• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kultura ka nevojë për një manifest të ri

July 12, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Tashmë gjithëkush e ka të qartë se globalizmi po kalon një krizë të dyfishtë, krizë ekonomike për të cilën nuk kemi çfarë të shkruajmë më, janë thënë e stërthënë shumë gjëra, por më e rëndësishmja se është krizë e sistemit. Kriza e dytë që është pasojë e drejtpërdrejtë e të parës, është kriza në kulturë e cila po godet pa mëshirë çdo aspekt të saj. Në këtë udhëkryq ku nodhet sot kultura, e braktisur totalisht nga strategji politike afatgjata me karakter kombëtar, nuk mund të rrijë duarkryq, pasi kështu do t’ia afronte ngadalë fundin vetes. Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve Letrarë ka një mision të lartë për të kryer dhe po e kryen më së miri me konferencat e saj të përvitëshme me synimin që jo vetëm të evidentojë letërsinë e vendeve të ndryshme me autorët e saj më të njohur, por edhe të shërbejë si urëlidhëse midis kulturave. Konferenca e fundqershorit që u mbajt në Leçe, Itali, nga data 28 – 29 qershor 2013 është dëshmia më e madhe e këtij kontributi. Nëse e shohim me kujdes temën e konferencës, Mesdheu në origjinën e letërsisë së udhëtimit, do të bindemi plotësisht se ky deti që lag shumë shtete, është një mundësi më shumë, ku këto kultura të komunikojnë mes tyre. Në deklaratën e përbashkët të të gjitha institucioneve që organizuan këtë konferencë, nuk janë pak, por 11, thuhet shprehimisht se Mesdheu është deti që në shekuj i ka bashkuar popujt dhe kulturat, djepi i qytetërimit dhe frymëzuesi i kohëve të historisë, të njerëzve dhe heronjve që e kanë eksploruar, të shtyrë nga dëshira për  njohje në kërkim të kuptimit të jetës dhe të ballafaqimit me njëri-tjetrin.

Në konferencë gjatë përshendetjes së zv/kryebashkiakes Carmen Tessitore na bëri përshtypje një nismë sa e bukur aq dhe humane. Kriza e përhershme e shoqërisë e ka bërë njeriun gjithnjë e më human ndaj tjetrit, populli është gjeniu më i madh i zgjidhjeve praktike, duke dashur gjithmonë të mendojë edhe për të varfërit, pë rata që nuk kanë mundësi të pinë qoftë edhe një kafe në lokalet e shumtë të qyteteve. Varfëria është plaga më e rëndë që mbart bota dhe para saj askush nuk duhet të soditë ata njerëz që nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet jetën. Legjenda napolitane flet për njerëz të mirë që mëngjeseve dhurojnë një kafe për të varfërit, në anonimatin më të plotë, në respekt të dhuratës, ai që e bën nderin, nuk e tregon kurrë atë. Kjo legjendë e kishte shtyrë zonjën që të ndërmerrte një nismë të klonuar, por mjaft të dobishme. Në vend të një kafeje, do të dhurohet një libër për të gjithë ata që nuk e kanë mundësinë që ta blejnë atë. Jemi në periudhë vere dhe shumë njerëz do të shkojnë me pushime, të tjerë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për arsyet e krizës që thamë më sipër, por të bindur se është koha më e çmuar për të lexuar libra nën çadrat buzë detit, ose pasditeve në pauzën pas dreke. Një nismë që mendoj ta marrim të gjithë, aq më shumë tek ne, kur duket se libri është braktisur nga shumica e shqiptarëve, të cilët rendin në mënyrë masive, të paktën të rinjtë, drejt teknologjisë, internetit.  Siç e kam theksuar edhe një herë, bamirësit më të mirë janë dhe do të mbeten vetë shkrimtarët dhe poetët, që edhe për shkak të tregut të librit në Shqipëri dhe kompleksitetit të kushteve, pjesën më të madhe të botimeve, ua dhurojnë miqve dhe shokëve. Besoj se edhe këtë verë botimet e shumta që do të dalin do të kenë të njëjtin fat, pra do të përfundojnë në duart e njerëzve të cilët pasi e fjetën mendjen nga zgjedhjet, tash duhet t’i rikthehen punës dhe kulturimit. Nuk e di nëse është bërë ndonjë sondazh këto javët e fundit tek ne, ku të merren përqindje për numërin e librave të lexuar nga çdo shqiptar në muajin qershor. Vështirë do të mendojnë shumë qytetarë, pasi një impenjim jetësor ia zuri vendin kulturimit. Dhe tek ne është plotësisht e drejtë, duke parë sesi preferencat në punësim nuk ndjekin rregullin e përcaktuar në një shoqëri demokratike, por bazohen ende tek militantizmi, korrupsioni më i madh i shoqërisë sonë. Dua ta shtrij këtë nismë, pikërisht mes donatorëve që edhe tek ne nuk mungojnë, me qëllim që kjo verë të mos kalojë lokaleve duke e vrarë kohën kot për të rinjtë, por të rifillojë një proces riedukimi, duke e kthyer të gjithë vëmendjen tek kultura. Kultura është e shumëfishtë, prandaj duhen gjetur mënyra dhe forma që secili element përbërës i saj të gjejë rrugën e drejtë të të startit, kryerjes dhe përfitimit. Nuk ka përfitim më të madh sesa pajisja me dije dhe kulturë. Ka ardhur koha që të gjithë njerëzit e vërtetë të kulturës, të ndihmuar edhe nga Ministria e Kulturës, uroj që ministër i ri të jetë një njeri që i përket asaj, ta drejtojnë shpirtin dhe mendjen tek e gjithë trashëgimia jonë. Ka shumë pasuri që duhen evidentuar, promovuar dhe stimuluar, e thënë më qartë, politika të qarta ku të bashkohen interest tona më të gjera kombëtare. Institucionet lokale në Leçe e kishin prioritet, pasi shohin tek kultura një prej burimeve më të çmuara edhe të lehtësimit të krizës ekonomike që e ka përfshirë Italinë. Poeti italian Bruno Rombi, të cilin tashë e njihni përmes një cikli poezish që sollëm bashkë me revistën Obelisk dhe organe të tjera, priret drejt një risije tjetër që duhet ta sjellë vetë kultura: një manifest kombëtar të secilit vend dhe më pas një botëror, ashtu si shumë manifeste apo deklarata që kanë vlefshmëri europiane dhe botërore. Në stadin aktual të shoqërisë së sotme, një manifest i ri për kulturën është domosdoshmëri, duke iu referuar edhe vetë gjendjes ku vegjeton kultura sot, e parë në të gjitha llojet e mediave, në skenat e teatrove,  kinemave dhe ekraneve televizive. Kultura e mediokritetit e propoganduar si modeli i shekullit të ri, nuk ka moment kur kjo të mos e shfaqë fytyrën e vet, duhet t’ia lerë vendin një kulture tjetër, asaj të mbrujtur me një frymë të re, me një koncept të ri, me një vizion të ri. Pra nga njerëzit e kulturës kërkohet një revolucion i madh gjithpërfshirës ku antikultura t’ia hapë rrugën asaj kulture që nuk i çedukon të rinjtë, por përkundrazi i edukon, i mëson ta duan kulturën kombëtare, ta mësojnë, ta përhapin, ta ruajnë, ta respektojnë atë. E gjithë kultura jonë, edhe e shekullit të kaluar, sado e vogël që të jetë, është kultura e një populli që diti ta krijonte, ta shprehte, ta përhapte kudo, edhe nëpër botë, por tash po rrezikon që të zhduket, e mbërthyer fort nga mania e shkatërrimit të gjithçkaje të kaluar, për ta zëvendësuar me një të re në dukje moderne. Bota nuk është kaq e papërgjegjëshme ndaj së shkuarës, mjafton të shkoni dhe të vizitoni Leçen, qyteti që shumë mirë i gërsheton disa kultura të qytetërimeve që dominuan në shekuj.

*Anëtar i SH.N.K.L

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, Kultura, nje manifest i ri

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT