• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NËSE NJË DITË…SUELA KATANJA

September 10, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Një dijetarë i yni pati thënë”Mërgimi  nuk është sëmundje,por as me u shëruar nuk shërohet kurrë”!Më vonë u bëra vet pjesë e mërgimit,me shëndet isha mirë,po diku thell në thellësinë e shpirtit ndjej një dhimbje,dhimbje që nuk pushon,që nuk ka diagnozë,nuk ka barë shërues.Shqiptarët kanë mërguar me shekuj,madje është folur shumë për mërgimin,për shkaqet dhe pasojat,po ka të flitej edhe shumë. Ndonjëherë njeriu mendon se brenda  një periudhe ka folur e shkruar  krejt çka do të duhej të thotë për mërgimin! Faktikisht kjo është si ndërrimi i natës me agimin.Brenda natës  ëndërron,madje ëndërron një mall për kinemanë e qytetit,për  një kafe me miqët,për lojërat me  fëmijët e fshatit,dhe këto ëndërra nuk mund të i përshkruash me shumë vargje e rreshta,përmbledhje poetike e romane,por ske mbaruar asgjë,ende pa përshkruar ëndërren e parë,lindë tjetra!!!Fundja deri dhjetëra  vite  më parë ne shqiptarët edhe  në vendin tonë kishim mërgimin në mes.Ne shqiptarët nga  Kosova,nuk guxonim as të flisnim,as të njihnim, shkrimtarin,poetin,artistin  nga Shqipëria,nuk guxonim të zinim në gojë  emrin Shqipëri nga se ndëshkoheshim.Emri i  Kadaresë dhe Agollit kishin marrë dheun si shkrimtarë me nam,po ndoshta aty këtu në Kosovë kishte dëpërtuar ndonjë libër i tyre,të e siguronim ne,duhej udhëtuar dhjetëra kilometra këmbë,natën e errët,të e siguronim librin tinëzisht,ndryshe po u zbulua se lexonim literaturë nga Shqipëria nuk kalonim pa u ndëshkuar.Kësaj i thonin të vjetrit “gjallë për së vdekuri”,edhe kurbeti është gjallë për së vdekuri.por ka një gjë më të mirë se komunizmi! Përse?Sepse në këto kohë ne mund të kemi miq nga  Shqipëria mund të kemi literaturë e muzikë nga shteti ëmë,madje po patëm mundësi mund të miqësohemi,mund të shkëmbejmë përvoja në letërsi e kulturë,mund të pijmë e darkojmë bashkarisht,po na premtoj koha.

Në banesën time kam një bibliotekë të pasur,me krijimtari të gjithë shqiptarëve krijues nga gjitha trojet shqiptare.Duhet falemnderuar të gjithë krijuesit, unë asnjëren nga këto libra nuk i bleva, mi dërguan dhuratë miqët duke paguar edhe shpenzime postale. Kështu unë bëra shumë miq e shumë libra,këte e çmoj si pasurinë time më të shtrenjët.Asgjë më shumë se krijimtaria nuk të lidhë me miqët,ajo është urë miqësie. Kam shumë miq të cilët nuk i kam pa,nuk i njoh,por aq thell na ka miqësuar libri,sa  që ndajmë rrespekt të madh me njëri-tjetrin,komunikojmë me shkrime,ia kemi lexuar botëkuptimet shpirtërore njëri-tjetrit,sa  nesër po të takohemi e njohim njëri-tjetrin,sikur të ishim rritur së bashku.E tillë është edhe mikja ime e çmuar Suela  Eqeremi Katanja,e kam mike të çmuar edhe pse nuk jemi pa ndonjëherë.

Fillimisht kur ka nisur të shkruaj,ka komunikuar me mua,madje shkëmbenim mendime rreth shkrimeve,nëse ndonjë varg duhet të  ndërtohet,korigjohet,apo hiqet.Suela mori hapat e saj në  krijimtari dhe tani është  një poete që premton,e cila me ëndje lexohet,poezitë e saj janë vlera,bartin  mesazhe të forta,janë vargje poetike të brumosura mirë poetikisht,janë poezi të një prushi të madh poetik.

Suela prej kohësh është moderatore në Radio Mitrovica.se,ajo moderon aq bukur,moderon në fushën e kulturës,ka një zë të bukur radiofonik,talent aktrimi,sa e sa herë kam dhënë intervista në atë radio,

nën udhëheqëjen e saj,sa e sa herë ka deklamuar poezitë e mia me zërin e saj artistik,kështu miqësia dhe rrespekti na  u është shtuar përherë e më shumë.

Tani të njohim pak lexuesin me jetën dhe veprën e poetes  Suela Katanja: Poetja Suela Eqerem Katanja

Suela Eqerem Katanja e lindur në qytetin e Shkodrës me 5-5-1976 , lindur dhe rritur në Shkodër deri në moshën 31 vjecare, ku me 10 shtator është larguar nga vendlindja për në Itali, ku jeton me familjen. Fillimet e saj të poezisë kanë filluar nga shtatori i vitit 1999 dhe në vazhdim në ditët e sotme. Në shtator 2010 doli në qarkullim libri i saj i parë me titull “Largë mërgimi na ka tretur” ku në to gjinden poezi të ndryshme të jetës sociale dhe të emigranteve. Ndër to ka të përfshirë poezi edhe vetveten e saj si emigrante larg qytetit të saj të Shkodrës. Suela e konsideron Shkodrën dhe bukurinë shqiptare si kulturën më të bukur në botë. Aty, pranë Brunës dhe Drinit, pranë Kalasë së Rozafës u ndërthur historia e betejave të Shkodrës, nëpërmjet këngëve të perlës së muzikës shkodrane.Suela Eqerem Katanja…

Poetja Shkodrane Suela Eqerem Katanja ,vjen per lexuesin me librin e saj te dyte me titull ‘Nese Nje Dite ‘, pas librit te pare qe percolli tek lexuesi me titull “ larg mergimi na ka tretur “ 2010 nga shtepia botuese “ADA” .

Suela jeton ne Itali dhe vazhdon te shkruaje poezine me plot pasion dhe nostalgji ,Suela ka botuar dhe ne gazeta e revista “Oroskopi “ ne Vlore , ”Drita e dijes ”reviste ne Shkoder ,”Bota shqiptare “ ne itali , “Dukagjini “ ne Shkoder , “ Intervista “ ne Tirane ,perveç botimeve Suela Eqerem Katanja eshte, ANETARE E LIDHJES NDERKOMBETARE TE POETEVE ,SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE “PEGASI” ALBANIA. Suela eshte eshte dhe nje nga poetet ,pjese e librit me poezi gegnisht ne vellimin e pare < Poezia- arti i fjales shkodrane .Suela eshte dhe tekstshkruese e disa kengeve .

Eh,mërgimi,  askush nga  përvoja e dhimbjes nuk ka bërëkaq letërsi, nuk ka ndezur aq ëndrra dhe nuk ka bërë pluhur e hi aq vegime shkrimtarësh, sa mërgimi.Kur njeriu është jashtë atdheut,atëherë ai më mire e kupton peshën e atdheut,mallin dhe dashurinë për te.Tani  i mërguari jeton me dhimbjen në çdo hap,në rrugët e huaja,në punë,në banesën apo strehimoren e huaj,me mallin e vendlindjes,ku të merr malli për diellin tënd,fushat,brigjet,krojet,miqët, ku përmallohesh edhe për therrën e endlindjes..Vetëm në mërgim më tepër se çdokund shpirti mund ta ngjallë e ta përtrijë kujtesën,madje bota shpirtërore mbushet dhimbje të cilat nuk ke durim pa i shprehur  mes vargut,apo rreshtit.Botën e vet shpirtërore, poetja Suela e ka shprehur mes vargjeve,sidomos tani në librin e saj të dytë”Nëse një ditë”,titull ky që për mërgimtarin është tejet domethënës.Libri është dhënë me një gjuhë të çiltër,me mesazhe të fuqishme,edhe pse në te nuk  mund të i shmangemi asnjëherë himbjes,dashurisë,ëndrrës,kujtimeve,por të gjitha janë përshkruar me vlera të mirëfillta.”Nëse një ditë”,mund të quhet libri Atdhe,ndryshe nuk ke si të i thuash,aty  gjenë mallin dhe dashurinë për Atdheun,bukuritë e tij,mallin e skalitur në vargje,në çdo varg malli bënë sheti në pragjet e atdheut,bisedon me  prindërit,vëllezërit,miqët,kështu është puna e poetëve,Poetët, këta njerëz të ëndrrave të mëdha e të mundësive të vogla për të ndryshuar çfarëdo qoftë në këtë botë tejet kundërthënëse.

Vargjet e saja me fuqi magjike, piknisin me mallin për  Shkodrën,mallkimin mbi kurbetin,ditelindjen n ë mërgim…..Eh,po të jesh poet është fat,dhunti,po nuk është edhe e lehtë nga seShkrimtari ndan fatin e tij me fatin e kombit.

Prandaj të jesh shkrimtar është detyrë e vështirë,aq më e vështirë kur krijon nga mërgimi.Të jesh shkrimtar apo poet fillimisht duhesh të besosh në art,të besosh në ate që shkruan,të mos ndalosh ,të lexosh shume.

Për një shkrimtar është me rëndësi të mos ndalojë. Të krijojë, të mos lejojë ta braktis muza e frymëzimit.  E tillë është poetja Suela,andaj rrugëtimi i saj poetik na bënë optimist.

Krijuesja  Suela Katanja,vargun e saj e ka begatuar me metafora dhe figura të tjera stilistike që  edhe më shumë e begatojnë këtë varg dhe i japin një natyrshmëri të thellë poetike, nëpërmjet të cilave vargut

të kësaj krijueseje edhe më shumë i japin shpirt dritësie dhe jetë. Nëse i bëjmë një analizë kapitujve poetik të poetës  Suela,duke ndriçuar simbolet dhe figurat në vargjet e saj,ajo kalon nëpër të kaluarën tone historike,shoqërohet me mallin e atdheut dhe vendlindjes dhe thelbi  poetik del poetiko-jetësor-historik,që kjo nuk ndodhë vetëm te  Suela,por është temë e trajtuar poetike thuaj te çdo poet i mërgimit.

Sido që të jetë, Suela në botën letrare ka sjellë një varg të bukur poetik duke përçuar vlera të mirëfillta ideoartistike  dhe mesazhe shumë të qëndrueshme që do t’i qëndrojnë kohërave. Kjo na ngrohë  në fushën letrare dhe  Sueles i urojmë rrugëtim të mbarë  në fushën e më tejme të poezisë dhe librave

Filed Under: Kulture Tagged With: nese nej dite, Shaban Cakolli, Suela Katanja

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT