• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITA E LULEVE, NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ ISTRIA”-TIRANË

March 30, 2014 by dgreca

Nismë, që ia vlen të përhapet në shkollat tjera/

Nga MURAT GECAJ/

1.Afër  50 vjet më parë…/

Kur u nisa të bëja një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Dora d’ Istria” të kryeqytetit, mendja më shkoi  në një kohë, afër 50 vjet më parë. Pas mbarimit të studimeve të larta për gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës, më caktuan redaktor në gazetën javore për fëmijë, “Pionieri”. Nuk më kujtohet saktësisht,  por sigurisht ishin ndër shkrimet e para, që përgatisja e shkruaja në atë gazetë. Do të bëhej përurimi i shkollës së re, me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, shkova aty për ta pasqyruar atë ngjarje të gëzuar në jetën  arsimore të Tiranës. Me atë rast, bëra edhe disa fotografi, që  i ruaja  dëshmi të rrallë. Shumë vite më vonë, ato ua çova dhuratë drejtuesve të asaj shkolle, por nuk e di cili ka qenë fati i tyre.Megjithatë, ndjenjat që përjetova  këto ditë, lidheshin pikërisht me atë ngjarje, që e përmenda më lart. Por ishte edhe një arsye tjetër, që më nxiti ta vizitoja këtë shkollë. Jo shumë kohë më parë, aty u caktua drejtoreshë znj. Lumturi Vladi, e cila kishte shërbyer mësuese në shkollën  9-vjeçare “Vasil Shanto”. Njohja jonë kishte diçka të veçantë, pasi jemi takuar në mjediset e Panairit vjetor të Librit. Ndër botimet e përuruara aty, ishin dhe dy libra, të cilët i kishte redaktuar shkrimtari i njohur, Bardhyl Xhama. Ata i kanë titujt domethënës, “Qindra zemra, në një zemer” e “Dashuri Engjejsh” dhe i kushtohen pikërisht kësaj mësueseje të pasionuar dhe shumë të dashur për nxënësit, por dhe të respektuar nga prindërit e tyre dhe kolegët e saj.

2.Kur flasin zemrat e nxënësve…

Pasi bëra një fotografi me pamjen e shkollës nga jashtë, m’u afrua një nxënës dhe më pyeti nëse mund të më ndihmonte ndonjë gjë. I tegova se do të takoja drejtoreshën e shkollës, pasi isha marrë vesh më parë, përmes Inernetit. Ai buzëqeshi e m’u drejtua me respekt: “Po, mund t’u çoj unë, me kënaqësi, në zyrën e mësuese  Lumes, atë e dua shumë…”. Eca ngadalë pas tij dhe arritëm në katin, ku ndodhej drejtoria e shkollës. U përshëndetëm përzemërsisht dhe, pa humbur kohë, znj. Lumturi më njohu me zëvendësdrejtoreshat, Fato Kanushi e Vilma Danja. “Janë koleget e mia dhe kam kënaqësi, që punojmë bashkë”,-u shpreh ajo, me sytë që i shkëlqejnë nga mirësia. Aty e mësova se në shkollë kishin festën e “Ditës së luleve” dhe se do t’i shpallnin fituesit. Prandaj dhe në atë zyrë kishte vazo me lule të bukura, ku u bëra ayre një fotografi, së bashku.

Pastaj zbritëm në katin e parë, kur ishte koha e pushimit ndërmjet orëve të mësimit. Në një mjedis  të gjelbëruar, mbushur me vazo lulesh shumëngjyrëshe, erdhën mjaft  nxënës e mësues. “Konkursin për lulen më të bukur e organizuam me një kusht,-më tregoi një mësuese,- nxënësi, që dëshironte të sillte vazo me lule, nuk do ta blinte atë, por do ta merrte nga shtëpia e tij”. Ja, përpara kishim mbi 65 vazo të tilla, secila më e bukur se tjetra. Por juria përkatëse kishte shpallur fituese vetëm pesë vazo, që i kishin sjellë nxënësit e klasave: 9-B, 7-A e 8-A dhe 9-C e 9-A. Ndërsa na veçuan emrat e disa nxënësve, që kishin marrë pjesë në konkurs: Arbër Jaho, Emanuela Hoxha, Niki Krypçe, Llukan Kosta, Klaudio Canameti, Adnand Kera, Arla Duxha, Rezart Dyrmishi e të tjerë. Sigurisht, me ato vazo lulesh,  mjediset e kësaj shkolle do të jenë më të bukura dhe erëmira.

Kënaqësi për mua ishte edhe njohja me kryetaren e senatit të nxënësve ose me presidenten e shkollës,nxënësen Eva Tavo. Ajo, por dhe një tjetër pjesëtar i senatit, Jasmin Kamberi, nxënës i klasës 9-të B, më folën për përshtypjet e tyre të mira për disa mësuese të tyre, si Mirela Shyti, Mirela Alushani e Shpresa Gorana etj., por edhe për mësuese  Lumen. Nxënës Jasmini u shpreh, me sinqeritetin e moshës së tij:“Mësueset tona na japin shumë dhe kërkojnë shumë nga ne. Sillen si shoqe me ne dhe kështu ora e mësimit bëhet më e bukur…Në shkollën tonë tani ka më tepër rregull e qetësi, pastërti e hijeshi…Drejtoresha jonë e re është shumë aktive, me ne nxënësit tregohet mjaft e afërt, e ngrohtë, e komunikueshme e dashamirëse…”.

Duke iu uruar atyre sa më shumë arritje, Evës i dhashë me nënshkrim librin tim publicistik-letrar, “Dorela”,kushtuar mbesës sime dhe që e përuruam dy vjet më parë, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit, nën kujdesin e znj.Dava Marku.

Po të duash të dishë për mendime dhe përshtypje të nxënësve të kësaj shkolle për mesuese Lumen, e ke fare të lehtë, se këtë gjë mund ta shohësh të dokumetuar. Në një dosje të veçantë, lexova e pashë disa poezi, skica e vizatime, që nxënësit ia kishin kushtuar asaj, me shumë dashuri e respekt, në festën e 7 Marsit 2014. Por, po shënoj këtu vetëm ndonjë prej tyre. Pasi thotë në një varg “Ju keni çdo cilësi, që unë dua…”, Verda Torba vazhdon, në poezinë e saj: “…Unë ju dua shumë./ ndaj ju them sot:/ E dashura mësuese Lumja, / si ju s’ ka në botë!”. Por edhe Dezi Imami e ka shfaqur në vargje shpirtin e saj: “Mësuese Lume,/ je një nënë e dytë për mua…”. Gjithashtu, ndjenja e mendime të tilla, në poezi ose vizatime, kanë shprehur nxënësit: Azhena Huca, Almira Alika, Armir Pepkola etj.

Këto vjersha mund të mos kenë ndonjë vlerë të veçantë letrare, por ka rëndësi që kanë buruar nga shpirti e zemrat e njoma të nxënësve të kësaj shkolle, kushtuar msueses e drejtoreshës së tyre.

3.Çfarë tregoi, shkurtimisht, drejtoresha…

Të jem i sinqertë me lexuesit, kur bisedova me ndonjë nxënës ose mësues, dretoreshë Lumja nuk ishte e pranishme, pra e “sajoi” ndonjë punë për të zgjidhur e doli jashtë, duke kërkuar të falur. Pastaj ajo më informoi, shkurt, për disa të dhëna, që ia kërkova.

Në këtë shkollë sivjet vijojnë 850 nxënës, në 27 klasa dhe u japin mësim 32 mësues, të cilët janë me origjinë nga rrethe të ndryshme të vendit. Megjithëse nuk ka shumë kohë, që  L.Vladi e drejton këtë shkollë, vëmendjen po e kushtojnë që të ketë kalueshmëri sa më të lartë dhe cilësi në notat e nxënsve, që shprehin cilësinë e përvetësimit të njohurive prej tyre.  Për këtë gjë, ajo ka mbështetje dy koleget e drejtorisë, si dhe mësuesit e klasave të ndyshme, duke mbashkëpunuar ngusht me prindërit e nxënësve. Ndër synimet e periudhës në vazhdim, deri në mbylljen e tërë vitit shkollor, është edhe kujdesi për nxënësit e klasave të nënta, të cilët kanë provimet e lirimit. Për këtë qëllim, ndër të tjera, po mbahen lidhje të mira me prindërit etj. Ngjarje me rëndësi në jetën e kësaj shkolle ishte zgjedhja, këto ditë, e Bordit të ri të shkollës. Në mënyrë demokratike dhe të dokumetuar, kryetar u zgjodh Ilirian Sotiri dhe sekretare  Shpresa Gorana. Me bashkpunimin e ndërsjelltë, drejtori e bord shkolle, do të arrihet që të zgjdhen çështje të ndryshme, si brenda e jashtë saj.

Krahas procesit mësimor, janë organizuar e do të organizohen edhe në të ardhmen veprimtari kulturore e sportive. Një nga ato ishte ajo me rastin e 7 Marsit, Ditës së Arsimit tonë Kombëtar

Po bisedonim me znj. Lumen dhe aty erdhi pikërisht mësuese Shpresa, e cila na tregoi se kishte ditëlindjen. Me gotën e limonatës, që na seriviri ajo, e uruam për jetë të gazuar e të lumtur dhe arritje në detyrën e nderuar të edukatores e mësimdhënëses. Por këtë ngjarje të bukur, pra ditëlindjen, e kishte edhe nxënësja Kontesha Zhuzhi, të cilin e uruam përzemnërsisht. Të dyja ato, na falënderuan.

…Kur po largohesha nga kjo shkollë, ku takova e njoha mësues e nxënës të shumtë e të përkushtuar, po mendoja me vete: Mos, vallë, ishte rastësi kjo apo diçka e ngjashme, me ndodhjen time aty, ashtu si afër 50 vjet më parë. Pra, edhe atëherë ishte festë, se çeleshin dyert e një vatre të re, diturie e përparimi. Po edhe tani, në mjediset e kësaj shkolle, përsëri kishte ngjarje të tilla të gëzuara: “Festën e luleve” dhe  dy ditëlindje, të një mësueseje e të një nxënëseje. Dhe sa mirë është, kur mëson se një kolektiv i tillë mësues-nxënës, si ky i shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “Dora d’ Istria”, i kryen gjithnjë e më mirë detyrat e përditëshme, në fushën e mësimit e të edukimit, por përjeton edhe ngjarje të gëzuara, si vetjake e kolektive. Prandaj i urojmë të gjithë ata që, sëbashku, të ecin pa u ndaluar në udhë të mbara, të edukimit dhe mirëmësimit të brezit të ri.

Tiranë, 28 mars 2014

 

Filed Under: Kulture Tagged With: DITA E LULEVE, Murat Gecaj, NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ ISTRIA”-TIRANË

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT