• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konferenca e Ambasadoreve:Kosova, kontribuese e sigurisë

December 20, 2016 by dgreca

-Konferenca e katërt e ambasadorëve të Kosovës, diskutime në katër panele/

1-ambas-amerik1-bushat-hoxhaj2-bushati-hoxhaj1-enveri-flet1-foto-vesh

-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati: Njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve/

-Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka vlerësuar lartë letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit/

-Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me NATO-n është praktike dhe një aspiratë e konsolidimit/

PRISHTINË, 20 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës vazhdoi punimet në Prishtinë, sot në ditën e dytë, me diskutime në katër panele.Siguria e Kosovës dhe marrëdhënia e re me NATO-n, marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit, diplomacia ekonomike dhe tërheqja e investimeve të huaja si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë, janë temat që po trajtohen. Pjesëmarrës në panele janë përfaqësues të lartë të institucioneve të vendit, ministra, ambasadorë  dhe deputetë të Republikës së Kosovës, prijës të Bashkimit Evropian, ambasadorë të akredituar në Kosovës si  dhe përfaqësues të lartë nga MPJ e Republikës së Shqipërisë  dhe të organizatave ndërkombëtare. Konferenca e katërt e Ambasadorëve e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka filluar ditën e dytë me diskutimet në panelin e parë, ku është folur për sigurinë e Kosovës dhe marrëdhënien me NATO-n.Panelistët kanë vlerësuar se siguria në rajon dhe në botë, ka ndikim edhe në sigurinë e Kosovës.Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi  ka vlerësuar se siguria globale ka ndikim direkt në sigurinë e Kosovës. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO, do të ndikojë për sigurinë e Kosovës dhe atë globale. Kuçi ka thënë se zhvillimet në rajon, por edhe në Lindjen e Mesme, kanë ndikim edhe në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se koha në të cilën jetojmë dhe e ardhmja, shkon drejt ndërlidhshmërisë. Prandaj, sipas tij, njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin evropian të dy shteteve.Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve të fundit kanë intensifikuar bashkëpunimin me zyra të përbashkëta në Milano e Bari. Kjo ka rritur efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve.Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greig Delawie ka folur për rolin e NATO-s, përkatësisht atë të KFOR-it në Kosovë dhe sigurinë që po ofron kjo organizatë.Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka vlerësuar lartë letrën e NATO-s dërguar Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit. Sipas tij, Kosova po kalon në një tranzicion, nga konsumuese e sigurisë në kontribuuese të saj.  Ai po ashtu ka theksuar se është shumë i kënaqur me vazhdimin e misionit të KFOR-it për ofrimin e sigurisë.Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka vlerësuar se MPB-ja dhe agjencitë tjera kanë shënuar rezultate të prekshme dhe për lakmi gjatë viteve që po lëmë pas, sidomos gjatë vitit të fundit, por në të njëjtën kohë, në rrafshin e përgjithshëm, sfidat mbesin edhe më tej.Sipas Hysenit, integrimi i Kosovës në strukturat e sigurisë, euroatlantike dhe ndërkombëtare është i një rëndësie tepër të veçantë, sepse në kohën e internetit, këmbimi i informacionit është thelbësor për luftimin e dukurive negative.Ai ka folur edhe për sfidën e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ka shtuar se vendi ynë do të vazhdojë për përpjekjet që në vitin e ardhshëm Kosova të jetë pjesë e kësaj agjencie.Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli ka thënë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është paraqitur në dy rrafshe, atë legjislativ dhe përgatitjeve për planifikim të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur, që gjithsej janë pesë shtylla të transformimit.Demolli ka thënë se MFSK, në rrafshin bilateral, deri më tash ka nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi, përfshirë edhe shtete të NATO-s. Një rëndësi të posaçme sipas tij, në transformimin e FSK ka dhënë garda nacionale e Iowa, me të cilën bashkërisht, FSK brenda këtij viti kanë shënuar 55 aktivitete të përbashkëta.Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka vlerësuar se marrëdhënia e Kosovës me NATO-n është praktike dhe një aspiratë e konsolidimit. Sipas tij, Kosova është partnerja më e rëndësishme e NATO-s në Evropë, pas Italisë. Majko ka folur edhe për marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, por edhe me shtetet e tjera në rajon.Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën dhe në veçanti për partneritetin për paqe. Mosnjohja e katër shteteve naëtare të NATO-s, që duhet të jeta pengesë në marrëveshjen e Kosovës me NATO-n, në partneritetin për paqe. Ajo ka shtuar se duhet të tregohemi jashtëzakonisht kreativ, jashtë kornizave, në mënyrë që të gjendet një modus për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe.Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë punimet gjatë ditës ku do të diskutohet për: Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit; Diplomacinë Ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja; Diplomacinë  multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja.Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka hapur mbrëmë në Prishtinë punimet e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila do të zgjasë deri në 23 dhjetor, në angazhimet që të ketë koordinim, kontinuitet dhe koherencë në atë se çfarë duhet të ndiqet në vitin 2017.

FILLOI PUNIMET KONFERENCA E IV-të E AMBASADORËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, 19 Dhjetor 2016/ Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka hapur sonte punimet e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.Hapjen e Konferencës e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i cili gjatë fjalimit ka theksuar faktin se tashmë Konferenca e Ambasadorëve është shndërruar në tradicionale dhe kjo sipas ministrit Hoxhaj tregon se Kosova ka koordinim dhe kontinuitet sa i përket politikës së jashtme.Siç ka thënë ministri Hoxhaj pikërisht këto janë tipare për të pasur një politikë të jashtme aktive e cila duhet të gërshetoj interesat shtetërore.“Përmes një politike të jashtme aktive, ne synojmë të përmbushim interesat tona të brendshme. Vëmendje të veçantë  do t’i kushtojmë diplomacisë ekonomike, investimeve të huaja direkte, krijimit të vendeve të punës dhe bashkëpunimit ekonomik që do të jetë fokusi jonë i ardhshëm”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.Ndërsa ka shtuar se njohjet dhe anëtarësimet kanë të bëjnë me zgjerimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës.Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës brenda një periudhe të shkurtër kohore ka arritur të artikulojmë një politikë të jashtme të qartë, duke identifikuar interesat e shtetit dhe mekanizmat për t’i realizuar qëllimet tona.“Kosova brenda më pak se një dekade të funksionimit si shtet i pavarur ka arritur me sukses të konsolidoj shtetësinë e saj duke operuar në një ambient ndërkombëtar tepër anarkik, që dominohet nga polarizimet ndërshtetërore të cilat manifestohen edhe brenda organizatave ndërkombëtare si kurrë më parë”, ka deklaruar presidenti Thaçi.Derisa ka përmendur numrin e shteteve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata multilaterale presidenti ka shtuar se institucionet e vendit tashmë e kanë bërë të qartë se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO, dhe siç ka theksuar ai “politika jonë e jashtme angazhohet me tërë fuqinë e saj për realizimin e kësaj aspirate”.Nga ana tjetër kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se në programin e Qeverisë se gjatë këtyre dy vjetëve një prioritet shumë i rëndësishëm është dhënë politikës së jashtme.“Tash e dy vjet, kemi përqendruar një pjesë të madhe të energjisë në politikën e jashtme, duke arritur edhe disa suksese shumë të mëdha. Përkundër vështirësive që kemi pasur brenda vendit, e të cilat kanë pasur ndikime negative, pasi që politika e jashtme është reflektim direkt i politikës së brendshme, ne kemi arritur suksese që mund të konsiderohen historike në këtë periudhë, e që kryesisht lidhen me procese integruese euroatlantike”, ka thënë kryministri Mustafa.Konferenca e katërt e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës do të zgjasë prej 19 deri më 23 dhjetor, në të do të diskutohen tema të ndryshme si: siguria e Kosovës dhe marrëdhënia e re me NATO-n; Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe aplikimi për statusin e kandidatit; Diplomacia Ekonomike dhe tërheqja e investimeve të huaja, Diplomacia multilaterale: përfitimet nga anëtarësimet dhe aplikimet e reja.

HOXHAJ MIRËPRET BUSHATIN NË KONFERENCËN E KATËRT TË AMBASADORËVE, BASHKËPUNIMI I SHKËLQYESHËM

Prishtinë, 20 dhjetor 2016/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot homologun e tij nga Shqipëria, ministrin Ditmir Bushati, në margjina të Konferencës së Katërt të Ambasadorëve që po mbahet në Prishtinë më 19-22 dhjetor.Ministri Hoxhaj falënderoi ministrin Bushati për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në Konferencën e sivjetme të Ambasadorëve, ndërsa biseduan për projektet e përbashkëta të parapara mes Kosovës dhe Shqipërisë.Gjatë takimit dy-palësh u theksua rëndësia e funksionalizimit të planit të veprimit të Sekretariatit të Partneritetit Kosovë – Shqipëri. Të dy ministrat theksuan se bashkëpunimet e arritura në mes të dy ministrive të Jashtme, të Kosovës dhe Shqipërisë janë shembull i mirë e si shumë zotime të dala nga mbledhjet e përbshkëta të të dy qeverive janë zbatuar suksesshëm.Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati sot ka mbajtur fjalim para të pranishmëve në Konferencën e Ambasadorëve si i ftuar special. Gjatë fjalimit të tij, ministri Bushati tha se pavarësisht se Shqipëria ka 105 vite si shtet i pavarur, ka mundësi të mësojë shumë nga Kosova si shtet i ri dhe diplomacia e saj.“Shqipëria edhe pse ka 105 vite si shtet i pavarur ka shumë për të mësuar nga shteti i ri i Kosovës dhe diplomacia e saj”, ka thënë Bushati, ndërkohë që ka falënderuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës për gatishmërinë për të hapur Konsullata të përbashkëta.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, e Sigurisë, kosova, në kontribuese, nga konsumuese

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT