Nga Enver Bytyci / Sot Edi Rama ka shkuar ne Shkoder. Sebebi: Inagurimi i fototekes se famshme “Marubi”. Qellimi: Te thelloje percarjen dh ndarjen midis shqiptareve. Ne kete ceremoni ministrja me e pakulturuar ne historine e shtetit, por e ngarkuar me kulturen, pra bashkepunrtorja sorosiane e Rames me emrin Mirela e dy mbiemra, nuk e ftoi kryetaren e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi. Mbasi pyeti Ramen dhe mori pergjigje negative, Mirela urdheroi drejtorine e Artit ne ministri qe e gjithe axhenda te behet ne llogari te prezences se qeverise dhe mungeses se pushtetit lokal. Ky veprim diletant, hakmarres, por dhe dilerantesh i ka zemruar shkodranet, pasi ata shohin se kryeministri i vendit dhe qeveria e tij qellimisht duan ta shpaltojne kryeqytetin e kultures shqiptare, Shkodren. Shkodra sheh larg, lexon pa syze edhe me larg. Shkodren kurre, askush, nuk ka mundur ta neperkembe dhe ta beje naive. Edi Rama, i marrosur ne delirin e vet te madheshtise, ka mundesi qe ta trajtoje Shkodren si Vunoin. Veprimi i sotem i tij me injorimin e te zgjedhurve lokale ishte dukshem nje perpjekje e tille. Po pse kryeministri nuk e donte kryetaren e Bashkise se Shkodres ne krah te tij per inagurimin e fototekes Marubi? 1. Ne fillim ky veprim lidhet me instiktin e papajtueshmerise se Edi Rames me pluralizmin, me opoziten. Ky lloj instkti i ngulitur thelle ne nenvetedijen e tij ka thelluar krizen politike ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter. Perjashtimi eshte filozofia e qeverisjes se Edi Rames. Kjo ndodh ne perfaqesim e rendom ne vendimmarrje. 2. Edi Rama nuk e ftoi Voltana Ademin, sepse kjo e fundit do te duhej te pershendeste dhe ne pershendetjen e saj do te thoshte disa te verteta te padeshirueshme per kryeministrin. Do te thoshte se projekti ishte miratuar, kishte filluar, ishte zhvilluar ne pjesen me te madhe te tij, ne periudhen e qeverisjes Berisha. Shqiptareve nuk u duhej zbuluar “ky sekret” i filozofise se qeverisjes Rama, dmth mburrja me punen dhe investimin e Berishes. Aq me teper qe fototeka Marubi eshte simboli i kultures shqiptare. Ne kete pike kryeministri Rama ka filozofine e vet drejtuese, e cila perkthehet lehte si perpjekje per t’u thene shqiptareve se “Kultura ime, (e Edi Rames), eshte me e larte se ajo e paraardhesit tim”. Nuk ka asnje qellim tjeter ne veprimtarine e qeverisjes se sotme. Ne mungese te produktit perpiqen te imponojne nje produkt imagjinar, ireacional, formal. Ndersa Berisha si shtetar kishte filozofine e zhvillimit. Po te dilte qe fototeka Marubi ishte vizion, ide dhe projekt i realizuar, por i paperfunduar i Berishes, atehere rrezohej alibia e Rames. Etja per lavdi te pamerituar e Rames e perjashtoi Voltana Ademin nga ceremonia. 3. Percarjen e Rames e ka diktuar dhe vendndodhja e fototekes Marubi. Me kete veprim ai deshiron te sjelle ndarje te thelle politike ne qytetin simbol te unitetit ne te gjitha kohet e civilizimit. Sa me shume injorim, aq me shume percarje e dasi. Por Edi Rama duke dashur te injoroje kryetaren e Bashkise, ka marre nje goditje te rende per autoritetin e tij. Dhe se fundi, me duhet t’i kujtoj zotit Rama se anglezi, Antonio Smith shkruan se kombi eshte si familja dhe se pjestaret e kombit duhen trajtuar me drejtesi, maturi, respekt, barazi, njesoj sic trajtohen pjestaret e familjes. Ky eshte e duhet te jete tipari kryesor i atij qe drejton shtetin ose familjen. Rasti i sotem ne Shkoder, deklaratat rraciste me alpine, bathoriste, maloke e shpellare, fyerjet e perditshme ndaj opozites te zotit Rama, mungesa e bashkepunimit, transparences dhe konsensusit, jane pasoje e arrogances se kryeministrit. Dhe arroganca e tij nuk ka lidhje me percaktimet e Antonio Smith.