• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Roja kufitare në Teksas zbulon një shtëpi me 108 emigrantë të paligjëshëm

March 20, 2014 by dgreca

Autoritetet amerikane thanë se pesë persona janë arrestuar/

Nga BEQIR SINA, New York/

HOUSTON  TEXSAS : – Një shtëpi e tejmbushur me më shumë se 108 njerëz supozohet të jetë bazë trafikantësh të qënjeve njerëzore, mbasi u zbulua vetëm disa kilometra jashtë Houstonit -SHBA të mërkurën , tha një zëdhënës i policisë. Shtëpia dyshuar u gjet gjatë një kërkimi për një grua 24 – vjeçare dhe dy fëmijët e saj , një vajzë 7 – vjeçare dhe një djalë 5 vjeçar , që ishin raportuar të humbur nga të afërmit e tyre, por më vonë të martën mbasi një njeri prej tyre humbi drejtimin siç ishte planifikuar në një vend të fshehtë në anën veriore të qytetit , dhe u diktua nga roja e kufirit, tha John Cannon , një zëdhënës i Departamentit të Policisë Houston.Roja kufitare me policinë shtetrore, ja “mësynë” shtëpisë me foca të shumta duke e rrethuar atë dhe kontrolluar çdo dhomë të saj. Shumë prej njerëzve në shtëpi që autoritetet thanë duket të jenë pjesë e një operacioni të kontrabandës njerëzore, ishin veshur vetëm në ndërresa dhe ata ishin ulur në kushte të papastra dhe të rrethuar me qese me plehra dhe të veshjeve të tyre, nga që vapa ishte e madhe, ka thënë Cannon .   Kur policia hapi derën e shtëpisë ata gjetën ” një grup të madh , i madh i njerëzve të racave të ndryshme, disa ulur në krye të njëri-tjetrit , megjithëse hapësira ishte shumë e mbyllur dhe e vogël, ” tha Cannon duke shtuar se ” Poliicia thirri menjëherë emrin e gruas, që ishte deklaruar e humbur për të parë nëse ajo ishte në mesin e atyre njerëzve , dhe ajo me dy fëmijët u përgjigjë menjëherë ”    Canon ka sqaruar se “Shtëpia e familjes , ku u gjendën këta njerëz ndodhet në jug të Harris Countyt , dhe është rreth 1500 -square feet, ka thënë Cannon . Së pari , oficerët pan vetëm një dyshek në dyshemen e saj dhe një frigorifer në një dhomë të jashtme . Kjo ishte kur ata shkuan më tej në dhomat e shtëpisë dhe gjetën – 94 burra , të gjithë në të mbathura dhe pa këpucë , 15 gra dhe një grua me dy fëmijët e saj –  e shtrirë në ndyrësit e hedhura rrotull saj,  disa dhoma të vogla , të gjitha me qasje në një banjo të vetme me ujë të ngrohtë .    Shumë nga gratë, i thanë policisë se kishin qenë në atë shtëpi për tre apo katër ditë , ka thënë Cannon . Një grua tha se ajo kishte qenë atje për 15 ditë . Të gjithë ata thanë se ishin të uritur , të etur dhe të lodhur, të mërzitur me kontrabantistët, që nuk po i merrnin e ti nxirrnin prej aty ku i kishin futur, mbasi u kishin marrë parat dhe dokumentat .

Autoritetet thanë se pesë persona janë arrestuar

Policia Houston kanë dorëzuar për hetim Zyrës së  Emigracionit dhe Doganave pesë persona si të dyshuar që merreshin me trafikun e njerëzve, duke i kaluar ata ilegalisht nga kufiri i Meksikës në SHBA. Zëdhënësi ICE Greg Palmore, tha se ka qe pesë vjet që zyrtarët zbuluan një shtëpi në zonën e Hjuston me grupe njerëzish brenda . Në vitin 2012 , një shtëpi u gjetë me 86 njerëz të gjithë kishin kaluar kufirin nga Meksika në SHBA, tha ai . ICE i mori nën arrest të 108 vetat që u gjetën në shtëpi dhe po i mbanë ata në paraburgim duke pyetur , përderisa ata po merren në pyetje do të kalojnë edhe në kontroll shëndetësor , tha Palmore . Njerëzit ishin kryesisht nga Guatemala , Meksikë, Honduras dhe El Salvadori , tha ai . Dy nga 108 personat , një grua shtatzënë dhe një burrë , janë dërguar në një spital për trajtim të panjohur , shtoi ai . Edhe pse Palmore tha se ishte tepër herët të thuhet nëse kjo ishte pjesë e një operacioni të trafikimit njerëzor , ai nuk tregojë se nga i kan marrë të dhënat .Houstoni i ulet është rreth shtatë orë në këmbë nga kufiri me Meksikën , dhe megjithëse është shkretërirë dhe temperaturat janë shumë të larta , trafikantët e kan bërë një rrugë popullor për emigrantët e paligjëshëm, me gjithë rrezikun për jetën – ku shpesh herë, emigrantët gjejnë vdekjen,  shpjegoi Palmore .

” Nëpërmjet Houstonit, ata mbasi kalojnë kufirin dhe futen në qytet është i rëndësishëm për korridoret autostradës që lidhi Houstonin nëpërmjet autostradës , I- 45 dhe I- 10 me qytetet e tjera në thellësi . Me këto dy korridore të trafikut, trafikantët nxjerrin kudo në Shtetet e Bashkuara , njerëzit që sjellin me para nga Meksika ” tha Palmore . ” Dhe kjo është shumë e lehtë për ti asimiluar në komunitetet e tjera këtu në SHBA . ”
Lidhur me shtëpin ku gjetën 108 veta ai sqaroi se pasi policia e Houstonit morën një informacion se një grua me fëmijët e saj ishin deklaruar të humbur ata u vunë në kërkim . Cannon tha se policia kishte ngritur disa postblloqe në zonë si pikë survejimi jashtë shtëpisë me herët . Poliicia, ndoqi një makinë me dy njerëz brenda në një ndalesë rutinë të trafikut , kur ata e panë policinë tentuan të largohen nga rruga dhe u futën nëpër shkurret për rreth . Kur u kapën policia gjeti pistoleta dhe dokumentet që tregonin për një veprimtari të paligjshme , policia arrestojë dy burrat dhe ata treguan edhe për tre të tjerët , tha ai .

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 108 emigrante, ne Texas

SHPERTHEN UZINA KIMIKE NE TEXAS- 15-20 TE VDEKUR, 165 TE PLAGOSUR

April 18, 2013 by dgreca

Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”/

Raport sepcial nga New Yorku – Beqir SINA/

WACO – TEXAS : Shpërthimi në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në Texas provokoi lëkundje të sipërfaqes së tokës me magnitudë 2.1 ballë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Mbi zonën e shpërthimit janë ndaluar të gjitha fluturimet në lartësi më pak se një kilometër.Zjarrin në vendin e shpërthimit nuk kanë arritur ta shuajnë ende. Zjarrfikësit nuk mund të punojnë dot me kapacitet të plotë për shkak të tymit toksik dhe erës së fortë. Përveç kësaj, ekziston edhe rreziku i një shpërthimi të dytë. Aty pranë ndodhet edhe një rezervuar tjetër i madh me plehraMirëpo ajo që ka ngjallur frikë është se nga temperatura e lartë që është krijuar, ka gjasa që një tjetër shpërthim mund të ndodhë në uzinën e prodhimit të plehrave kimike në afërsi të qytetit të Waco në Texas, kështu të paktën njoftoin kanalet televizive amerikane. Sipas të dhënave thuhet se, ekziston rreziku që në këtë objekt të shpërthejë edhe një tjetër konteiner(rezervuar) i madh me plehra kimike – Nitrat Amoni.Kështu që autoritetet vendore u bënë thirrje dhe po largojnë të gjithë njerëzit brenda rrezes prej një milje nga epiqendra e shpërthimit ata u urdhëruan të evakuohen. Në operacionin për evakuimin e njerëzve janë përfshirë 6 helikopterë dhe dhjetra automjete të ndihmës së shpejt përfshirë edhe automjetet e ushtarake të një baze në afërsi të Azotikut. Të lënduarit po dërgohen në tre spitale.

15 deri në 20 njerëz të konfirmuar, janë të vrarë në shpërthimin e Uzinës së plehrave kimike, por zyrtarët kan frikë se numëri i tyre mund të shtohet dhe të ketë të vdekur të tjerëNgjarja ndodhi sot here në mëngjes kur u dëgjuan shpërthime massive të një uzine azotiku në Perëndim, të Teksasit pranë qytetit Waco.
Sipas raporteve të para thuhet se nga shpërthimi masiv në një uzinë të plehrave kimike tronditi qytetin e Waco në veri perëndimim të Teksasit, duke shkaktuar viktima të shumta dhe duke lënë njerëzit e bllokuar dhe ndërtesat në zjarr.
Personeli i emergjencës së uzinës dhe zjarrëfiksit ishin të përgatitur për mundësinë e shpëtimit të dhjetra punëtorëve dhe banorëve që jetonin për rreth uzinës . Televizionet amerikane raportuan se shpërthimet masive nisën në orën 07:53 të darkës dhe mund të dëgjoheshin 45 milje larg – pra rreth 55 kilometra larg.
Edhe pse autoritetet konfirmuan se të paktën pesë deri në 15 njerëz kishin vdekur, pak para orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ata thanë se numëri i të vdekurve mund të rritet, mbasi dei tash nuk kanë një numër në total zyrtar. Ata kanë thënë se ata presin për të gjetur trupa të tjerë mbasi janë forca të shumta që vazhdojnë për të kërkuar në këtë zonë.
Drejtori i emregjencaver EMS për zonën në Perëndimin e Teksasit, Dr George Smith, ka konfirmuar pas intervenimit të forcave të mbrojtjes kundra zjarrit 4 puntorë të tyre dhe dy nga personeli i emergjencës ishin vrarë nga shpërthimi, i cili ndodhi në uzinën West Co, e cila ndodhet rreth 80 milje në jug të Dallasit.
Smith tha se ai ende nuk mund të konfirmojë nëse ka edhe zjarrfikësë dhe dhe ndonjë oficer policie, tjetër të vdekur, të cilët kanë qenë të raportuar si të zhdukur.
Zyrtarët thanë se më shumë se 160 njerëz kishin qenë duke u trajtuar për lëndime në spitale të ndryshme, por ky numër mund të vazhdojë të rritet mbasi personeli i emergjecave është në kërkime emergjente për të mbijetuarit, duke kërkuarderi në orën 5 të mëngjesit
Një flakë e kishte shpërthyer më herët në fabrikë, dhe shpërthimi ndodhi ndërsa zjarrfikësit ishin duke u përpjekur për ta vënë atë nën kontroll.
“Ajo ishte një zjarr i vogël dhe pastaj u mbulua në nitrat amonit, ajo shpërtheu duke na kujtuar atë shpërthimin e bombës në Oklahoma City në 19 prill 1995,” tha Jason Shelton, një nëpunës në Hotel Best Western në Waco. “Unë jetoj rreth një apo dy kilometra prej uzinës , por shpërthimi tronditi fort derën time dhe dritaret e mia, ndërsa rrafshoi shtëpitë që ishin për rreth uzinës së Azotikut. ” tha ai.
Autoritetet nisën menjëherë evakuimin e banorëve të qytezës që ka 2600 banorë, duke përfshirë më shumë se 130 banorët të një shtëpi pleqsh aty pranë të dëmtuar rëndë nnga shpërthimi që kishte përhapur mbeturinat e saj nëpër një zonë të gjerë.
Anëtari i Këshillit të Qytetit Al Vanek tha se katër-blloqe nga zona përreth Azotikut, ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit ishte “rrafëshuar” krejtësisht.”

Dëshmitarë të tjerë, thekson shtyi amerikan bëjnë krahasime me atë skenën që kanë parë në 19 prill të vitit 1995 bombës në Oklahoma City.

Autoritetet thanë se uzina prodhonte lëndë kimike të cilat janë materiale të ngjashme me atë që përdoret për të stimuluar bombë e njëjtë si ajo e Oklahomës në ndërtesën e FBI – Murrah Federal Building 18 vjetë më parë.
Ndërtesat për rreth uzinës thanë televizionet amerikane ishin të shumta në zjarr, duke përfshirë shtëpinë e pleqve azilin, dhe në një Shkollë të Mesme . Një dispeçer nga forcat emergjente bëri thirrje për ambulanca të tjera mbasi numëri i të lënduarve ishtë i madh, tha ai duke shtuar se : “Ne nuk kemi autoambulanact sa duhet mbasi kemi shumë të plagosur këtu.”tha ai
Dhe shtoi se gjithçka rreth uzinës kishte qenë e shembur, duke përfshirë një kompleks afër uzinës me 75 apartament dhe rreth 50 njësi që kishin qenë të shkatërruara.
“Kjo në anën tëtër të qytetit duket si një katastrofë,” tha Bill Manolakis. Dëshmitarët e përshkroin si një skenë kaotike.
Një qendër e përzgjedhur është ngritur në Perëndim të qytetit në mjediset e një Shkolle të Lartë, pasi personeli i urgjencës është i shqetësuar se tymi mund të përhapet dhe është i dëmshëm për banorët.
Manolakis tha se mbas katër orëve zjarri kryesore ishte vënë nën kontroll, por banorët u kërkuan të mbeten të mbyllur dhe të mos dalin në terren deri sa të vinë forcat e emergjencës, për shkak të kërcënimit të shpërthimeve të reja ose rrjedhjet e amoniakut nga rrënojat e uzinës.
Departamenti i Sigurisë Publike transportoi disa viktima në spitalet në Waco, e cila është rreth 20 kilometra në jug të Perëndimit të uzinës.
Glenn Robinson, shefi ekzekutiv i qendrës spitalore Hillcrest Baptist Medical Center në Waco, tha se spitali i tyre kishte marrë rreth 100 pacientë të cilët mbërritën me ambulanca dhe automjete private.
Ai tha se më shumë se 40 njerëz ishin në gjendje të rëndë, me lëndime që përfshijnë djegiet e rënda, kocka të thyera dhe çarje të mëdha në trup nga shpërthimet e fuqishme., duke shtuar se edhe pse disa njerëz ishin ende në kirurgji rreth oërs 01:30, të mesnatës “shumë prej tyre që tashmë janë trajtuar në spital dhe u dërguan në shtëpi.”
Të gjithë pacientët të cilët kishin ardhur në spital kishte mbijetuar, tha Robinson. Ambulancat nga mbarë Teksas Qendrore kishte ndihmuar transportin e pacientëve, dhe më shumë se 250 mjekët dhe infermieret janë përgjigjur rastit emergjentë.
Enti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara rapotoi se shpërthimi ka gjeneruar mjaft forcë për të u regjistruar si një tërmet me magnitudë 2.1 ballë.
Kryqi i Kuq Amerikan ka dërguar ekipe nga i gjithë rajoni dhe ishte duke punuar për të gjetur strehim për të shpërngulurit.
Bordi i Sigurisë Kimike në SHBA ka dërguar një ekip të madh hetimor në uzinën e përpunimit të pleherave kimike në Waco, , dhe Governatori i Teksasit Rick Perry dhe zyrtarët e lartë shtetërore janë duke monitoruar zhvillimet.
“Ne jemi … në mbledhjen e informacionit, si detaje që të dalim me konkluzione konkrete në lidhje me këtë incident,” tha ai. “Ne kemi mobilizuar edhe burimet shtetërore për të ndihmuar autoritetet lokale. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe përgjigjen e parë në vendngjarje. ”
Byroja e alkoolit, duhanit, Armëve të Zjarrit dhe eksplozivët do të hetojnë incidentin, por zyrtarët kanë theksuar se ata nuk kanë vendosur nëse incidenti ishte një gabim njerëzorë, apo një aksident industrial. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ata do të trajtojnë zonën e shpërthimit, si një skenë e krimit derisa ata kanë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit”, tha Governatori i Teksasit Rick Perry
Fatkeqësia ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, si dhe ka marrë shprehjet e simpatisë dhe lutjet e personaliteteve dhe mbarë popujve të mbarë botës, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në viset e tyre. Papa Francis ka lëshuar një kërkesë online ku thuhet se : “Ju lutemi të bashkoheni me mua në lutjet tona për viktimat e shpërthimit në Teksas dhe familjet e tyre.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, e uzines kimike, ne Texas, per shperthimin, raport

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT