Shqipëria mori një medalje të rëndësishme në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam. Luiza Gega u shpall nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave.
Atletja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze duke luftuar për vendin e parë deri në momentet e fundit por rivalja e saj, gjermania Krause u rendit e para ndërsa Gega e dyta duke bërë për vete medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Europës.
“Një pjesëtare e FA-së sapo është shpallur nënkampione e Evropës: LuizaGega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000m në European Athletics Championships në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA-së mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016“, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, në rrjetin social “Facebook”