-Në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet/
PRIZREN, 6 Dhjetor 2016/ Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në Prizren deklaroi sot se ka hapur thirrjen për aplikim për edicionin e 16-të. Afati i fundit për aplikim është dita e premte, 28 shkurt, 2017. “Ftojmë të gjithë autorët e dokumentarëve, filmave të shkurtër, animacioneve dhe filmave eksperimentalë të aplikojnë me filmat e tyre për edicionin e 16-të të DokuFest, që do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht 2017 në Prizren, Kosovë. Ne jemi në kërkim të veprave të reja të cilat eksplorojnë kufijtë, e sfidojnë publikun, eksperimentojnë me stil dhe teknikë apo frymëzojnë me kreativitet”, thekson DokuFest.Edicioni i 15-të jubilar i Festivali Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar në Prizren në verën e këtij viti u mbajt nga 5 deri në 13 gusht. Në DokuFest 2016 u shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës, mes tyre Shqipëria e Kosova, që janë përzgjedhur nga një numër rekord – mbi 5 mijë aplikime.DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë./b.j/