• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIJUESIT NE DIASPORE-PROMOVIMET E VJENES

August 23, 2016 by dgreca

2 Xhelili3 Xhelili

4 XheliliPROMOVOHEN KATËR VEPRA NGA BESIM XHELILI/

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (shkurt: LKSHM), në krye me kryetarin z. Hasan Qyqalla, si çdo vit, edhe këtë verë, përgjatë muajve të mërgimtarëve në atdhe – korrik dhe gusht, organizoi takime të shumta letrare dhe kulturore, promovime dhe vizita të ndryshme./

Shkruan: Besim Xhelili, Vjenë, Austri, 23 gusht 2016/

Pushimet verore takojnë së bashku në atdhe mërgimtarët nga të gjitha anët e botës, të përmalluar për familjet dhe farefisin e tyre, por edhe të mallëngjyer të takohen mes veti. Edhe bota letrare shqiptare e diasporës, të tubuar përreth Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë u bëri thirrje anëtarëve të saj dhe krijuesve të tjerë që t’u bashkohen aktiviteteve që u organizuan në vende të ndryshme në vendlindje. Nga Besim Xhelili, krijuesi tetovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, përndryshe anëtar i kryesisë së LKSHM, u promovuan katër veprat e tij, të botuara në këtë gjysmëvjetorin e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për tri përmbledhjet me poezi të autorit, vëllimin e pestë “Besa”, atë të gjashtin “Dallgë në zemër”, dhe atë të shtatin “Sy të pafajshëm…”, si dhe romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë të tjera. Promovimi i këtyre veprave filloi më 30 gusht 2016 në Shkup, në ambientet e Librarisë së Çarshisë. Për udhëheqjen e programit u përkujdes poetja tetovare Sadije Aliti, kurse për librat folën kritikët dhe njohësit e mirë të letërsisë bashkëkohore Ejup Ajdini, Fadil Curri, Sulejman Mehazi dhe Demir Reshiti. Të nesërmen, më 31 korrik, promovimi vazhdoi në kuadër të Takimeve Tradicionale “Gosfest” në Gostivar, ku më pas disa krijues nga diaspora u pritën në Komunë nga kryetari z. Nevzat Bejta dhe atyre iu dhanë mirënjohje për pjesëmarrje në këtë javë të kulturës në Gostivar. Më 1 gusht promovimi u bë në Tetovë, ku mysafir nderi ishte kryetari i LKSHM Hasan Qyqalla, i cili bëri një vështrim mbi romanin “1803”. Këtë promovim i zbukuroi edhe libri më i ri poetik i autorit Dan Kosumi nga Zvicra “Malli i dashurisë”, i cili gjithashtu u promovua këtë mbrëmje, kurse vetë autori lexoi disa vargje nga libri. Vargje nga librat e Besim Xhelilit lexoi artistja tetovare Sabina Memishi. Lumi i promovimeve të këtyre veprave u përmbyll më 5 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku u promovuan edhe shumë tituj të tjerë nga krijues kryesisht nga diaspora. Në fjalën e tij mbi romanin “1803” kritiku dhe recensenti i librit Prend Buzhala u shpreh: “Të dy protagonistët e dashuruar (njihen e takohen rastësisht në një orë letrare), kanë familjet e tyre, kanë fëmijët dhe jetën e tyre bashkëshortore… dhe autori e ruan sensin e masës në këtë ndërthurje kaq të ndërliqshme e të ndjeshme raportesh e marrëdhëniesh: në dashuri nuk bën të ndjehet i lënduar askush, sipas atij parimit aristotelian, “E bukur është ajo që është harmonike”! Protagonistët e jetojnë dhe e përjetojnë jetën e tyre emocionale përafruese, si dhe dëshirat e tyre; për ta nuk ka kohë, as natë, as ditë, as të djeshme e as të ardhme, ka vetëm çaste të mbushura me bukurinë e emocionit (bisedat me telefon, emailet, letrat, poezitë, thëniet dashurore, video-bisedat, deri te takimet e rralla… largësia zhduket); ata e pranojnë këtë ndjesi që i jep kuptim jetës së tyre. E pranojnë në çdo kohë e në çdo minutë, në rrugëtim, në shtëpi, në ambiente pune a familjare…”

Përndryshe nga autori Besim Xhelili pritet deri në fund të këtij viti të sheh dritën e botimit monografia e parë për jetën dhe krijimtarinë e tij, në 20-vjetorin e krijimtarisë, duke pasur parasysh se në vitin 1996 ai botoi përmbledhjen e tij me poezi “Emocione”, kurse deri më tani ka botuar gjithsej 8 vepra. Ai ka në proces të botimit edhe dy pjesët e vazhdimit të romanit dhe dy vëllime të tjera me poezi, si dhe përkthimin e romanit në disa gjuhë të huaja. Besim Xhelili udhëhoqi që nga krijimi në vitin 2011 “Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri”, që nga viti 2015 është kryetar nderi i saj, dhe është anëtar i PEN Klubit austriak.

2 Xhelili

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, NGA BESIM XHELILI, PROMOVOHEN KATËR VEPRA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT