• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAP, në vendin e shtatë

December 31, 2015 by dgreca

Investimet më të rëndësishme botërore, në vendin e shtatë gazsjellësi TAP/
Prej 7 vitesh bota është duke u përballur me krizën më të thellë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Për shumë ekonomistë, rrugët për daljen nga kjo situatë kalojnë nga investimet madhore, në projekte të cilat modernizojnë ekonomitë, rrisin potencialin e tyre për t’u zhvilluar dhe gjenerojnë vlerë të shtuar.
Por cilat do të jenë veprat më të mëdha të vitit 2016? 
Gazeta e mirënjohur ekonomike “Il Sole 24 Ore” ka bërë një klasifikim të 10 investimeve më të mëdha botërore që priten për vitin e ardhshëm. Mes tyre, i shtati renditet një projekt që kalon në Shqipëri, gazsjellësi Transadriatik. Sipas gazetës, në vendin e parë është hekurudha me ngritje magnetike që do të lidhë qytetin e Osakës me Tokion, në Japoni. Kjo vepër nis vitin tjetër dhe do të kushtojë 38.5 miliardë dollarë, duke qenë kështu hekurudha më e kushtueshme e botës. 
Në vendin e dytë do të jetë tuneli Agua Negro në Argjentinë, i cili do të ketë një gjatësi 14 kilometra dhe kosto 1.4 miliardë dollarë. Pas tij renditen me radhë aeroporti i ri i Sidnejit, pista e tretë e aeroportit të Hong Kongut dhe metroja e re e Parisit. Të gjitha këto janë investime të cilat kanë kosto miliarda dollarë. Lista vazhdon me projekte të tjera madhore nga Kenia e deri në Gjeorgji. Për gazsjellësin Transadriatik, gazeta thekson se do të jetë 870 kilometër i gjatë, i cili nis në Turqi dhe përmes Greqisë e Shqipërisë përfundon në Pulia të Italisë. Projekti, punimet e të cilit kanë nisur sakaq, por që vitin tjetër do të jenë masive, pritet të kushtojë mbi 2 miliardë dollarë duke i dhënë akses tregjeve europiane në gazin e kaspikut. FMN, Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare më prestigjoze të botës vlerësojnë se do të jetë pikërisht ky projekt që do të mbajë barrën kryesore të rritjes së parashikuar ekonomike të Shqipërisë për vitin e ardhshëm. Madje, ai cilësohet si një nga faktorët kryesorë që mund të zgjerojë potencialin e ekonomisë për të gjeneruar rritje më të shpejtë gjatë viteve në vijim.

Filed Under: Komente Tagged With: në vendin e shtatë, TAP

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT