Nga BEQIR SINA, New York/Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve
BENSONHURST BROOKLYN NY : Mbretëria shqiptare është një pasuri e very kombëtare, e themeluar nga Mbreti i të gjithë Shqiptarëve Zogu i Parë, si shenjë e dashurisë dhe krenarisë së lart tonë kombëtare. Ashtu si Britania e Madhe, Hollanda, Japonia, Monako, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Luksenburgu, Austria, dhe shumë shtete, të tjera kryq e tërthor globit, edhe ne shqiptarët e Bardhylit dhe të Teutës, kemi një mbretëri, që të krenohemi me historinë dhe kulturën e tonë kombëtare. Duke i dhënë asaj vendin që i takon gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare, e cila është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombëtare, jo vetem në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, por edhe për të na prezantuar edhe jashtë. Mbasi, familja mbretërore shqiptare, sot meriton më shumë se çdo politikan në Shqipëri të nderohet me të gjitha atributet që i takojnë, prej kombit shqiptar. E jo të flitet ende si gjysmë shekulli më parë gjatë sundimit komunistë – kur foli propaganda komuniste e Enver Hoxhës, dhe baballarët e tyre. Dhe, më keq, është se kur një njeri Kryeministri i një vendi (Edi Rama) Kryeministri i Shqipërisë, flet akoma ashtu si ja ka konfigurar Enveri, atë pak tru që ka, flet me të njëjtën “urrejtje” ndaj figurës së Mbretit Zogu i Parë.Duke kërkuar qetësisht në foto-albume , do të gjesh fotografinë e bukur të Naltësis së Tij Mbretërore Leka II, kur ai ishte fëmijë, i veshur me një kostum popullor të Kosovës, në tirqe, jelek dhe plisin e bardhë mbi krye, ndërsa mban në prehër një pushkë antike.
NTM Leka i dytë duket se e ka paraqitur këtë portret të veçantë, në mesin e një numëri fotografishë për të festuar ditëlindjen e Tij – sa herë të vijë 26 Marsi i cili shënon ditëlindjen e Mbretit Leka i Dytë me betimin që ka bër trashëgimtari – kur ndrroi jetë babai i tij .
“Unë (emri), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do të ruaj Statutin e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”. Ky është betimi i plotë që parashikon Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare në vitin 1928. Me kalimin e çdo viti , NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, Trashëgimtari mbart një ngjashmëri të fortë me gjyshin e Tij, Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogun dhe babanë e Tij Leka Zogun, si dhe kurrë më shumë se në këtë fotografi ku ai paraqitet qysh fëmijë me tiparet, karakteristika dhe fizonominë e një prijësi të ardhëshëm të gjithë shqiptarëve .Imazhi soditës që vjen nga ajo fotografi, është në kontrast me një foto shqiptare dritë – zemre, shenja burrënie, dhe tiparet më të bukura të rracës së kulluar dardane, të cilat janë si një kartolinë, edhe sot për ditëlindjen e 32të, të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.Për të plotësuar foto-albumin e Tij me fotografi , Oborri Mbretëror, gjithashtu, ka lëshuar në biografinë e Tij – edhe imazhet e tjera, që lidhen me jetën e Familjes Mbretërore Shqiptare, fatin e Tyre – prej nga Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babait të tij të ndjerë Leka Zogu dhe nënës së tij të ndjerë Susan – kur ata ishin së bashku, në kohën e Mbretërisë, emigrimin në gjitha vitet e egzilit, dhe kur ata u rikthyen në Shqipëri.
NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Dhe kjo është ditëlindja e Tij e 32të. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut në atë ditë, si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.Ai është djali i Mbretit Leka Zogu i Parë, i cili ndërroi jetë në Tiranë, më 30 nëntor 2011 – dhe i biri i nënshtetases Australiane Princeshes Susan Cullen-Ward . Ai erdhi, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, pas 20 vjetësh në qershor të vitit 2002.Prindërit e Tij – Mbretit Zogu i Parë, Mbretëreshës Geraldinë, babai Leka Zogu, nëna Susan – i kan lën mjaft Atij mjafton që ka një trashëgimëni për të qenë pasardhësi, i një Mbreti si gjyshi i Tij Ahmet Zogu, në atë kohë jashtëzakonisht popullor, i cili i ishte njeriu që mblodhi fiset dhe i bëri shtet(bëri Shtet, drejtoi me Republikë Parlamentare.(Pluralizëm). Garantoi monedhën shqiptare në rang ndërkombëtar. Lejoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa vizë në Amerikë, dhe nëpër botë.)
NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, feston sot ditëlindjen e Tij të 32të me të fejuarën Elia Zaharia, miqtë e shumtë në të gjitha trojet shqiptare
Kurse, Kalendari Mbretëror Botëror, kujton 26 Marsin 2014, me Ditëlindjen e 65-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 32-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982. 26 Marsin kur Hollanda feston Ditëlindjen e 9-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 20-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,
Princi Leka
Ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në “Sandton Clinic”. Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.
Titulli:
Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve
Edukimi
Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.
St Stithian’s Collage
St Peter’s Preparatory School
ST Peter Collage
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore”Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: “The King Hussein Price” dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”.
Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
Kurset:
Në vitin 2002, mësime private në letërsinë shqipe.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë.
Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në Bacons Field, “PreSandhurst Course”
Në verën e vitit 2006, vijoi kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë “Universitta di Stranieri”.
Në vitin 2010 Akademia e Mbrojtjes, SCSDS
pallati 8
President Nderi:President i Federatës Shqiptare të Golfit. http://fshgolf.org/
Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor.
President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
Nën Patronazh: “The International Comission and Association on Royalty and Nobility” http://www.nobility-association.com/patronsofficers.htm
Antar Nderi i SOS Jetimët e Shqipërisë (SOS Avenir Orphelins d’Albanie – France) http://albania.dyndns.org/
Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar 2011
Udhrat:
Kordoni I madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro
Kordoni I madh të Urdhërit Besa & Skenderbeu
Celsi i Qytetit të “New Orleans” nga Krytari i Bashkise Z.Landrieu
Titulli “Qytetar Nderi” i qytetit te Burrelit
Titulli “Qytetar Nderi” i Komunes se Berdices, Shkoder
Gjuhët:
Shqip – Anglisht
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar:
Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve:
NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Detyrat:
Princ Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006-2009 për çeshtjet e Mardhenieve dypaleshe. Ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në 2012.
Nga data 27 Korrik 2012 ka qenë Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës, detyrë që e lëshoi për shkak të angazhimeve të Tij .
Princi Leka nuk do të jetë më këshilltari politik i presidentit Bujar Nishani. Trashëgimtari i fronit mbretëror është tërhequr ngy ky post për t’ju përkushtuar tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore. “Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare. Ky rol paraqet për Shqipërinë një avantazh. Ai i shërben gati ekskluzivisht imazhit, prestigjit dhe dinjitetit të një vendi me histori dhe tradita si i yni. Në këtë kuadër, familja mbretërore shqiptare, megjithëse me mjete të pakta, ka zhvilluar aktivitete të shumta, duke u ofruar miqve tanë në të gjithë botën një vitrinë sa më reale, por edhe sa më tërheqëse të një Shqipërie që meriton të njihet më mirë”, shprehet princi Leka në “Facebook”.