Nga Shpëtim Pollozhani/
Kryetar i Shoqatës të Burgosurve Politikë Shqiptarë në IJRM/
Që të kuptohet emigrimi kaq i madh i shqiptarëve,duhet hypur një Time Maschine, për tu këthyer në Kongresin e Berlinit,1878,kur fuqite e mëdha,Anglia,Franca dhe Rusia, u dhanë mundësi disa popujve të Ballkanit të formojnë shtete në trojet shqiptare.Që nga Kongresi i Berlinit,deri në ditët e sotme,shqiptarët,njëlloj sikurse Hungarezët, kanë humbur tre të katërtat e territorit të vetë. Shpërngulja e shqiptrarëve është pasojë e Megaloidesë greke,Naçertanies të Ilia Garashaninit(ministër i brendshëm serb),Vasa Çubriloviqit, Ivo Andriq (nobelist i letërsise me librin Ura mbi Lumin Drina), Qeveria e ish Jugosllavisë,e cila punësonte vetëm joshqiptarët, kurse pas viteve të gjashtëdhjeta,i hapi dyert e kurbetit, për ti zhbërë shqiptarët nga trojet e veta.
Farën që e mbolli Tito me bashkëpuntorët e tij sot po e korr një diktatorth-Gruevski (kryeministër I IJRM), një kopje e e shëmtuar e diktatorëve të njohur. Mortaja e bardhë-shpërngulja e shqiptarëve,u ngjan atyre shpërnguljeve masive të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe atyre të viteve të gjashtëdhjetë të shekullit të njëzetë.
Shpërnguljet e atyre peruidhave të erëta edhe mundet ta kishin arsyen e vetë, shqiptarët ishin pa një shtet amë. Pa një akademi shkencash dhe pa shumë institute dhe institucione. Shpërnguljet e sotme masive, nuk kanë më asnjë arsye. Ne sot kemi dy Akademi të Shkencave, një në Tiranë dhe një një Prishtinë. Kemi shumë Institute dhe Institucione. Asnjëra nga këto dy Akademi dhe as edhe një Institut , nuk kanë një Elaborat për adhmërinë, qoftë etë demografike ose politike të shqiptarëve jashtë shtetit amë, në veçanti në IJRM. Akademitë tona të shkencave, anëtarët e Instituteve dhe të institucioneve të ndryshëm, i shfrytëzojnë vendet e tyre të punës për tu katapultuar në politikë dhe për tu kompromituar sa të jetë jeta.
Klasa politike shqiptare në Kosovë dhe në IJRJM, është fajtori kryesor për këtë kolerë të bardhë-shpërnguljen, qoftë në Kosovë, ose në IJRM, pasi në pushtet janë profiterët e luftës dhe kuislingët. Luftëtarët e vërtetë, u vranë në luftë, kurse ata që ngelën u vranë pas lufte. Pothuajse asnjë vrasje e Luftëtarëve nuk është e ndriçuar deri në ditët e sotme,qoftë në Kosovë, ose IJRM.
Në Kosovë , disa here ka dështuar formimi I një komisioni Parlamentar, I cili do të hetonte vrasjen e disa veprimtarëve dhe të shumë ushtarëve. U vranë pothuajse të gjithë luftëtarët e Idealit, dhe ata që ishin për bashkim kombëtar,I cili është e vetmja alternative për ti shpëtuar shqiptarët e IJRM nga shpërngulja totale.
Klasa politike shqiptare në IJRM, është një marionetë e kategorisë më të lire.Sot në IJRM është në zbatim të sipër proekti I shovenizmit ekonomik dhe politik. Në këtu kemi parti shqiptare në pushtet, por ja se çfarë ligjesh na ka sjellë ajo parti. Parlamenti I IJRM, me votën e shqiptarëve ka miratuar një ligj, sipas të cilit Flamuri I jonë kombëtar (gjatë vendosjes në vende publike) duhet të jetë për një të tretën më I vogël se flamuri I shpifur I slavëve. Përdorimi I gjuhës shqipe nuk është as në nivelin e vitit 1974. Nuk ka mekanizma penalizues për ata që nuk e zbatojnë barazinë e gjuhëve,aty ku shqiptarët janë mbi 20%. Veprimtarët dhe patriotët nuk kanë siguri as për jetën dhe as për pronën. Ministrat shqiptarë nuk janë aspak kompetent për ministritë që I udhëheqin. Shembull më I turpshëm është Ministri I Arsimit, I cili, dikur në ish Jugosllavi, e ka kryer një shkollë të lartë të xehtarisë. Ministri I Arsimit nuk mundet ta ndërrojë emrin as edhe të një shkolle. Nuk mundet ta ndërrojë dhe as ta emërojë një drejtor shkolle . Sot, shkollat shqipe në IJRM, janë përplot më emra komunistë, derisa të tjerët I kanë ndërruar të gjithë emrat. Rrugët kryesore të vendbanimeve shqiptare janë përplot me emëtrime, sikurse që është: Armata e Jugosllavisë , Josip Broz –Tito dhe shumë të tjerë. Sot, partia në pushtet-VMRO, po e miraton si Stemë të shtetit, simbolin e vëtë partiak, një luan të kuq në një fushë të verdhë, një simbol që nuk ka të bëjë kurgjë me shqiptarët. Është mire që edhe diaspora shqiptare, ta ngrejë zërin kundër këtij mashtrimi të radhës të pushtetarëve shqiptarë.
Gjatë të gjithë kohës së pluralizmit në IJRM, minister I ekonimisë ka qenë shqiptar. Individë të paftë profesionalisht dhe të komplesuar personalisht. Ministri I parafundit I Ekonomisë, Z.Sariqini, më tepër qëndronte te beriberi I vetë për ta rregulluar mjekrën dhe mustaqet se sa në bibliotekën e Qeverisë.Një ish minister I Arsimit ishte mjek me profesion. Nje ish minister I kultures, ishte mësues dhe një tjetër teolog. Është praktikë e instaluar, që në ministritë që udhëhiqen nga shqiptarët, të emërohen kuadro jokompetent profesionalisht, me të vetmin qëllim, që ato ministri të kontrollohen nga drejtorët e sektorëve dhe nga sekretariati I ministrisë përkatëse, natyrisht , joshqiptarë. Sa për ilustrim, Enti Republikan Statistikor,ka nëntë sektorë.Tetë udhëhiqen nga joshqiptarë.Është e kotë që , zëvendës drejtori I enti është shqiptar, kur të tetë drejtorët joshqiptarë nuk e ushqejnë atë me informata.Zv.Kryeministri shqiptar është përgjegjës edhe për finansimin e aktiviteteve kulturor dhe artistik të shqiptarëve. Në një takim me ate, ai i shkreti, as që e dinte se, ai është kompetent, dhe se ai I nënshkruante proektet për finansim të aktiviteteve të lartëpërmendur. Ministria e Kulturës ndan vetëm 4% të buxhetit për shqiptarët. E gjithë qendra e Shkupit , që ka mbi 400 monumente dhe figura në një gjysmë kilometric katror, gjoja, të Historisë të IJRM, dhe që ngjan si një kopësht zologjik, me të gjitha ata kafshë me dy dhe me katër këmbë, finansohet edhe nga taksapaguesit shqiptarë, kurse për shqiptarët janë vendosur vetëm dy busta, të cilat nuk kapin as 0,3% të shumës së proektit ,,Shkupi 2014”
Të gjithë investimet kapital – industrial, derdhen në viset ku nuk ka shqiptarë . Dy kompani të mëdha Amerikane, sikurse që janë: Xhonson Meti dhe Xhonson Kontrolls, dhe të cilat e mbushin më shumë se ghysmën e buxhetit të IJRM, janë Amerikane, dhe janë vendosur në zona ku nuk punësohen shqiptarë.
Janë edhe disa qindra raste të tjerë të SHOVENIZMI EKONOMIK, I cili është shkaku kryesor për shpërngiljen masive të shqiptarëve.Shqiptarët shtypen dhe diskriminohen me aminin e dy partive politike shqiptare, PDSH dhe BDI. Edhepse PDSH është në ,,opozitë”ajo me BDI veprojnë si dy tela të akorduar mire të çiftelisë. Politikanët shqiptarë, sapo të vijnë në pushtet shtojnë peshë dhe dhjetëfishojnë pasurinë, duke mos pasur asnjë biznes dhe aktivitet finansiar më përpara.
PDSH si parti ,,opozitare”jo që nuk organizon protesta, ajo vepron edhe më keq, PDSH I pengon të gjitha llojet e kundërvënies ndaj pushtetit aktual. Forcat progresive kombëtare, janë të ngulfatura nga dy partite shqiptare në pushtet; BDI dhe PDSH, dhe natyrisht edhe nga Shërbimet sekrete të IJRM dhe të atyre të Serbisë. Në vitin 2013, Parlamenti I IJRM, miratoi një ligj, (me gishtat edhe të shqiptarëve)sipas të cilit, policia e Serbisë do të mundet të patrullojë bashkë me policinë e IJRM, në zonat kufitare (të gjithë shqiptarët jetojnë në zona kufitare,pasi shteti I jonë Amë, është I vetmi shtet në botë, që në të gjitha anët , është I rrethuar nga populli I vetë) . A nuk është vallë kjo një tradhëti e kulluar e partive politike shqiptare në IJRM. Në të ardhmen , edhe policia Serbe do të mundet të burgosë shqiptarë në IJRM, në emër të Luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Kush do ta përcaktojë ,se kush është terrorist dhe ktiminel I organizuar. Me këtë Ligj, çdo shqiptar bëhet pre e politikave slave në IJRM.
Në kohën e komunizmit , unë personalisht, tre here isha I larguar nga vendi I punës për shkak të veprimit kombëtar. Tre herë gjeta punë të re si professor I gjuhës anglishte dhe si punonjës në një agjensi turistike. Sot, nuk ke mundësi të punësohesh në rast se nuk je militant dhe fanatik partiak. Ne kemi kuadro të shkëlqyeshëm, që I shtrojnë për pleh kuadrot e IJRM-istëve, por ata nuk munden të ngrejnë kokë nga kuislingët e BDI dhe PDSH.
Duke krahasuar statistikat e vitit 1994 dhe të vitit 2014, rezulton se kemi rënie të nxënësve për 300% nëpër shkollat tetëvjeçare, në Strugë , Dibër, Kërçovë, Kumanovë dhe në të gjitha fshatrat e Gostivarit dhe të Tetovës. Vetëm në Strugë bëhen afër 400 dasma në vjet, 95% të këtyre dasmave bëhen për jashtë. Vjen një djalë dhe e mer një vjzë, ose anasjelltas, prandaj do ti kisha lutur vëllezërit tanë në Europë dhe në Amerikë, martohuni atje me shqiptarë-shqiptare, mos ecni të martoheni këndej, pasi në vend ne ta humbim një djalë ose një vajzë, ne I humbim që të dy. Një dasëm, dy humbje, dy më pakës . Emigracionin tashti po e nxisim edhe ne vetë, duke lënë këto vende të bekuar dhe duke mare strajcën e kurbetit , për tu tretur atje përgjithmonë. Shpitri I rrobit po nuk na lë të ngelim zot në trojet tona.
Ndihet një lumturi e madhe në workshopet dhe semaret e IJRM-istave. Një joshqiptar e komenton natalitetin e shqiptarëve si të lartë, mirëpo një tjetërt po ia këthen, mos u trenbni nga nataliteti I shqiptarëve. Ai është I orientuar totalisht për eksport. Do ta shihni rezultatin e punës sonë dhe të këtij nataliteti pas tridhjetë vjetësh, ka thënë Lubomir Fërçkoski përpara dhjetë vjetësh,në vitin 2004 (atëherë minister I punëve të brendshme). Në ditët e sotme, Struga Veleshta dhe Dollogozhda, mezi I kanë 100 nxënës në klasën e parë të shkollës fillore, krahasuar me vitin 1995, kur I kishin mbi 300. Ohri, nga 1200 nxënës, sa i kishte në vitin 1980, sot ka vetëm 400.
Naivët thonë , ne shpërngulemi, por shpërngulen edhe joshqiptarët. Kjo është e vërtetë, shpërngulen edhe ata, por pushteti I zëvendëson ata duke sjellur nga Strumuca e Kavadari, pse jo, I sjell edhe nga Rusia, sikurse që e bëri me Egejasit në vitet 1967-1977, të cilët I sollën nga Polonia, Çekosllovakia, Bullgaria e Rusia .Shqiptari që shpërngulet nuk mundet të zëvendësohet me një shqiptar tjetër, por me një sllav. Edhe në rast se vjen këtu të jetojë një shqiptar I Shqipërisë, ai duhet të presë mbi 20 vjetë që të mare shtetësi.
Shpresa e vetme janë investimet e shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Diasporës, mirëpo Qeveria edhe kësaj pune I ka dalë përpara. Disa investitore të Shqipërisë , të cilët erdhën të investojnë në IJRM në fillim të viteve të nëntëdhjeta, u dogjën dhe u përvëluan , sa që kurrë më të mos vijnë investues nga Shqipëria. Edhe blerja e tokës , për qytetarët e Shqipërisë është e ndaluar me ligj.
Investimet Amerikan dhe ata Europian , të gjithë shkojnë në Lindje të IJRM. Qeveria deklaron se këto investitor I sjell Lobi dhe Promotorët e IJRM, në botën perëndimore. Ku janë promotorët dhe Lobistët shqiptarë në Amerikë dhe në Europë. Vëllezërit tanë në botën perëndimore , duhet ti lënë sedrat dhe inatet personale e krahinore. Duhet të forcohet një dhe vetëm një LOB shqiptar,me një Fond të vetëm, pasi me shumë Këshilla, Lobe, dhe Kuvende, bota na sheh si joseriozë. Vetëm zgjedhjet e fundit, ku joshqiptarët I fituan tre deputetë në Amerikë, Australi dhe Europë, tregon se sa të paorganizuar jemi ne në botën Perëndimore, natyrisht me fajtor kryesor, partinë shqiptare në pushtet , BDI, e cila nuk kishte njerëz të vetë nëpër ambasada dhe Konzulate sikurse që I kishin IJRM-istët, dhe të cilët I glabëruan votat.
Shqiptarët e botës perëndimore e kanë dhënë provimin gjithnjë kur e ka dashur historia.
O burrani, të bashkohemi dhe ti dalim zot Atdheut. Të mos lejojmë që ne shqiptarët nën IJRM, të emërtohemi si maqedonas, me prejardhje shqiptare, pasi integristët e Ali Ahmetit dhe ,,demokratët” e Thaçit, në këtë mulli janë duke e drejtuar ujin.
Për të pasivizuar rrezistencën e shqiptarëve, pushteti ka shpikur një formulë të përsosur. Ka shpikur Nëpunësit shtetërorë. Janë 1500-2000 të punësuar shqiptarë në administratën e shtetit, mirëpo vendet e tyre të punës, nuk janë paraparë ma Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës. Ata të punësuar, të ngratët, marin nga 200-300 Euro rogë në muaj. Kanë edhe sigurim social, mirëpo nuk e dijnë të shkretët, se do të jenë të parët që do të largohen nga puna pas një rreforme në administratë, të cilën patjetër do të duhet ta bëjë IJRM, ( këtë kusht do t’ia vendosë BE) njëlloj sikurse Greqia.
Do ti kisha lutur vëllezërit e Amerikës dhe të diasporës; riorganizoni Lobin Shqiptar, me shqiptaro amerikanë të rinj dhe të shkolluar në Perëndim, se vetëm në atë mënyrë do të mundet të eliminohen mbeturinat e UDB në Amerikë dhe në diasporë.
Mërgata Shqiptare nga Maqedonia mbështet Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan
Emin Eddie Egriu është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Megjithëse, është heret, por ai tashmë të paktën në komunitetin shqiptar i ka shpalluar ambicjet e tij për të kandiduar për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve Amerikan atë të Qarkut 26-të në Buffalo – New York. Një zonë, kjo e njohur si “tokë e demokratëve” dhe ku shumë pak shqiptarë jetojnë. Kështuqë, megjithse, jo zyrtarisht Emin Eddie Egriu, është në mënyrë aktive duke konsideruar si shumë serioze kësaj rradhe ri-kandidimin e tij për rrethin e 26 të kongresit të Nju Jorkut, duke pasur parasyshë si thotë dhe vetë ai edhe mësimet e nxjerra nga rezultatet e fundit të kandidimit dhe përvoja e fushatës që ai zhvilloi. Emin Eddie Egriu, në vitin 2010 ka qenë ish- kandidat për në Seantin e Shetit të New Yorkut, nga Partia Demokratike, por i humbi zgjedhjet. Një vitë më pas ai provoi të kandidoi në Kongresin Amerikan Zonën elektorale 28-të të New Yorkut, kundra Kongresistes me provojë të gjatë në politikë dhe Capitol Hill, Louise Slaughter, dhe nuk mundi të hyjë në garë, kjo për shkaqe të ndryshme…. !.
Megjithatë, simbas shtypit amerikan, u tha se kongresmenia demokrate Louise Slaughter, ishte përballuar me një sfidë të fortë në primare nga rivali i saj brenda partisë demokrate Emin Eddie Egriu.
Egriu thotë se e ka në plan të njoftojë vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Kongresin amerikan – pra në Capitol Hill brenda këtyre muajve, megjithëse ai ambacijen e tij e shpalosi për herë të parë në një darkë fondmbledhëse, me komunitetin shqiptarë në Waterbury të Kenektiket dhe komuniettin dibran në Staten Island.
Më pasë po me shqiptarët në New York, e rrethinat e tij, ai ka mbajtur edhe tre katër takime fondmbledhëse, dhe duhet pranuar se ato nuk kan qenë aq shumë të suksesshme sa janë pritur, megjithëse, komuniteti shqiptarë po tregohet i gatëshëm të mbështesë synimin e tij – për të kandiduar në Kongresin Amerikan.
Emin E. Egriu, në biografinë e tij – faqen e interrnetit “Egriu for Congress”, thotë se ai ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Buffalo , Nju Jork, që nga krijimi i firmës së tij të parë në vitin 1989, EMINI .
Ai thotë se atje ai ka krijuar një komunitet vetë-mbështetës, pra në Buffalo të New Yorkut, duke zhvilluar biznese të reja , klinika mjeksore ,ndihmuar kishat, shtëpitë,etj.
Në jetën politike me bashkëatdhetarët si e kemi parë ne ai u dallua me punën e tij me PUSH një organizatë kjo që kërkonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Emin E. Egriu është përfshirë plotësisht në politikë që nga viti 1999
Egriu në qëllimin e tij për të kandiduar në Dhomën e Përfaqësueseve, i tha gazetës tonë në një intervistë se ai “është fokusuar në arsimin, emigracionin , bizneset , të moshuarit dhe të drejtat e njeriut “. Kurse, me komunitetin shqiptar ai thotë se “ka qenë në ballë të PUSH ( shqiptarëve ) Programi Lëvizjes së Bashkuar, një angazhim që ai e ndau me të gjithë komunitetin shqiptar dhe të të gjithë emigrantët shqiptarë “. Mirëpo, shqiptarët janë duke pritur se çfarë do të tregojë gjatë kësaj fushate Emin Egriu, për të qenë një kandidat i fortë për Kongresin dhe më pasë nëse fiton një kongresistë.A do të shfrytëzojë ai përvojen e tij , si lidershipi i qartë , për zgjidhjen e problemeve, me aftësitë , përkushtimi i tij – për të gjitha komunitetet dhe çfar vizioni ka ai për ndryshim a janë të përshtatshme për post zgjedhor apo jo!?
Këto e shumë të tjera – priten që ai ti bindë elektoratin nëse kandidatura e tij është serioze, për çka edhe ai thotë se do t’i realizojë bile edhe me sukses duke pasur besim të madh në aftësitë e tij, eksperiencën e fituar dhe përvojën e tij në këto fushata.
Si në mënyrë të ndershme dhe të vështirë, ai duket se është duke punuar si një i “pavarur”, por ende nuk ka vendosur , megjithëse, mund të jetë një kandidat “gjysmë demokrat gjysmë i pavarur” për të bindur jo vetëm njujorkezët, por edhe amerikanët, që tashmë së bashku me komunitetin shqiptarët janë ata që po mbështesin plotësisht atë , -si në Connecticut , Çikago , Detroit , New Jersey e të tjera shtete federale .
Në aspektin tonë si shqiptarë i Amerikës, Egriu, thotë se ai ka ndërtuar një profil të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare , por për më shumë flet edhe për origjinën e tij familjare, e cila i përket një familje me tardita të shuqara patriotike në Dibër të Madhe dhe emigracion.
MSHM : Mbështesim Emin Eddie Egriu-n për Kongresin Amerikan
Kështu shkruajn shqiptarët në rrjetet sociale ku fushata e tij pothujase ka nisur për të siguruar sa më shumë mbështetje. Mërgata Shqiptare për Maqedoni, në faqen e saj të internetit thotë se e mbështet fuqishëm kandidaturën e z. Emin Eddie Egriu-t për zënë një vend në Kongresin Amerikan! Ata thonë se ;” Bëjmë apel te të gjithë shqiptarët kudo që ato ndodhen të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini ynë të përfaqëson edhe shqiptarët në Kongresin Amerikan! Një zë i shqiptarit në Kongres do me thënë shumë, një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshon shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t’i realizojmë me dekada të tëra, ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona! “hkruar në apelin e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni,
Më tej ata u bëjnë thirrje dhe figurave shqiptare më të njohura në Amerikë. “Ftojmë artistët tonë në SHBA- shkruan në thirrjen e saj Mërgata Shqiptare për Maqedoni, duke permendur emra të till si: znj. Eliza Dushku, z.James Belushi, z. Stan Dragoti, z.Agim Kaba (aktor në SHBA), z. James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu thërrasim të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, z. Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë tjerë të cilët do të bënin të mundshme që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan!”
Në fund ata thonë se ftojmë mediet e të gjitha llojeve (tv, gazetat,portalet informative, portalet socilae etj) në tokat shqiptare, t’i kushtojnë vëmendje dhe përkushtim kandidaturës së Eminit për Kongresin Amerikan, kemi nevojë për ju të nderuar përfaqësues të medieve, ngase vetëm bashkë mund të realizojmë atë që synojmë! Emini në Kongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin.