• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një tentativë e dështuar

March 5, 2014 by dgreca

Vëzhgime nga Kuvendi i Vatrës mbajtur ne New York me datën 27 Prill 2013/

Nga Pjetër Jaku/

Kisha lexuar për lakminë  e madhe që kishin për të marrë drejtimin e Vatrës, që nga koha kur u krijua e deri në ditët tona, ndaj dhe nuk e besoja pse brezi  “i vjetër” e ruante me aq fanatizëm këtë organizatë, që u krijua në bashkimin e tri shoqatave të asaj kohe, duke ruajtur  vijimësinë nacionaliste dhe detyrimin e vazhdueshëm ndaj Atdheut. Me disa vatranë nga Detroiti udhëtuam me kënaqësinë e delegatëve të Vatrës, për t’u takuar e njohur edhe me delagatë të tjerë të ardhur nga Florida, Washingtoni etj..

E enjtja drobitëse e një udhëtimi 12 orësh, ku lodhjen më të madhe e pati Kujtim Qafa, i cili, megjithëse ishte i përqëndruar te drejtimi mjetit, herë mbas here dhe, pothuajse vazhdimisht, ishte i pranishëm në bisedat tona, më së shumëti lidhur me temën për të cilin po shkonim ne New York. Kjo ishte e enjtja e datës 25 Prill…

E premte, 26 Prill, një ditë para Kongresit

Në hollin e hotelit do takoheshim me aktivistin e njohur dhe vatranin Zef Bala, me të cilin patëm rastin të rrinim dhe një natë më parë. Poashtu vatrani tjetër Simon Qafa do t’i bashkangjitej degës tonë mbasdite, edhe pse mbrëmë na takoi. Alfons Grishaj, kryetari i Degës së Detroitit do na trokiste në dyert e dhomave të Hotelit Crowne Plaza White Plain që në orën 7 e 30. Në të majtë të 127-tës, ku kishtë zënë Alfonsi, te 123-shi ishin  Paulini dhe Luvigji, ndërsa në të djathtë, te 131-shi  Kujtimi dhe Pjetri. Disa kate më lart Mondi Rakaj me bashkëshorten dhe Valentin Lumaj po me bashkëshorten, nuk kishin nevojë për t’i thirrur, pasi në të shumtën e rasteve zbrisnin në holl para nesh.

Mbasdite e tensionuar

Që në drekën te “La Grotta II” filloi shqetësimi për Kuvendin e nesërm, për t’u bërë  më prezent në mbasditen dhe darkën te “ Le Jardin”, një resorant në breg të oqeanit me pronarin shqiptar Gazmend Lita. Në telefonatat e shpeshta flitej për një kandidat të ri, që deshironte të dilte në krye të Vatrës. Lidhur me Degën më të re të Vatrës të  South Westchester, Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto do të pyeste Simon Qafen dhe Zef Balen, çka do të thonte se diçka ishte pëshpëritur, siç ndodh zakonisht para evenimeteve të tilla.  Zefi, si anëtar i Bordit nuk kishte pasë mundësinë të ishte ne takimin organizues të  Kuvendit që do të bëhej të nesërmen, por pak a shumë ishte i informuar rreth krijimit të degëve muajn e fundit. Ndërsa Simon Qafa, si anatër i njëres prej degëve më të reja, theksoi pamundësinë e kandidimit të përsonit që përflitej  për kryetar të Vatrës.

Si mund të ndodhte kjo, kur delegatët në Kuvend duhet të kishin të paktën dy vjet anëtarësi?! Thua të përfolurit të mos e dinin Kushtetuten e kësaj Federate? Çfarë i shtynte ata të  kërkonin postin e Kryetarit të Vatrës, pa as një muaj kontribut?

Darka e paguar nga Konsulli, tregonte interesimin që kishte shteti shqiptar për Vatrën, ndaj edhe kishte një shije të veçantë.

Përsëri në Crowne Plaza

Edhe pse  po mbrrinte mesnata Kryetyari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj do të takohej me delegatët e  Detroitit. Interesimi ynë por edhe impenjimi i Kryetarit, bënë që përsëri të flitej për nesër. Delegatëve të rinj, – thotë Dr. Gjoni,- do të përpiqemi t’ua japim mundësinë të kenë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes, pasi Kryesia e Kuvendit ta hedhë në votë kalimin e kësaj norme statutore. Pas disa replikash miqësore, Kryetari spjegon demokracinë e kësaj Organizate, duke ua dhënë mundësinë secilit të pranishëm të konkuroi për drejtimin e Vatrës, pasi t’i bind delegatët se pse ai (ajo) duhet të jetë në  drejtim. Me si ndodhi të nesërmen, bindemi se në holle te tjera po bisedohej për mjetet, që mund t’i sillnin në krye të Vatrës, ata që Vatrën e  takuan dje, pa u futur kurrë në brendësi të saj, pa kontribuar asnjëherë për të, edhe pse  Vatra dhe ata kishin dekada që kundronin njëri-tjetrin, me një afërsi për t’u prekur.

Detaje që flasin

Një fillim pa mikrofon, por jo pa bezën e stendës Markolaj, një degë që u krijua me ngut, vetëm për të konkuruar në zgjedhje, dhe një interesim pas kuintave për të marrë Vatrën, të bien në sy si një akt qesarian i mirëstudiuar prej muajsh. Duhej të ishe më shumë se naiv për të mos e kuptuar këtë lojë, por mosha Gashi, Buçaj, Mirakaj dhe Përndoci dhe thinjat e tyre, si dhe të rinjët Grishaj, Ndoja e tw tjerë nuk mund të lejonin që një askush deri më sot ( themi për Vatrën) të kërkoi marrjen e  Vatrës, në emër të shpëtimit të saj, në emër të rinimit të saj, në emër të digjitalizimi të saj!

Le t’ia lëmë fjalën Kuvendit…

Degës më të re, por edhe kryetarit të kësaj dege do t’i jipej më shumë vend se akujt për të diskutuar. Disa ndërhyrje dukeshin si të tepërta për një degë që sapo ishte krijuar dhe nxitja nga salla e “delgatëve” të saj, binin në sy për një interesim synues dhe imponues në bindje të  delegatëve që do të votonin. Në fazën kryesore, atë të votimit, Kuvendi vendos përfshirjen në votim edhe të  delegatëve në më pak se një vit anëtarësi! Pra, edhe atyre që synonin të merrnin Vatrën, me moton “ Your time is done!”, të cilën më vonë do e shprehte hapur kandidati i ri për kryetar të Vatrës, Nik Markolaj. Koha e kujt kishte mbaruar? E atyre që për gjysëm shekulli e më shumë kishin mbajtur gjallë Vatrën? E atyre që kontribuan mijëra dollarë për të jetuar kjo Federatë? E atyre që vunë mbi gjithëçka nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, që Vatra të mos binte ne duart e atyre që do ta shisnin nacionalizmin per rinovim serbo-grek, socialkomunist etj etj? Kërkesa për Vatrën, ( edhe imja e dikurshme) ishte mbajtja e Kuvendit, organizimi dhe gjallërimi  i saj, çka edhe po ndodh prej më shumë se dy vitesh, por jo dorëzimi i saj!

Thua..?!

Thua Dega më e re të ishte krijuar vetëm për kryetarin e Vatrës?! Thua t’u intersonte socialistëve shqiptar ta kishin Vatrën me vete në këtë fushatë të tërbuar zgjedhjesh!? Thua të ishte një dorë e jashtëme në këtë “betejë” për Vatrën, perderisa këmbëngulej aq shumë marrja e drejtimit të saj, nëpërmjet ekspozmit të një plan-biznesi, ndoshta dhe i ndihmuar nga segmente të  brendëshme të Vatrës, kur të dhënat ishin marrë prej saj. Një       vidioprojektim me dy foto dhe gjashtë pika mbështetëse, nuk mund të bindnin vatranët, që për vite ishin në roje të kësaj krijese kombëtare me një histori brilante të demokracisë amerikane. Biles, as  t’i thyenin ata me “argumente” ndryshuese, që do ta bënin Vatrën një Federatë mijëra antarëshe, kur viteve të fundit në diasporen shqiptare kanë lulëzuar dhjetra shoqata e fondacione, mbi baza  lokale e krahinore, duke marrë si pikë referimi vitin 1970.

Urojmë të mos jetë asnjëra prej këtyre hamendjeve, por interesi i pastër për Vatrën demokratike dhe nacionaliste, për Vatrën e vatranve patriot, që nuk kursyen asgjë për  shqiptarët kudo që ndodhen, për Vatrën e së nesërmes, duke respektuar dhe mbajtur amanetin e atyre që shkuan! Vetëm kështu, dhe kur kandidati i ri, t’i ketë, të paktën  4-5 vjet në Vatër, do t’i bind vatranët ta votojnë dhe mbështesin atë, t’i besojnë atij!

Vatra nuk ka kohë të bëj eksperimente me veten!

Shkruar me 30 Prill 2013

Shenim: Ky shkrim u realizua si analizë fill pas  Kuvendit, por nuk u publikua, duke menduar se nuk do te shkojne kaq larg. Tani qe Kryesia e Vatres doli me pergjigje duke i kerkuar edhe rikthim  ketij grupimi, e shoh me vend ta publikoj.

( Ne foto: Nga e majta Dr. Gjon Buçaj dhe kandidati tjeter per kryetar te Vatres, i cili nuk kishte as dy muaj antaresi ne kete Federate, Nik Markolaj, ne momentin e zgjedhjeve.)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e dështuar, Një tentativë, Pjeter Jaku

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT