• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Daçiq sheh ëndrra se po i sulmohen përfaqësitë diplomatike nga Diaspora Shqiptare

January 10, 2017 by dgreca

  • Kosova dhe Serbia – drejt normalizimit apo destabilizimit/
  • Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione “se diaspora shqiptare po përgatitet”, siç ka thënë ai “për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë./

Zhvillimet e fundit politike në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të minojnë të gjitha përparimet e arritura deri më tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve, thonë njohësit e zhvillimeve politike.Ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës, zvarritja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, paralajmërimet e Beogradit për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fletë-arrestet, siç ishte rasti me ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, veçohen si veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit.Analisti, Ilir Ibrahimi, thotë se Kosova dhe Serbia janë futur në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, jo me vullnetin e tyre, por nën presionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Por, ajo që veçon Ibrahimi është se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të ndodhë përderisa vetëm njëra palë përpiqet të tregohet konstruktive në këtë proces.“Unë besoj fuqishëm që Kosova deri më tani ka qenë një lojtar i mirë, një lojtar fer dhe një lojtar që ka qenë i dëgjueshëm. Ndërkohë që nga ana e Serbisë kemi pasur një lojtar i cili ka qenë një lloj rebeli në atë dialog”.“Besoj se është momenti përfundimtar që edhe Kosova të marrë një rol pak më të fuqishëm në këtë dialog, sepse në fund të fundit, port ë arritur një rezultat në çdo lloj dialogu, të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë që e nënshkruajnë”, ka thënë Ibrahimi.Bazuar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, veprimet e Beogradit po ndërmerren me qëllim të destabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe nxitjes së provokimeve, çka sipas tyre bie ndesh me të gjitha nismat për normalizim dhe paqe mes dyja vendeve.Ilir Ibrahimi, thotë se një gjendje e tillë, mund të sjell edhe ndërprerjen e bisedimeve, ngase Kosova nuk mund të pres me dekada derisa Serbia të vendos për një rol më konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve reciproke.“Me një qasje të tillë të Serbisë, diçka që mund të arrihet për 2 vjet do ta zgjas për 20 vjet dhe Kosova nuk e ka luksin që të pres 20 vjet që të kemi një disponim nga ana e Serbisë për t’i tejkaluar disa sfida që i kemi, sidomos tani kur po shohim që gjeopolitika po ndryshon”.“Ndoshta ky është edhe qëllimi i Serbisë që duke pas parasysh që ka disa ndryshime në politikën botërore, ndoshta e zvarritë dialogun që të vijë në një moment pak më të favorshëm për të”, ka vlerësuar Ibrahimi.Nga Beogradi, ndërkaq, vijnë sërish mesazhe se nuk do të tërhiqen nga politika aktuale në raport me Kosovën.Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka informacione “se diaspora shqiptare po përgatitet”, siç ka thënë ai “për marrjen e përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.Këto informacione, Serbia, sipas tij, i ka siguruar nga agjencitë perëndimore të sigurisë.Por, deklaratat e tilla, analisti dhe publicisti Belul Beqaj i sheh si sinjal për Prishtinën zyrtare që ta rishikojë pozicionin e vet në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, po shihet qartë që qëllimi i Beogradit nuk është normalizimi po destabilizimi.“Deklarata e fundit e Daçiqit se ai ka informacione serioze që shqiptarët në perëndim përgatisin veprime terroriste për t’i zënë peng ambasadorët serbë, mendoj se janë indikator shumë serioz që të trajtohet ky proces në mënyrën më kritike dhe nga ky përfundim të nxirren gjykime që kanë të bëjnë me rishikimin e gjithë procesit”, ka thënë Beqaj.Jo vetëm deklaratat e tilla të Daçiqit, por të gjitha veprimet e fundit të Beogradit në raport me Kosovën, ka nënvizuar Belul Beqaj, po e degradojnë pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit.

”Pas të gjitha këtyre veprimeve, duke u nisur nga ato tek Ura mbi Ibër, muri në veri, Lugina e Diellit (lagje e projektuar në Serbi për kthimin e serbëve të zhvendosur në veri të Kosovës)dhe eventualisht kërkesa e cila ka pretendime që ta formoj Asociacionin e komunave me shumicë serbe në mënyrë të njëanshme, tregojnë se qëllimet e Serbisë nuk kanë qenë të drejtuara në procesin e normalizimit, por në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar Beqaj.

Zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, besohet se kanë ftohur tutje marrëdhëniet, edhe ashtu, aspak të mira mes dyja vendeve.
Serbia, jo vetëm që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por në shumë raste, sipas analistëve, ka dëshmuar se angazhohet në vazhdimësi në të gjitha rrafshet politike e diplomatike për pengimin e jetësimit të shtetësisë së Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. (Kortezi: REL, Titulli i Gazetes “Dielli”)

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Daçiq, nga Diaspora Shqiptare, sheh ëndrra se po i sulmohen përfaqësitë diplomatike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT