Nga Frank Shkreli/
Pesë ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, republikanët Xhorxh H. W. Bush i vjetër, Xhorxh W. Bush i ri dhe demokratët Xhimi Karter, Bill Klinton dhe Barak Obama u bashkuan jav;n që kaloi për të themeluar, “Apeli i Një Amerike”, me qëllim mbledhjen e fondeve urgjente për viktimat e uraganit Harvi në shtetin Teksas dhe të uraganit Irma, në shtetin Florida.
Apeli i Një Amerike është një thirrje e përbashkët nga pesë ish-presidentët amerikanë me qëllim për të inkurajuar bashkqytetarët e vet që të mbështesin përpjekjet për rimbkëmbjen e viktimave të uraganit Harvi në Teksas dhe uraganit Irma në Florida. Ish-presidentët amerikanë, sipas portalit të këtij apeli, u frymëzuan për të bërë diçka, për të ndihmuar vikimat e këtyre fatkqesive natyrore, që shkaktuan vërshime të mëdha shkatërruese, por të cilat bënë që mijëra qytetarë vullnetarë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të vërshonin në këto dy shtete, për të ndihmuar bashkë-kombasit e tyre të prekur rëndë nga uraganët që goditën dy shtetet jugore të Amerikës, Teksasin dhe Floridën. Sipas shifrave zyrtare, thuhet se më shumë se një milion banorë janë detyruar të largoheshin ose të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Llogaritet që uragani Harvi në Teksas të ketë shkaktuar rreth 180-miliardë dollarë dëme materiale, duke shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, në një hapësirë prej 300-miljash tokësore. Ish-presidentët angazhohen se të gjitha ndihmat e mbledhura nga apeli i tyre do të dorëzohen menjëherë dhe qind për qind do jepen njerëzve në nevojë — të prekur rëndë nga këto fatkeqsi natyrore. Fondet që do mblidhen nga ish presidentët janë krejtësisht private, janë pra shtojcë dhe nuk do të zëvëndsojnë fondet e parapara për raste të tilla, që do të dërgohen nga të gjitha nivelet dhe institucionet e qeverisë federale dhe shtetërore, të aprovuara paraprakisht nga Kongresi dhe autoritetet vendore, për qëllime të tilla.
Siç dihet, këta politikanë të lartë amerikanë – në rolin e tyre dikur si presidentë dhe tani si ish-presidentë — kanë pasur dhe kanë gjithnjë, midis tyre, ndryshimet politike dhe partiake, por siç është tradita në këtë vend, në raste të tilla emergjente kombëtare, ndërkombëtare dhe të fatkeqsive natyrore ose të tjera, pikpamjet dhe qëndrimet politike, tradicionalisht,lihen mënjanë dhe janë bashkuar për të përballur, si është më mirë, sfida të tilla që prekin shtetasit e këtij vendi, pa dallime politike ose në cilin shtetin ndodhin ato. Ky apel është një përpjekje, thanë ata, për t’u bërë thirrje “Bashk-atdhetarëve por dhe miqëve tanë përtej detit” që tu vimë në ndihmë të prekurve nga këta uraganë, jeta e të cilëve është këthyer mbrapsht duke u ndërprerë në mënyrën më brutale nga kjo fatkeqësi natyrore, ndërkohë që kanë humbur pothuaj çdo gjë me vlerë, përfshirë banesat e tyre. Edhe Shqipëria dhe Kosova, janë ndër vendet përtej detit të cilat kanë premtuar ndihma për viktimat e uraganit në Shtetet e Bashkuara.
Ish-presidentët amerikanë shprehen se themeluan një portal të posaçëm dhe të sigurt me qëllim mbledhje fondesh private, ndërkohë që njëkohsisht, sigurojnë donatorët se çdo qindarkë do të përdoret për të ndihmuar drejtë për drejtë, viktimat e prekura rëndë nga vërshimet dhe dëmet që rezultuan nga ujërat që mbuluan zona të tëra dhe hapësira të gjëra kontinentale në jug të Amerikës. Thuhet se lartë nga një million banorë janë detyruar të ç’vendoseshin nga shtëpitë e tyre nga urgani Harvi në Teksas dhe Luiziana muajin që kaloi, duke shkaktuar kështu vdekjen e të pakën 70-vetave. Ndërsa nga pikëpamja e dëmeve materiale, governatori i Teksasit, Greg Abbot llogarit se ato mund të arrijnë në qindra miliarda dollarë. Ndërkaq, sipas njoftimeve jo zyrtare të fundit që përcillen në komunitetin shqiptaro-amerikan, nga uragani në Teksas dhe sidomos nga uragani në Florida, mësohet se janë prekur edhe shumë familje shqiptaro-amerikane që jetojnë në këto dy shtete, megjithse numri i saktë i tyre nuk dihet ende.
Duke njoftuar krijimin e këtij apeli për të ndihmuar viktimat e uraganit në Teksas dhe në Florida, ish-presidenti Bill Klinton tha se uragani Harvi në Teksas, me të vërtetë solli shkatërrime të tmershme materiale, por kjo fatkeqsi bëri gjithashtu që njerzit të tregonin anën më të mirë humanitare të tyre duke u ardhur në ndihmë dhe pa përtesë, bashkombasve të vet, në një kohë kur ata kanë nevojën më të madhe për ndihmë dhe mbështetje, më shumë se kurrë, për ri-mbëkëmbjen e tyre dhe për këthimin e tyre – megjithse nën rrethana shumë të vështira e që mund të marrë një kohë të gjatë — në një jetë sa më normale që të jetë e mundur për ta, u shpreh në një video mesazh të transmetuar në television, ish-presidenti Bill Klinton. Ndërsa ish-presidenti Xhorxh W Bush tha se, “Njerzit po vuajnë shumë nga pasojat e uraganit në Teksas”, por siç u shpreh një banor i Teksasit, shtoi ai, “Ne kemi më shumë dashuri për njëri tjetrin në Teksas se sa ujërat e vërshuara.” Ndërsa ish-presidenti Obama, tha me rastin e themelimit të apelit për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga uragani se, “Si ish-presidentë, ne duam të ofrojmë mbështetjen tonë, për të ndihmuar bashkombasit tanë amerikanë që të nisin të rimkëmben nga kjo fatkeqësi natyrore.”
Në një mesazh televiziv që u reklamua gjatë ndeshjeve të futbollit amerikan, Presidenti Obama u shpreh se ,”Kohët e fundit, jemi dëshmitarë se vendi ynë është goditur rëndë nga një shkatrrim katastrofal”, ndërsa Presidenti Karter thotë se, “Anë e mbanë këtij vendi të madh, amerikanët i janë përgjigjur thirrjes së tyre”, ndërsa Presidenti Bushi i ri, në mesazhin e veçantë me këtë rast, flet për një “Apel të veçantë i cili na detyron që të bëjmë çdo gjë të mundur në mbështetje të njerëzve në nevojë.”
Ndërsa Presidenti në detyrë, Donald Trump shprehu mbështetjen e tij ndaj kësaj nisme të ish-presidentëve amerikanë, duke thënë se, “Ne do të përballohemi me cilëndo sfidë qoftë, pa marrë parasyshë se sa të forta janë furtunat ose sa të larta janë valet e detit. Jam krenar”, shtoi ai, “që të mbështes nismën, “Apelin e Një Amerike”, të pesë ish-presidentëve të vendit tonë.
Mund të thuhet pa asnjë ekzagjerim se kjo ndërmarrje nga ish-presidentët amerikanë me këtë rast, është në traditën më të mirë të politikës amerikane. Në të vërtetë, ky bashkpunim filantropik nuk është i pari midis ish-presidentëve amerikanë, në raste fatkeqsishë natyrore mbrenda dhe jashtë vendit, por është i pari në mandatin e Presidentit Trump. Presidentët Bushi i vjetër dhe Bill Klintoni kanë mbledhur fonde për viktimat e cunamit në Azi në vitin 2004, si dhe për vikitmat e uraganit Katrina që goditi shtetet Luiziana, Misisipi dhe Alabama në vitin 2005, por dhe pas tërmetit të rëndë që shkatërroi Haitin në vitin 2010, Presidenti në detyrë Barak Obama i kërkoi Presidenti Klinton dhe Presidentit Bush të ri që të kryesonin përpjekjet për mbledhjen e fondeve për t’u ardhë në ndihmë viktimave të atij tërmeti të fortë që pat goditur keq Haitin, në vitin 2010.
Megjithë konfliktet e tyre politike gjatë viteve — në arenën e mbrendshme ose të jashtme në të kaluarën — presidentët amerikanë në raste fatkeqsishë natyrore si uragani Harvi ose Irma, por edhe në kohë lufte, ose në raste sfidash kombëtare dhe ndërkombëtare me rëndësi, tradicionalisht, ata kanë lënë mënjanë grindjet dhe interesat politike të momentit dhe janë bashkuar për “Një Amerikë”, duke vendosur mbi të gjitha — në vend të parë — interesin kombëtar dhe fatin e bashkombasve të vet të goditur rëndë nga fatkeqsitë natyrore. Ndihma e tyre nuk është kufizuar vetëm mbrenda kufijve të Amerikës, ndërkohë që në shumë raste, ata kanë mbledhur fonde edhe për popujt përtej detit, të goditur nga fatkeqsi të ndryshme natyrore, qofshin tërmete ose uraganë kudo në botë, duke filluar nga Haiti e deri në Azi.
Një bashkpunim si ky, njoftuar ditët e fundit, nga ish-presidentët amerikanë — me pikpamje politike që shpesh i dallonin debatet e ashpra gjatë mandateve të tyre, si përfaqsues të partive që u përkasin, kur kombi amerikan është gjëndur, historikisht, përballë sfidash kombëtare ose ndërkombëtare — i ka rrënjët në fillim të republikës amerikane dhe kjo traditë ka vazhduar gjatë administratave të ndryshme gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme, siç dëshmon edhe themelimi nga pesë ish-presidentët amerikanë i Apelit për mbledhje fondesh, për të ndihmuar viktimat e uraganit, të kohëve të fundit, në shtetet Teksas dhe Florida. Kjo nismë është diçka tipike e politikës amerikane – që tregon se për këta ish-udhëheqës amerikanë – qoftë në detyrë, qoftë në pension — interesat e kombit dhe nevojat e popullit të tyre përball sfidash dhe fatkqesishë dhe kurdoherë — janë gjithmonë mbi interesat personale, politike ose partiake – gjë që është për t’u lakmuar dhe për t’u kopjuar.