NGA ARDIAN MURRAJ- WORCESTER, MA
Bashkësia e shqiptarëve te qytetit te Usterit festoi me madheshti Diten e 28 Nentorit, 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Veprimtaria e zhvilluar ne sheshin perpara Bashkise kishte grumbulluar mjaft pjesmarres dhe ne oren 12:00 te mesdites himnet kombetare te SHBA-se dhe ai i Shqiperise shenuan momentin solem te nderimit te kesaj dite. Organizatore per veprimtarine ishte Shoqata Atdhetare Kulturore “KOMBI” e cila qe nga viti 2008 dhe ne vitet me rradhe ka e ka realizuar kete si nje feste e mbare shqiptareve, e brezave te vjeter dhe te rinj te emigranteve. Pershendetjen e drejtoi kryetari i shoqates z. Artur Vrekaj ku vleresoi frymen e rritjes dhe te bashkepunimit mes shqiptareve. Atmosferes se gezueshme iu shtua dhe vleresimi i disa bashkekombasve tane si Kasem Kaso, Dalip Karameti dhe Aristotel Mici. Ndersa perfaqesuesja e zyres se kongresmenit Jim McGovern, zonja Gledys Rodriguez drejtoi pershendetjen per bashkesine e shqiptareve si nje grupim i rendesishem me peshe dhe i sukseshem ne shtetin e Masacusetsit. Deputetja Mary Keefe qe prej vitesh ka punuar me shoqaten dhe tregoi per rendesine dhe vitalitetin e shqitareve ne jeten e shume etnive dhe kulturave qe perfaqesojne qytetin e USTERIT. Prekse perpara te pranishemve ishte dhe leximi i telegramit te drejtuar presidenteve te Shqiperise dhe Kosoves , zonjes zotit Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga, nga emigrantja e sapo ardhur ( prej dy diteve) Sonila Cupi nga qyteti i Fierit.
Ne vijim te ketij lajmi do te pasqyrohet fjalimin e z. Artur Vrekaj dhe permbajtjen e tekstit te telegrameve.