Nga Ditari i Burgut…./
Nga Pëllumb LAMAJ/New Jersey/
11 Prill…..1985………..Është Pranverë dhe edhe ne të harruarit nga Zoti e bota kemi filluar të ndjejmë ardhjen e saj edhe pse rreth e rrotull shikojmë vetëm tela me gjemba ,ushtarë që na kanë drejtuar mitrolozët dhe shkëmbenj të copëtuar ….që rrethojnë kampin .Jemi duke lëvizur si zakonisht në atë pak hapësirë të kampit kur në kamp ja behin policë të shumtë duke shoqëruar komandantin e burgut.Pasi qëndrojnë disa minuta duke soditur të burgosurit,na japin urdhër të futemi të gjithë në sallën e kulturës.Është ora dymbëdhjetë dhe Radio-Televizori shqiptar jep një komunikatë ku njoftohet vdekja e diktatorit…..Ajo ç’ka ndjemë në ato çaste ishte një përzjereje habie,mosbesimi e gëzimi bashkë.Fshehtas filluam të vështrojmë e përshëndesim në heshtje njeri tjetrin dhe kjo heshtje më e madhe se çdo heshtje tjetër,pushtoi sallën….Ndërkohë jepet urdhëri të dalim nga salla dhe të burgosurit,me sytë që ju shkëlqejnë nga gëzimi,në heshtje,me grushtat e shtërnguar dalin nga salla dhe sejcili në ato çaste sublime, përfytyron Lirinë e aq dëshiruar e pritur në dekada që do të trokas së shpejti …të paktën kështu kishte ndodhur dhe në B.S kur kishte ngordhur Stalini….por me një ndryshim,Atje miliona turmat e Siberisë kishin bërtitur e ulëritur,ndërsa ne e kishim pritur në heshtje këtë gëzim që dukej se zbriste nga qielli,në të kundërt na dukej se Demoni do të ngjallej e do të na përpinte të gjithë….Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,edhe pse e kishim lutur e dëshiruar për katër dekada,prapë na dukej si ëndërr……diktatori kishte ngordhur edhe pse ishte shndrruar në pamundësi në ndërgjegjen e gjymtuar të popullit. Për dyzetëvjetë me rradhë nëpërmjet një terrori sistematik e të paparë në historinë njerëzore,ky diktator i neveritshëm kishte mundur të gjymtonte aresyen e një kombi të tërë duke e shndruar atë në një mit……Fotografinë e tij të varur në murr do ta gjeje pothuajse në të gjitha familjet shqiptare dhe në këmbët e tij që kullonin gjak do të hidheshin aq shumë lule sa që dhe vet Napoleoni,Hitleri,Stalini e gjithë mbretërit e botës do ta kishin zili……
Është dita e dytë e zisë kombëtare të shpallur për nder të diktatorit,flamuri qëndron në gjysëm shtizë duke e nderuar atë që e tradhëtoi këtë flamur…Me detyrim na fusin na sallën e kulturës të ndjekim ceremoninë….Është e tmerrshme,ironike,poshtëruese kur shikon që një popull i tërë poshtëron veten duke u përrulur e derdhur lot përpara arkivolit të diktatorit…Të persekutosh një popull për gjysëm shekulli dhe ky popull të vajtoj vdekjen ,ky është paradoksi më i madh njerëzor në histori për botën perëndimore e të civilizuar që nuk e provoi e as imagjinoi terrorin e kuq,terror që politakanët e tyre jua bënë dhuratë popujve të tjerë…..
Është dita e tretë e zisë dhe ceremonive dhe një i burgosur informator i komandës i shoqëruar nga policë ,shkon në çdo kapanon duke kërkuar firmën e çdo të burgosuri ….Bëhet fjalë për një telegram që do ti dërgohet K.Q.P .P SH së dhe lejdit Makbedh ,Nexhit…Një pjesë e madhe fatkeqësisht por dhe ish kuadro komunist firmosin atë paçavure por ka dhe të tjerë kurajozë që as nuk u trembet syri….I burgosuri informator më afrohet dhe më zgjat bllokun…..Pasi e shoh me neveri i them të largohet ….policët që e shoqërojnë pasi më shikojnë me urrejtje duke lëvizur kokën në shenjë kërcënimi,ja bëjnë me shenjë të vazhdojë me të burgosurit e tjerë……Me sa kuptojmë,është një lojë e ndyrë e sigurimit të shtetit për t’i poshtëruar e vrarë politikisht të burgosurit e që në të ardhmen t’a përdorin si dokument poshtërues në histori…..
Sot është dita e fundit e ceremonive dhe turmat të përulura deri në poshtërim nga frika,mbushin me lot e lule rrugët e Tiranës së kuqe duke i dhënë lamtumirën e fundit Përbindëshit të kuq…..Gjithë makina e propogandës së kuqe nën ingranazhet e së cilës janë përpëlitur të gjitha institucionet,ka vetëm një devocion…nderim diktatorit….Shiu nuk ka të pushuar sikundër dhe kortezhi njerëzor që nuk ka të mbaruar veç një gjë është e sigurt….Përbindëshi ka ngordhur………Ditët,javët ndjekin njëra tjetrën dhe asnjë shenjë Lirie nuk po shfaqet në horizont e të burgosurit natyrshëm kanë filluar të humbin durimin dhe mjerimi e shpresat mizore kanë filluar të mbulojnë fytyrat e tyre …..
Pak nga pak po i afrohemi Dimrit dhe sot ka filluar dëbora e parë e ashtu butë -butë ka shtruar çarçafin e bardhë…..Më në fund trokiti dhe Dita e vitit të Ri që shumica mendonte se do ta kalonte në Liri pranë të dashurve të tyre që dhe ata mezi i prisnin…..
Është kohë darke dhe të burgosurit si zakonisht janë rreshtuar për të ngrënë darkën,atë pak supë nga mbeturinat e gjellës së ushtarëve kur nga menca del një i burgosur i shoqëruar nga policët që i bërtasin e ulërijnë.Ai ka gjetur një krimb në supën e tij dhe jua ka treguar të burgosurve të tjerë të cilët në rradhë,njeri pas tjetrit, e kanë derdhur supën në kazanin e plehrave….Ndërkohë lajmërohet komanda dhe në kamp vjen oficeri rojës i cili pasi i ka reshtuar të gjithë të burgosurit pyet se kush prej tyre e ka gjetur krimbin….Një i burgosur ,duke ngritur dorën i përgjigjet oficerit të rojës e ndërkohë oficeri rojës i bën shenjë të dalë nga rreshti e të qëndroj përball turmës se të burgosurve dhe pastaj ju drejtohet të burgosurve;e shikoni këtë armik të betuar?ky maskara ka hedhur krimbin në gjellë për të diskretituar komandën dhe qeverinë ?Ju e dini shumë mirë që ushqimi është i bollshëm dhe i pastër dhe qeveria e partia kujdeset per ju…..ky armik i betuar i popullit nuk ka për tu reabilituar kurrë dhe do të ngordh si krimbi në burg…….dhe pasi jua bëri me shenjë policëve , duke u larguar nëpër shkallët që të çonin në zyrat e komandës….Policët e mbërthyen prej krahësh fatkeqin dhe pasi e lidhën e morën në drejtim të birucave …..Të burgosurit në turmë filluan të mermërisnin ndërkohë që policia dha urdhër të shpërndaheshin e të niseshin drejte fjetores……U nisa drejtë shkallëve për të shkuar në fjetore dhe dikush me preku supet ….Ishte një shoku im që gjithmonë bënte shaka,edhe në momente dramatike….Ku shkon më tha duke qeshur? E vështrova një çast pa folur dhe pastaj me buzën në gaz ju përgjigja;në krevatin e kashtës të mbuloj kokën me batanije e të pres plakun e Vitit të ri….Në moment fytyra e tij u vrejt,më vështroi me dhimbje dhe dhe u nis drejt dhomës së tij pa folur ….Ah,harrova i thashe me zë të ulët…Çfarë më tha bashkëvuajtësi?…Krimbi ishte dhurata më e bukur e Vitit të Ri dhe sonte do të shkruaj një dramë…..Kujdes më tha ai….sonte ka shumë policë vërdallë dhe po të kapën do të të kalbin në qeli dhe u largua…..Dhe atë natë,me kokën mbuluar me batanijen e grisur e të pistë,unë shkruajta një nga dramat e shumta por pa mundur t’a hedh në letër ngaqë policët hynin e dilnin pa pushim nëpër dhoma….Dëbora vazhdonte të binte pa pushim dhe britmat e ushtarëve që ndërronin shërbimin,dhe ndonjë fishekë drite që hidhej për të ndriçuar telat me gjemba ,më kujtuan se kishte trokitur Viti i Ri 1986….Zbulova kokën dhe i hodha një vështrim dhomës ….të gjithë kishin mbuluar kokat me batanije…doja ti zgjoja,tju tregoja se kishte ardhur Viti i Ri por mu duk se do t’u prishja ënderrën…Zot thashë me vete…Çfarë të kemi bërë