Në Komisionin Qendror Zgjedhor nisi sot, e Enjte 20 Prill, shqyrtimi i kërkesës së PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.PS kërkon shtyrjen me një javë të afatit të regjistrimit. PD eshte kunder.Edhe anëtari i KQZ, Klement Zguri shprehet kundër: “Zgjedhjet prishen. Prishet gara, barazia, mënyra korrekte e procesit. KQZ zbaton ligjet nuk i modifikon ato. Një ligj i kaluar me 3/5 nuk mund të ndryshohet me 4- 5 vota”
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji bëri publik propozimin: Shtyrja e afatit disa ditë nuk e cënon procesin. Afati nuk është i ngurtë dhe nuk jemi në një situatë normale. Për ne më rëndësi është zbatimi i kushtetutës dhe më 18 qershor të jenë të gjithë palët. Shtryja disa ditë është mëse normale. Deri më datën 28 prill nuk cënohet procesi zgjedhor. Është kufi ligjor.
PD e prezantuar nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso thotë: kërkesa PS e LSI nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vend për akrobacira. Opozita i ka kërkuar KQZ të mos bëhet mashë e partive për të zgjidhur problemet që vetë kanë krijuar dhe vetë kanë në dorë të zgjidhin
Dy anetare dje u shprehen kunder
Dy anëtarë të saj Klement Zguri dhe Hysen Osmanaj kanë paralajmëruar votën kundër pasi shtyrja e afateve duke e quajtur shkelje të ligjit.
Klement Zguri deklaroi dje: “Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”.
Hysen Osmanaj deklaroi po dje: “Ne nuk mund të marrim atë vendim. Pasi çdo vendim që mund të marrin ne, qoftë me shumicë të cilësuar apo me votë të thjeshtë, vendimi do të jetë nul, sepse bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta e konsideruan kërkesën shprehje vullnetmirë për ti dhënë kohë PD. Opozita i kërkoi KQZ të respektonte Kodin Zgjedhor.
Edhe Partia e Ben Blushit, LIBRA shprehet kundër kërkesës së dy partive të maxhorancës, duke cilësuar KQZ të politizuar, ndërsa kërkesën grusht shteti të partive në pushtet.
I të njëjtit qëndrim janë dhe anëtari i KQZ-së Klement Zguri por dhe e quajti kërkesën e dy partive jo legjitime dhe që sipas tij do të prishte zgjedhjet. Edhe konstitucionalisti Clirim Gjata e quan veprim kamikaz.