Të Enjten në mbrëmje, 1 Shtator 2016, Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, zv/Kryetari Agim Rexhaj, Zef Përndocaj/Advisory Board of Vatra, editori i Diellit Dalip Greca shkuan në shtëpinë e Presidentit të Nderit të Vatrës, inxh. Agim Karagjozi, në Floral park-Long Island, NY, për ta uruar me rastin e 90 vjetorit të lindjes. Ata u pritën nga z. Karagjozi, si dhe zonja Rozi me fëmijët e tyre. Në një atmosferë festive familjare u përcollën urimet më të të përzemërta për zotin Karagjozi. Bashkëpunëtorët e tij për shumë dekada shpalosën kujtime të përbashkëta dhe evidentuan kontributin e z. Agim Karagjozi në Vatër.
- Karagjozi duke falenderuar për urimet dhe vizitën tha se viziatt e vatranëve e ripërtërijnë dhe se ai e ndjen veten aktiv që të kontribuojë ende me këshilla apo kujtime të veprimtarisë në Vatër, ku ai ka kontribuar për rreth 60 vite.
Duke qenë se ditëlindja është një ngjarje e shënuar në jetën e njeriut, z. Karagjozi, i “shkeli” këshillat e mjekut dhe të zonjës Rozi, me një gotë raki si urim, e me dy a tri cigare, të cilat me politesë ia ndezi Kryetari Bucaj.
Të gjitëh e uruam me zemër : GËZUAR DITËLINDJEN Z. AGIM KARAGJOZI!