“Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë” është libri me i ri i studiuesit Ndricim Kulla. I konceptuar në trajtën e një albumi me vendet me të bukura që përshkruan autori, ky botim vjen pas një pune 20 vjeçare , në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Kadare.
Ndricim Kulla: Më lindi ideja që me këtë mund të bëja një album që mund të kishte trajtën e një guide, që mund t’i shërbente promovimit të turizmit shqiptar dhe aq më shumë që kjo bëhet nga pena e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.
Në këtë botim flitet për qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe disa vende të botës që Kadare nuk i kishte vizituar asnjëherë , por i kishte përshkruar me shumë saktësi.
Ndricim Kulla: Unë jam fokusuar tek koha e studimeve të tij në Moskë, Parisi. Unë u habita që ai përshkurante me kaq saktësi, por njëkohësisht të marrim edhe një shembull tjetër Sahara, që ai bën një vjershë brilande që nuk e ka shkruar dikush pa qenë në Sahara.
“Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë” është shkruar në shqip dhe anglisht ,me qëllim promovimin e turizmit dhe bukurive natyrore të vendit në sytë e të huajve.