• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTETI I RI, GJENERATA E RE

January 27, 2014 by dgreca

Delegacioni nga Kosova në vizitë në SHBA/

New York City, 26 Janar 2014.Që nga dita e mërkurë (22 Janar 2014), në Shtetet e Bashkuara po qëndron për vizitë zyrtare një delegacion shoqërisë civile, nën ombrellën e Qendrës së Kosovës për Politika Publike, në përmbërje prej z. Burim Korqa (Qendra e Kosovës për Përkrahje të Biznesit-KCBS), z. Sherif Sherifi (avokat, Forumi i Profesionistëve të Rinj), dhe z. Xhevat Latifi (Agjensia e Lajmeve XLPress.tv), i udhëhequr nga profesori Faton Bislimi, drejtor menaxhues pranë QKPP.

Në ditën e pare të qëndrimit në SHBA, delegacioni pati një vizitë të ngjeshur me takime në Boston, njërën prej qendrave kryesore akademike të SHBA-ve, ku edhe jetojnë e veprojnë një numër i madh i shqiptaro-amerikanëve, që nga koha e Fan S. Nolit. Në takim me At Arthur Liolin, famulltar i Kishës Ortodokse SHqiptare në SHBA “Shën Gjergji”, u bisedua për rendësinë që ka patur dhe vazhdon ta ketë diaspora shqiptare në SHBA, e vecanërisht ajo në Boston. Sipas At Liolin, “mesazhi i Fan Nolit, misioni i tij, dhe ëndërra e tij për një Shqipëri të lire, e një popull shqiptar të bashkuar, vazhdon edhe sot. Tani, barra bije mbi ju, gjeneratat e reja, për të përmbyllur këtë mission kombëtar përmes krijimit të mundësisë për anëtarësim të Shqipërisë e KOsovës në familjen e madhe të BE-së, si dhe barazisë për shqiptarët në vendet tjera fqinje në Ballkan.” Nga delegacioni i QKPP, roli që komuniteti shqiptaro-amerikan ka luajtur në të mire të kauzes kombëtare shqiptare u konsiderua i  pazëvendësueshëm.

Anëtarët e delegacionit gjatë ditës morën pjesë edhe në një seminar akademik në Universitetin e Harvardit, dhe paten rastin të japin kontributin e tyre permes pjesëmarrjes në séancen e diskutimeve. Në mbrëmje, ata u takuan me përfaqësues të Profesionistëve të Rinj SHqiptaro-AMerikan në Boston. “Eshtë kënaqësi e vërtetë të diskutojmë me kolegët tanë nga Kosova për cështjet që na preokuptojnë të gjithëve. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe besojmë mund të japim edhe ne kontributin tone,” ka thenë Faton Limani, student në Harvard University dhe aktivist në kuadër të grupit të Profesionistëve të Rinj Shqiptaro-Amerikan ne Boston.

Gjatë ditës së premte, delegacioni pati një vizitë në Washington, DC, ku Bislimi u ftua për një intervistë në Zërin e Amerikës (VOA), gjatë së cilës u diskutua roli që shoqëria civile ka në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe rendësinë e vizitës së delegacionit në fjalë në SHBA. Në Washington, delegacioni pati edhe takime tjera dhe vizita në Capitol Hill.

Kurse, gjatë qëndrimit në New York City, delegacioni pati një drake pune me përfaqësuesit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, kongresistin Joe DioGuardi, znj. Shirley Cloyes, si dhe z. Arslan Cekaj e z. Gjergj Dedvukaj (anëtarë të Bordit të LQSHA-së). Gjatë këtij takimi, u diskutua për punën e madhe që lobi shqiptar në SHBA ka bërë për Kosovën dhe rolin e vecantë që SHBA-të vazhdojnë ta kenë vis-à-vis zhvillimi të mëtutjeshëm të Kosovës. “Janë pikërisht njerzit si ju që duhet të punojnë në vazhdimësi për të cuar përpara Kosovën. Ne i ndihmuam Kosovës për t’u cliruar e për t’u pavarësuar, dhe do të na keni pranë edhe për t’u bërë shtet i zhvilluar në Ballkan. Nuk ka përfaqësues më të mire në këtë kohë për Kosovën sesa njerzit e ri, profesionistë, e të përkushtuar për vendin dhe shtetin e tyre. Andaj, ju inkurajoj të vazhdoni me punën tuaj dhe ju premtoj se dyertë në SHBA do të t’I keni gjithëherë të hapura,” është shprehur kongresisti Joe DioGuardi, president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ndërsa, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar) në selinë e OKB-së në New York, delegacioni nga Kosova do të ketë nderin  që të jetë pjesëmarrës në të gjitha ceremonitë e kësaj dite, duke përfshirë ketu edhe pjesëmarrjen në pjesën e ceremoniesë gjatë së cilës të pranishmëve do t’iu drejtohet Sekretari Gjeneral i OKB-së, z. Ban Ki Moon, si dhe regjisori i mirënjohur Steven Spielberg. E vecanta e kësaj ceremonie do të jetë edhe një session I posaqëm I saj që I dedikohet rolit të shiqptarëve në shpëtimin e hebrejëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilin, një fjalë rasti do ta ketë edhe Ambasadori I Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha.

“Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithëcka që mundemi që ta realizojmë deri në fund procesin e krijimin të një shteti te zhvilluar e të bazuar në ligj. Kjo vizitë i ka shërbyer këtij qëllimi dhe na ka krijuar lidhje e mundësi të reja për bashkëpunim me kolegë nga SHBA-të,” ka thenë avokati Sherif Sherifi, duke përmbledhur shkurtimisht rendësinë e vizitës.

Kurse, Burim Korqa, duke iu referuar nevojës për zhvillim ekonomik, ka thenë se “vizita na mundësoi të kemi disa takime edhe me përfaqësues të bizneseve në Washington, me të cilat ne besojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellur projekte zhvillimore në vendin tone.”

“Kosova ka potencial për zhvilim, sepse ka edhe resurse të mira njerzore përveq atyre natyrore. Roli ynë duhet të jetë në vijë me nevojat zhvillimore të vendit tone. Mediet janë pasqyrues I ngjarjeve në një vend—qofshin ato të mira apo ajo. Ne duhet të punojmë që shembullin e suksesit të institucioneve simotra në SHBA si dhe përvojën që përfituam këto ditë ta sjellim në vendin tone,” ka shtuar Xhevat Latifi.

Në fund, Faton Bislimi ka theksuar se qëllimi i  vizitës ishte vazhdimësi e punës së njerëzve të vullnetit të mire, për të ndihmuar procesin e shtetndërimit në Kosovë. “Miqësia e popullit shqiptar me atë amerikan në përgjithësi, e miqësia e Kosovës me SHBA-të në vecanti, janë shtyllë kryesore mbi të cilën duhet të ndërtohet vizioni për shtetin e ri të Kosovës. Përkundër sfidave e barrierave, ne duhet të ecim tutje. Gjeneratat e reja të vendit tone do të kthejnë në realitet ëndërrat e paraardhësve, rrugë kjo e cila kalon permes SHBA-ve” ka thenë Bislimi.

Filed Under: Featured Tagged With: Delegacioni nga Kosova, gjenerata e re, në vizitë në SHBA, Shteti i ri

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT