” dhe “Art@mia”, si dhe shoqata italiane me aktivitet në Shqipëri e Itali, “Infiniti Mondi Onlus”, i kanë bërë një kërkesë zyrtare bashkisë së qytetit subalpin që Nënë Terezatë mund të kujtohej në një prej ambienteve publike të këtij qyteti. Të njëjtat shoqata vazhduan edhe me një punë sensibilizuese, duke organizuar takime e konferenca. Në mars të 2013, Dom Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, mbajti një konferencë-dialog me titull “Madre Teresa, Patrimonio dell’Albania, Patrimonio dell’umanità”. Ndërsa më 4 shtator 2015, në ambientet e lagjes 7 të qytetit verior, u inaugurua parku me emrin e murgeshës shqiptare. Takimin e inaugurimit e hapi një mesazh i z. Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i shtetit shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, në pamundësi për të qenë fizikisht i pranishëm: ”…Duke nderuar Nënë Terezën, kemi nderuar veten, kemi zbukuruar kështu rrugët dhe shpirtrat dhe kemi marrë porosinë e madhe që të duam njëri-tjetrin, që të bëjmë më shumë për jetën…”
Anamaria Skanjeti, përfaqësuese e shoqatave promotore, përshëndeti të pranishmit si dhe kujtoi disa nga episodet më të rendësishme të jetës së Nënë Terezës, nga lindja e saj në një familje shqiptare fisnike e bujare deri te thirrja brenda thirrjes për t’i shërbyer më të varfërve të të varfërve. Ajo theksoi gjithashtu edhe arsyen përse ne ishim atje, “sepse tek Nënë Tereza kemi gjetur thelbësoren për zemrën tonë”. Është e vështirë të përkufizohet jeta e shenjtores shqiptare, me siguri fjalët më kuptimplote i ka shprehur vetë ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit – “Kush është Nënë Tereza?” – me fjalinë e mëposhtme:  “Shqiptare nga gjaku, me nënshtetësi indiane, për sa i përket besimit tim, jam një murgeshë katolike,thirrja ime më bën t’i përkas botës, por zemra ime i përket zemrës së Jezusit”.
Këto fjalë, që na bëjnë të ndihemi krenarë, meqënëse ndajmë të njëjtin gjak në damarët tanë, na thërrasin gjithashtu të hedhim pikën tonë të dashurisë në oqeanin e madh të vuajtjes që na rrethon. Me këtë fjali përshëndeti edhe z.SilvioMagliano, zëvendëskryetar i Këshillit Bashkiak të Torinos – duke i përçuar të pranishmëve përshëndetjen dhe angazhimin e bashkisë për të kujtuar denjësisht jetën dhe veprën e të bekuarës me gjak shqiptar.
Në fund të ceremonisë, Emanuele Durante, kryetari i lagjes, theksoi ngjashmërinë ndërmjet familjaritetit të një parku në qytet, që shfrytëzohet edhe prej familjeve me femijë,dhe dashurisë së treguar nga “Nëna” e Kalkutës ndaj të varfërve dhe tëpasurve, të dobtëve dhe të fuqishmëve, femijëve dhe të moshuarve, autoktonëve e të huajve. Sa aktuale e provokuese për Europën tingëllojnë këto fjalë në këtë fillim shekulli!
Në ceremoni morën pjesë edhe Faik Dishnica, Konsulli Shqiptar në Milano, si dhe Artan Doda, Konsull Nderi i Shqipërisë në Torino.
Pas përurimit të pllakës përkujtimore, shoqatat promotore patën kënaqësinë të falenderonin autoritetet duke u dhuruar libra mbi jetën e Nënë Terezës.
Bashkësia shqiptare në Torino, e përbërë prej disa mijëra anëtarëve, e integruar plotësisht në kryeqytetin e parë të Italisë, ndihet krenare që tashmë mund të kujtojë së bashku me të “zotët e shtëpisë” një grua të vogël, por me zemër të madhe e me gjak shqiptar.(Foto Daniele Dal Bon)
giardino_madre_teresa.jpg

intitolazione_madreteresa_15.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: merr emrin e, në qendër të Torinos, Nënë Terezës, Një park

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT