• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eugen O’Neill-Nobelisti i parë amerikan, që lindi dhe vdiq në një dhomë hoteli….

October 20, 2013 by dgreca

Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/

Më datën 27 Nëntor 1953 në orën 4 e 39 minuta, e  premte mbasdite, dha frymën e fundit në një nga hotelet e Bostonit,  mbas një lufte të gjatë me turbekulozin dhe pankreasin -dramaturgu i shquar dhe Nobelisti i parë amerikan- Eugen O’Neill. Fjalët e tij të fundit ishin: Kam  lindur në dhomën e një  hoteli,-(God damn it) -ku ku për mua- i mallkuar të vdes në dhomën e një  hoteli! Dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Po, kush ishte dramaturgu i famshmëm  që lindi dhe vdiq në hotel, autori  i parë amerikan që fitoi Cmimin Nobel në Letërsi në vitin 1936,-Eugen O’Neill.

Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1888, në një dhomë hoteli Longacre në sheshin Times Square –aktualisht është Hotel Barret. Në murin e hotelit është  vendosur  pllaka përkujtimore  me mbishkrimin; “Eugen O’Neill, 16 Tetor 1988 -27 Nëntor 1953, dramaturg i shquar amerikan u lind në një nga dhomat e këtij hoteli, të quajtur Hotel Barret”. Ai ishte i biri i një cifti emigrantësh irlandezë- i aktorit mjaft popullor James O’Neill dhe Mary Ellen Quinlan. Për shkak të punësimit të Atit të tij, prindërit e dërguan në Akademinë e St Louis-it  për djem, një shkollë katolike, i mbyllur në konvikt,  në zonën e Riverdale, në Bronx të  New York-ut, ku ai gjeti ngushëllim vetëm me librat e tij. O’ Neill kalonte zakonisht verën në plazhin e Neë London, Kenektikat (Connecticut). Në vitin 1907 ai përjashtohet nga Universiteti i Princetown, për shkelje “të kodit të sjelljes”, sepse  pati thyer në gjendje të dehur, duke hedhur shishen e birrës në “dritaren e Prof. Woodrow Wilson”, Presidentit të ardhshëm të SHBA-ës. Mbas këtij  rrengu ai kaloi disa vite në det dhe lundrim në kërkim të arit, që nga Hondurasi dhe më pas tregëtar marine, në Bounes Aires. Gjatë kësaj kohe i cfaqen simptomat e depresionit dhe jepet mbas alkolit. Pavarësisht depresionit ai kishte një dashuri e pasion të jashtëzakonshëm për detin, i cili u bë  tema kryesore  në shumicën e  dramave e tij të mëvonëshme.  O’Neill iu bashkua Sindikatave të Marinarëve në transportin e punëtorëve industralë të botës dhe  luftës guerrile për kushtet e jetesës deri në veprime të shpejta e të drejpërdrejta. Prindërit e Eugen O’Neill dhe vëllai i tij Jamie vdiqën  brenda tre viteve njërit pas tjetrit, biles vëllai i tij bëri vetëvrasje duke pirë helm në moshën 45 vjecare. Mbas këtyre tragjedive familjare Eugen O’Neill kthehet në Amerikë. Martohet më 2 tetor 1909 deri në vitin 1912 me Kathleen Jenkins dhe nga kjo martesë patën një djalë, Eugen O’Neill Junior, (1910-1950). Në vitin 1917,  dramaturgu i shquar njohu Agnes Boulton, një shkrimtare e sukseshme dhe ata u martuan më 12 Prill 1918 . Ata jetuan në Bermuda dhe nga martesa e tyre patën dy fëmijë Shane & Oona, vitet e tyre martesore janë përshkruar në librin biografi, i botuar në vitin 1958. Në vitin 1929  O’Neill  braktisi Agnes Boulton me dy vajzat e tyre, dhe bashkëjetoi me aktoren Monterey Carlotta e lindur në San Francisko , Kaliforni . Ata gëzuan martesën e tyre më pak se një muaj, përshkak se O’Neill nuk ishte divorcuar zyrtarisht me gruan e tij të mëparëshme. Me t’u rikëthyer në SHBA-s, për pak kohë shkroi për një gazetë  lokale, më pas pësoi atakun e parë të tuberkulozit që e pllakosi  tërë jetën e tij. Gjatë pesë muajve që qëndroi i  shtruar në një sanatorium dhe më pas për një vit në një konvaleshencë rehabilitimi,  ai pati mundësi të lexonte veprat botërore në dramë të dramaturgëve të famshëm Wedekind, Stringberg dhe Ibsen, si edhe filozofinë politike të Marksit dhe Kropotkin. Ai ishte gjithmonë  në kërkim të shpirtit të tij binjak. Në vitin 1916, O’Neill jetonte në qytezën e Provincetown , Massachusets, dhe një grup pushuesish intelektualë e  Greenwich Village-(shtëpi pushimi) në qytezë, patën dëgjuar si djaloshi i ri O’Neill shkruante drama dhe  e ftuan atë të  performonte dramën e tij në teatrin me thupra  të improvizuar prej tyre. Drama apo melodrama vetëm me një akt titullohej; “Bound East for Cardif” –do të ishte vepra e tij e parë që u shfaq për publikun e asaj qyteze të vogël. Që prej atij momenti rastësor karriera e O’Neill do të shënonte vetëm ngjitje. Drama e tij madhore The Emperor Jones, u cfaq më 1920 dhe u prit me brohoritje dhe “një ortek duartrokitjesh”, sic dëshmon një nga spektatorët  e kohës-dhe kjo i dha O’Neill-it,Cmimin e Madh -PULITZER. Më pas 50 -ë drama do të pasonin atë, por The Emperor Jones ishte një vepër e guximëshme dhe empirike, përtej kufijve të teatrit konvencional. Një dramë simbolike për gjendjen shpirtërore, panik dhe mosbesim, ku personazhi kryesor ishte një hamall me ngjyrë Brutus Jones, i cili fshihet në një ishull tropikal pasi vret një njeri. Aty ai e quan veten  Perandori Jones, derisa përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë krimin, zbulohen dhe ai për t’i shpëtuar ndëshkimit  fshihet në xhungël., por edhe ai vdiq  nga frika, marrazi, tmerri dhe faji që e ndiqnin si hije pas. Ndër veprat më të shquara të Eugen  O’Neill me fantazi pesimizmi, por risi të guximëshme në dramë,  janë; The Hairy Ape (1921), The Iceman Cometh ( 1922) Desire under the Elms (1924), Mourning becomes Electra (1931), dhe Kryevepra e tij, Long Day’s Journey Into Night,  e botuar mbas vdekjes së tij. Megjithëse Amerika ka nxjerrë shumë figura të rëndësishme e të shquara në letrat amerikane para Eugen O’Neill, askush prej tyre nuk ka qenë  dramaturg . Vepra dhe Krijimtaria në dramë e  O’Neill-it, e bëri botën që të kthente  sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si : Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams and Edward Albee.  Eugen Gladstone O’Neill ( 16 Tetor 1888- 27 Nëntor 1953) është dramaturgu irlandezo-amerikan dhe Laureati i Parë amerikan fitues i Cmimit NOBEL, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur  amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat , me shpresën e aspiratat e tyre,   mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar : “ Ah, Wilderness” . Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal.  Ky është Eugen Gladstone O’Neill-–Laureati i Parë Amerikan që fitoi Cmimin NOBEL  në Letërsi në vitin 1936 – klasiku dhe dramaturgu i shquar  amerikan me famë botërore që fati e deshi të lindëte dhe të vdiste  në një dhomë hoteli.

TETOR 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Eugen O'Neill, Nobelisti, Raimonda Moisiu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT