TIRANE- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 5 shtatorin, ditën kur u shua e lumnuara Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikes se shqiperise përmes një deklarate për mediat e ka përshëndetur këtë vendim, me te cilin, sipas saj, vendet anëtare të OKB-së, duke njohur e vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, i bëjnë një homazh të merituar aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë.
“Rezoluta, duke inkurajuar aktet e bamirësisë, bën thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Shqipëria ishte një nga vendet kryesore sponsorizues të kësaj rezolute dhe Misioni ynë në Kombet e Bashkuara pati një rol kyç në miratimin me konsensus të saj. Nëpërmjet një lobimi të fuqishëm, rezoluta arriti të marrë bashkësponsorizimin e më se 20 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”,- thuhet në deklaratën e MPJ-së.
KEMI ARSYE TË KRENOHEMI ME NËNË TEREZËN
NGA AGIM REXHAJ*/
Një ndër veprat më të mëdha, të simbolit të shqiptarëve, në botën e qytetruar mu në zemër të Europës, është ndërtimi i Katedrales “Nëna Tereze” në zemër të Prishtinës, në Kryeqytetin e Republikës së pavarur të Kosovës, e cila gjithësesi ka mbas vetes edhe kontributin e çmuar të shqiptarëve të Amerikës. Ky kontribut është një gjest dashurie, respekti, dhe bashkimi për tërë shqiptarët, kudo që ata jetojnë.
S’ka dyshim, se kur kujtojmë Katedralen “Nëna Tereze” në mes të Prishtinës – do të çojmë ndër mend, edhe çastin e hedhjes së gurthemelit nga presidenti i ndjerë i Kosovës; Presdenti historik, arkitekti i Pavarësisë, dr Ibrahim Rugovën,i cili do të mbahet mend si paraprijës i këtij projekti.
Do të çojmë ndërmend edhe prijësin shpirtëror,Ipveshkvin e ndjerë, Imzot Mark Sopin, biografin e Nënës Terezë, Dom Lush Gjergjin,e shume te tjere. Kujtojmë, në mënyr të posaçme punën e tyre, në nismën për ngritjen e Katedrales në Prishtinë, më 19 gusht 2006, ate dite te bekuar, ku moren pjese Shqiptarë nga te gjitha trojet etnike, si dhe nga diaspora e tri besimeve fetare,katolikë,ortodoksë dhe muslimanë, kujtojmë praninë ndërkombëtare. Kjo Katedrale, është bërë sot, pikërishtë monumenti që i shkon përshtat një figure të rrallë , nje Nobelisteje, një shenjëtoreje shqiptare si Nëna Tereza
Ne shqiptarët kemi arsye të krenohemi për Shënjtëreshën Nënë Tereza, emrin e së cilës mban Katedralja. Krenohemi me simbolin e racës tonë Arëbërore. Ajo, grua imcake, me trup të vogël, por me zemër të madhe, siç ka thënë Papa Gjon Pali II, “i dha formën Shekullit të XX”, ndërkohë që Kardinali Paskal,do ta ngrintë lart Kombin Shqiptar, tek do të thoshte:” Nuk mund të jetë popull i vogël ai që ka dhënë një nënë kaq të madhe.”, ndërsa shkrimtari ynë i madh, kandidati i përjetshëm i Nobelit,Ismail Kadare, do ta vajtonte simbolin e dashurisë së përbotshme me shprehjen:” Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa Nënë Terezën”.
Ne ndjehemi mirë që emri i Nënë Terezës është përjetësuar duke emërtuar Spitale, Qendra mjekimi, Shkolla, Aeroporte, rrugë, por ajo që do ta kujtojë përjetësisht misionin e saj, do të jetë Katedralja në mes të Prishtinës.
Dëshirojmë me zemër që kjo Katedrale, ashtu siç u konceptua që në gurthemel, të jetë edhe një një monument bashkimi për popullin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar, pavërsisht përkatësisë fetare.
Modeli i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare për popullin shqiptar, është unik,i papërsëritshëm. Vëllazërimi mes feve është një tregues i qytetërimit dhe pjekurisë së kombit tonë. Kjo vlerë, në imazhin e Shqipërisë, përbën një shembull të rrallë në Europë e në botë. Le ta ruajmë këtë trashëgimi të të parëve tanë!
Me ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Pavarur të Kosovës, u realizua më në fund, amaneti i Presidentit historik të Kosovës dr Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit – të cilët nga dritarja e qeillit – shpirtat e tyre te ndjerë, sot gëzohen dhe na falenderojnë, të gjithëve ne për atë që bëmë si shqiptarët te Amerikës, atë që bëmë së bashku në dekada për çështjen shqiptare në SHBA, kontributin që dhamë në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe demokratizmin e saj, çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë, avancimin e çështjes shqiptare ne Maqedoni Mal të Zi, por edhe për kontributin e dhënë qysh ne fillim me ndërtimin të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë – Kosovë,
Ndërtimi i Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë , ishte rezultat i një pune të madhe që është bërë për t’i bashkuar shqiptarët e të tre besimeve fetare, pavarësisht bindjeve tona politike , pavarësiht viseve nga kemi ardhur.
Ndërtimi i këtij tempulli të besimit fetar në mes të Prishtinës, nxorri edhe një herë në pah bujarin dhe zemërbardhësinë e madhe te shqiptarëve të Amerikës që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves , por kontribuan dhe po vazhdojnë të kontribuojnë për ndërtimin e këtij tempulli të shenjt, monument fetar dhe kombëtar si dhe shenjë bashkimi në mes të Kosovës, në mes të Europës.
Mirenjohja dhe falenderimi u takojnë te gjithe Shqiptareve, kudo që janë, të cilët ndihmuan dhe po e ndhmojnë ndërtimin e Katedrales “Nena Terezë” në Prishtinë, një nderim i veçante shkon për famullitarin e palodhur e atdhetar të Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, Dom Pjeter Popaj,
A ka gje me te bukur se fakti i përfshirjes të të gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trojet etnike, per ndërtimin e Katedrales ne Prishtinë?
Në pamundësi për t’i përmend të gjithë, po i numëroj disa që kontribuan me shuma të konsiderueshme;
Nga arbëreshët e Italise , Joe Dioguardi ish Kongresmeni republikan , Xhim Xhema nga Presheva, Leke Gojçaj nga Hoti i Malesise, Zef Balaj nga Shqiperia,Hary Bajraktari nga Kosova, Ibrahim Kolari nga Dibra dhe shumë të tjerë.
Në prag të këtij 100 vjetori të shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, falenderojmë mikun tonë të perjetëshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thoshte Presidenti historik i Kosovës, i njderi Dr. Rugova, për atë që bënë që Shqipëria të mos coptohej më tej dhe të ruante pavarësinë që e kemi tash e 100 vite. Pa mikun e madh, Kombin Amerikan, nuk do ta gëzonim pavarësinë e Kosovës, nuk do ta kishim Shqipëria në NATO.
Pra , le të shërbejë edhe sonte kjo darkë, e bukur bashkimi, për rritjen e Fondeve për Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, si një darkë që na mbledhë së bashku që të kontribojmë, por edhe të festojmë, në prag 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin 1912, ditën kur plaku i urtë dhe i mençur i Vlorës Ismail Bej Qemali, ngriti me ata patriotët e mbeldhur së bashku nga e gjithë Shqipëria etnikie, flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut . Le t’i shërbejë kjo darkë qëllimit të saj, ashtu si dhe në të kaluarën me aktivitetet në veprimtaritë dhe kontributete e diasporës, sidomos në dy dekadat e fundit për grumbullimin e ndihmave në New York, për Kosovën, Shqipërinë e çështjen shqiptare në tërësi.
Pra si folësi i kësaj darke gjejë rastin të falenderojë secilin prej jush për këtë kontribut të çmuar dhe t’ju urojë të gjithëve mbarësi dhe lumturi në shtëpitë tuaja, Zoti u bekoftë për këtë dhuratë të madhe që po bëni për Katedralen e “Nëna Tereze” në mes të Prishtinës-! Zoti i bekfotë Shqiptarët,Kombin shqiptarë , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kombin Amerikan!
- Fjalimi që mbajti zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj më 14 tetor, në darkën e organizuar nga Komisioni Organizator i mbledhjes së Fondeve për ndërtimin e Katedrales”Nëna Terezë” në Prishtinë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 23
- 24
- 25