• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT-PSE KJO FTOHJE…?

December 29, 2015 by dgreca

Neki Lulaj-Gjermani/
PSE KJO FTOHJE…?

Në lulishten e parajsës kurrë s’e menduam ftohjen/
O, pse loja e dashurisë u bë gulfë burimi pas shiut rrebesh?/
U tulatëm brenda vetes, kur lulen me ferrë dikush e shartonte/
Më thuaj, o zemër e plagosur, kush e ngren mes nesh një kënetë?/

Kush po ma ngrin lotin në qepallën time të vluar në verë?
Mbi ballin tim ka rënë si çurg djersa në një shekull të egër
Cili murlan këtë kurm e këtë ndarje mbi lumë po na mbjell?
Kush e mbushi rrugën me ferra e me gurë të pagdhendur?

Dënesin në farkën e bronzit me klithmë Saliu, Luani e Agimi
E pijnë ndarjen me një gllënjkë uji në glloftën e madhe
A s’e ndieni vajin, o shurdhër hilemedhenj, mes sherrimi
Pse gurin e ogurzezës doni që ta mbillni në livadhe?

Me ngulç shpirti po ju lus, me zemrën e burrit në duar
Jeni shkrirë në panterat e rrezikshme kundër vëllazërisë
Ulni kryeneçësinë që loti të mos bëhet ortek i tërbuar?
Se vaji bëhet oqean e ju gllabëron laku i egër e lakmisë.

Po kuis si i plagosur, po qaj si bonjak i braktisur nga vetmia
Ecni në tokë e jo në qiell që të bini një ditë të vrarë!
Se janë kalbur retë nga loti im e do ju thyejë qafën lakmia
Se lesa bëhet më e madhe që na ndan me fjalën litar.

Nuk i recitoj dot zemrës së ndarë elegji fjalëdhembshura
Se helmi i motit po ma ngren në shpirt valët e nxehta.
Ore juve, mos t`ju mallkojë Skënderbeu që nga Mesjeta
Mos t`ju qortojë Ismajli, Isa, Rugova e Nënë Tereza.

Komandant Adem Jashari kurrë nuk do t’u pranojë në vizitë
Atje në kodrën e lavdishme të Jasharajve ku lulëzoi Liria
Mos pritni t’ju lavdërojnë Viçë, Tadiçë e Mlladiçë
Se do t’ju mallkojë toka ku nuk është tharë gjaku si flakërima.
Oh, eshtrat nuk janë gjetur nga genocidi i freskët
Ata nuk u ngopën duke na vrarë me dorën e tyre të egër.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Neki Lulaj- nga Gjermania, poezi, Pse kjo ftohje

Neki Lulaj- nga Gjermania në Sofrën e Diellit

June 2, 2014 by dgreca

RRUGËS SE GËZHOJAVE/
(Rugës në mes të fshatit Lybeniq)/
NGA NEKI LULAJ/

Sa herë i bie rrugës së gëzhojave me një hap të nxehtë/
Ndiej erë shkrumbi,mish e flokë të djegura, oh, ç;padrejtësi/
Qetësie mordit merr gishtërinj fëmijësh si një copë jetë/
Eshtra të nxjerër nga baroti tek shoh edhe qyrkun e zi/

Dëgjoi zëra bastardësh paramilitarë si në legjendat antike/
Britma milicësh mercenaresh qyqarë si mjegulla përhapen/
E nuk ka asnjë gardh për këtë rrugë krenare shqiptarie/
Edhe pse mua m’u këputën këmbët para kësaj hataje të madhe/

Kafka, eshtra gishtërinj fëmijësh si zile tringëllijnë në tokë
Me vijnë mbi njëqindë zëra çudije,krenarie që jehojnë në grykë
Në grykën e Lybeniqit shoh mbi njëqind bajraqe që flatrojnë
Krushqit dhe flamurtarët të lirisë sot në zemër dhembja i mund.

Ruani si testament varret se muret e territ po bëhen murranë
Mbi rrasat e gurit kurrë nuk thahet gjaku i trimave të rënë
Këmba egjakatarit kurrënë breza të mos shkelë në këto anë
E lulet të mos vyshken as në bjeshkë e as në këngë

Na lini të prehemi të qetë mbi bulëzat shenjtore të lirisë
Të na ngrohin thërrmikat e diellit në ugare e në shkollat me zile
Të zhduken hijet e viteve si mokrat e mykura të robërisë
E
E ne të flemë në gjumin e lumturisë që ecën mbi udhë sublime

E shkruar në qershor të vitit 1999

KUR DUHET NDARË

E ç’\qeenka ky qiell i mrrolur i vrejtur në këtë mbrëmje verore
Sonte shpirti i numëron orët e ngujuara pa fund në mistere
Një erë si për dreq në pritjen e ndarjes luan me kanate porte
E nata rrit shtatin mbi horizont si një nuse me pelerinë pranvere

Ne një pus të pa fund me kalarojnë si kalorës mendimet
Si një skile nate më lebetitin e më zënë shtigjet
Ky ujë lumi, o, sa shpejt hyri nën Urën e Pritjes
E nuk u çmallëm dot as me varreza se erdhi koha për ikje

Në rrebesh shiu çurrit ndarjën që më sjell kujtime të gjalla
I ngjan një drame të Kadaresë me skenar dhe aktor
Si zogjtë shtegtarë me sy të hapur ku janë të lagura e flatrat
Po kthehem këtu sërish, por jo në truallin arbëror

Shtrërngohen duar e këmbon zëri i dridhur si deti me ere
Po arratisën sërish zogjtë drejt të tjerë udhëve e qiejve
Grimcohet zemracopë-copë si të ishtëe një ngricë pranvere
Që të mos të na tradhëtojnë ndjenjat pritni deri në verën tjetër.

BRAKTISJET

Përmbrenda kapakeve të shpirtit me varen shpresat për takim
I heshtur qëndroj para pragjeve të mbyllura të shtëpive
Ndalem i përmalluar e hingëlloj si kali i lodhur në udhëtim
Dhe marr në çdo cep një shije të trishtuar vetmie

Këtu paska shtrirë krahët si zot shtëpie fryme qetësie
Kjo heshtje e harlisur më bën sot dhe nesër me trim
Do t’i var këmbanat në qafë të yjeve se erdha mes drite
E hënën me çarçafin e nusërisë ta lidh me mxitim

Sa shumë kujtime gëzime e pendime me kalërojnë
Me varen si gozhdë ne tra brenda kraharorit të lënduar
Mbi këto zgala muri fjala heshtake më mbetet si harresa e ftohtë
E në vetull të eshkës më thërret dallëndyshja e ëmbëltuar

Unë kam vegime mistike e dridhje nga një mallëngjm
Qetësinë e prishin zogjtë nga gëzimi se kam ardhë
Sytë m’i puthin pusin gurët, urë arën në ugarë me dritë
Kam ardhë unë, i juaji, se nuk jam i huaj më gjer në varr.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: e Diellit, NË SOFRËN, Neki Lulaj- nga Gjermania

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT