• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERBINDESHI

February 4, 2014 by dgreca

Nga ISMAIL KADARE/*

Dje më thirri Priami. Ishte i ngrysur. Qeskat e syve, për të cilat ankohej aq shumë skulptori i pallatit gjatë kohës që i bënte bustin e fundit, i vareshin më keq se çdo herë. S’e kisha parë kurrë aq të dërrmuar.E folura e lij ishte e lodhur, e turbullt. Laokoont, më tha, ti duhet ta kuptosh vetë gjithë këtë që po ndodh me ty…

Nuk dija se ç’ndodhte me mua dhe aq më pak seç’duhej të kuptoja. Megjithatë, nuk i bëra asnjë pyetje, me shpresë se do ta sqaronte vetë.

Më në fund, e mora vesh. Ishte fjala për ca letra, shumica anonime, kundër meje.

Por kjo s’është hera e parë, madhëri, i thashë;

Ai u kthye vrylltas.

Këtë herë është ndryshe, Laokoont, thirri me zë të ngjirur.

Nuk di si u përmbajta pa i thënë: mjaft me këtë histori të mërzitshme. Në qoftë se doni paqe me grekët, bëjeni. Veç votën time s’do ta keni kurrë.Ai vazhdoi të fliste po aq turbullt si edhe më parë. Më tha se përherë e më vështirë e kishte të më mbronte dhe pyetjes sime se nga kush duhej të më mbronte, nuk iu përgjigj.

Këtë herë është ndryshe, Laokoont. Nuk më hiqeshin nga mendja këto fjalë edhe pasi u ndava me të.Pasdite, në mbledhje të qeverisë. pata për-shtypjen se takimi ynë qe marrë vesh. Sytë e kundërshtarëve të mi ishin më zhbirues se kurrë, Por unë s’e bëra veten. Madje, u duk se u habitën pak nga toni im i ashpër kur e pyeta shefin e policisë se a ishin gjetur më në fund ata qe kishin vënë shenja në portat e mjaft trojaneve dy javë më parë. Kur ai u përgjigj >? unë gati sa nuk i ulërita:

Dy muaj më pas. Vdekja e Thremohut

Në të vërtetë, Thremohu vdiq gjashtëdhjetë e nëntë ditë më pas, por as Laokoonti dhe askush tjetër në Trojë nuk e morën dot vesh mbarimin e tij, për arsyen e thjeshtë se Troja vetë ndërkaq kishte vdekur.

Ka të ngjarë që në kohën që ai ishte në kllapi dhe gjymtyrët i ngrinin çdo ditë, hiri i Trojës ftohej gjithashtu dalngadalë në brendësi të rrënojave, atje ku e ftohta mbërrinte më me vështirësi.

Nuk dihej asgjë nëse ai e mori vesh apo jo rënien e Trojës. Nga ato pak fjalë të gjetura më pas në pllaka argjili dhe që mendohej se mund të ishin të tij, ishte vështirë të kuptohej kjo.

Thremohu mbërriti te hittittët pothuajse i sëmurë. Dëshpërimi i ndarjes me të vetët, ankthi për fatin e atdheut, mëdyshjet e ndoshta pendi-mi për atë që po bënte, e kishin ligështuar krejt. Më kot përpiqej t’i jepte zemër vetes, duke kujtuar fjalët e miqve të tij se ai mbante në trurin dhe në mushkëritë e tij lavdinë e Trojës. E gjithë kjo vazhdonte pak kohë dhe mjaftonte një fjalë apo shprehje dyshimi e hitittëve që ankthi të rifillonte.

Në të vërtetë, ndonëse në atë kohë ishin në marrëdhënie të mira me Trojën, hitittët nuk e fshehën mosbesimin e tyre ndaj tij. Pyetjet e tyre ishin tejet të bezdisshme: ç’ishte kjo gjë që duhej regjistruar në pllaka argjfli, përse me kaq ngut dhe ku do të çoheshin pastaj pllakat?

Moskuptimi shtohej ngaqë vetë hitittët nuk kishin pasur e as kishin diçka sado pak të ngjashme me «Ylliadën», e aq më pak të shkruar në pllaka. Ata i përdornin pHakat kryesisht për shkresa dhe raporte të ambasadorëve, kështu që ideja se në to mund të regjistrohej një vajtim (ngaqë s’e gjente dot fjalën poemë në hetittisht, Thremohu e zëvendësoi atë me vaje), pra ideja e një regjistrimi të tillë, përpara se t’u dukej i dyshimtë, u ngjante hititteve qesharake.

Të gjitha këto e sfilitën edhe më Thremohun, dhe ndoshta do të hiqte dorë e do të përpiqej të kthehej në Trojë kur, me sa dukej, pikërisht që andej mbërriti raporti i fshehtë i ambasadorit hititt, ku jepte të dhëna për Thremohun dhe për misionin e tij.

Kjo e ndryshoi përnjëherësh qëndrimin ndaj poetit. I siguruan gjithçka që i duhej, pllakat, shkronjësin si dhe specialistët që do të kthenin tingujt e gjuhës së trojanëve në shenjat kuneiforme.

Thremohu nuk dha asnjë shenjë gëzimi për këtë. Me sytë e zbrazët vështronte pllakat argjilore dhe tërë qenia e tij, fytyra, flokët, duart nuk jepnin veçse një brengë të pafund.

Ditë të tëra ai qëndroi ashtu përpara pllakave. Herë-herë dukej se do të niste të fliste, por te nofullat i sajohej një dridhje frenuese, thua se sipër tyre kishte pranga.

I heshtur, grupi i ndihmësve ndiqte vuajtjen memece pa e kuptuar kurrsesi shkakun e saj. Disa kujtonin se e kishte harruar tekstin (ç’nuk do të jepja për ta shqitur nga mendja atë ferr, i kishte thënë më pas njërit prej tyre), të tjerë ndërmendonin pandehma nga më të ndryshmet, kurse brengën e tij të vërtetë, atë ndjenjë faji, rnëkati dhe tmerri që provonte ai përpara pllakave, nuk e përfytyronte dot askush,

Ishte një vuajtje e vjetër e racës së aedëve. Kishte nisur shumë kohë më parë, qysh nga shpikja e shkrimit, dhe sidomos nga koha kur një zë i mallkuar kishte hedhur së pari idenë se këngët e aedëve gjithashtu mund të shkruheshin.

Shpallja e rënies së murtajës do të ishte më e lehtë për veshët e aedëve, se sa ky lajm. Si të shtyrë nga një erë e marrë, nisën të vërtiteshin andej-këndej, trokisnin te njëri-tjetri, qanin hallin, shkulnin flokët e gjatë dhe mallkonin sumerët, shpikësit e shkronjave. Disa u nisën e shkuante sundimtarët që njihnin për të kërkuar drejtesi, të tjerë ranë në dëshpërim, u arratisën në vise ku shkrimi s’qe shpikur ende, u çmendën ose vranë veten.

Në qoftë se shpikja e shkrimit ishte një nga tragjeditë më të mëdha të njeriut, sepse pikërisht mendimin e tij të lirë e nguroste me prangat e shkronjave, për aedët ajo shpikje ishte dhjetëfish vrastare. E kishin më lehtë të mendonin fundin e botës se sa këngët e tyre të ngulura në pllaka, të kryqëzuara, o zot, me kanxhat e shkronjave, si të dënuarit me vdekje.

Jo, jo, ulërinin dhe iknin prapë si të marrë sa andej-këndej, ktheheshin nga kishin ikur, niseshin për drejtim të panjohur me shpresë se do ta përhapnin pikëllimin, por ai s’iu ndahej. Nuk bën të mbërthehet kënga me shkronja, dënesnin në të gjitha bujtinat ku i zinte nata. Ashtu kënga vdes, s’merr dot frymë. E ngule në pllakë, është njëlloj si ta kesh shtrirë në arkivol. S’të ngrihet më të të mbushë mushkëritë kur ta thërrasësh. Dejet i ka të ngrirë, as gëzim të ri, as mërzi të re s’fut dot në to. Dhe as e ndryshon dot dhe as e tërbon dot si femrën në orët e dashurisë, ngaqë është e vdekur. Klith atëherë dhe ti rroposu më mirë në dhë, qaj me dyzet palë lot.

Të gjitha këto i qenë kujtuar me siguri Thremohut në orët e mpirjes tek vështronte pllakat prej argjili. Gjithë ai trazim i aedëve kishte bërë, më në fund, që shkrimi i këngëve të tyre të ndalohej me dekret. Kurse ai, i pari ndoshta, po e thyente besën.

Ti e bën për Yllijonin, i thoshte vetes, për Trojën. Ajo është mbi të gjithë ne. Zemra i ndillte zi dhe, ashtu si midis zisë, regjistroi më në fund tre vargjet e para të «Ylliadës». E kishin zënë ethet apo tronditja e trurit i kalonte gjymtyrëve? Ishte i verdhë në fytyrë, dhëmbët mezi i mbante të mos i këreëllitnin, kishte ftohtë. Mezi e regjistroi rreshtin e katërt: «Për Trojën do t’ju vijë keq, por do të jetë vonë, gjithmonë vonë». Të pestin s’arriti ta këndonte dot. Nofullat iu rënduan papritur, si t’i kishte prej metali që ka zënë ndryshk.

Mjekët nuk ia lehtësuan dot gjendjen. Në ditët e mëvonshme, në orët e pakta kur erdhi në vete, arriti të regjistronte edhe ca vargje të tjera, por jo fort të lidhur. Më tepër ngjanin si përcartje. Në njërin nga rreshtat përmendeshin anijet greke dhe Helena që i vështronte. Vargjet e tjera nuk kuptoheshin mirë. Pas varrimit të tij grumbulli i pllakave, rreth njëzet copë, mbetën për një kohë të gjatë në një nga qilarët e ngrehinës së gjyqit. Ngaqë s’dinin ç’të bënin me to, menduan t’i dërgonin në kryeqytet. Por që andej kishte ardhur ndërkaq urdhri që të mos çohej më asgjë që kishte lidhje me Trojën, meqenëse Troja nuk ishte më. Kështu që arka me pllaka kaloi disa herë nga ndërtesa e gjyqit në atë të sendeve të gjetura e anasjelltas. Kur kjo e fundit u boshatis në prag të shëmbjes, ngaqë në vend të saj do të ngrihej një ndërtesë e re, midis sendeve që u morën prej banorëve ishin dhe pllakat prej argjili. Njeriu që i mori i përdori pjesën më të madhe për shtrimin e banjës së shtëpisë, kurse disa i ngjiti për zbukurim te le fyti i kroit që kishte në oborr.

Vite më pas, fill pas një epidemie murtaje. ajo shtëpi. ashtu si edhe shumë të tjera rrotull, Pasi mbeti vite të tëra e shkretë u rrënua. Kroi u prish gjithashtu dhe për një kohë të gjatë djerrina përreth u kthye prej rrjedhës së tij në baltovinë. Pllakat me përcartjet e fundit të Thremohut shfaqeshin e zhdukeshin aty-këtu midis baltës, por ngaqë rreth e qark s’banonte më njeri, askush nuk i vuri më re.

Dy mijë e pesëqind vjet më vonë, kur një prej hordhive të Timur Lengut kaloi si erë e marrë andej, potkoi i një prej kuajve theu diçka të fortë që ndriti një çast në diell tek ndahej më dysh. Sytë e kalorësit që vinte pas e kapën atë shkëlqim, madje ktheu kokën për ta parë edhe një herë, por hordhia kalëronte aq shpejt saqë s’qe e mundur asnjë ndalesë dhe, vec kësaj, pluhuri kishte mbuluar ndërkaq gjithçka.

Ishte, me sa dukej, gjysma e pllakës që u gjet gjashtëqind vjet më pas, pak kohë përpara se të niste deshifrimi i hetittishtes. Midis mijëra pllakave të tjera me raporte e shkresa zyrtare, ajo ishte e vetmja që kishte sipër saj vargun apo më saktë gjysmën e vargut të një poeme. Fjalët e deshifruara ishin gati-gati profetike: «por do të jetë vonë, gjithmonë vonë».

Një vit pas rënies së Trojës. Në pallat të Menellaut. Pranverë

Ai dëgjon zërin e saj nga dhoma e miqve dhe mbyll sytë. Ndonëse ka kaq muaj që e ka pranë, çdo ditë e re i ngjan si e mbuluar me një vello ëndrre. Sidomos mëngjeseve.

Në vitet e mërzisë kaq herë e ka parë vërtet në ëndërr. S’kishte gjë më të hidhur se zgjimi pa të. Madje, disa herë i ka thënë mjekut të gjente një bar që t’ia hiqte ëndrrat. Nuk ka bar të tillë imzot, i përgjigjej tjetri.

Dhe ja, tani, ajo është pranë tij. Midis zërave të miqve dëgjohet e folura e saj. Nuk i durohet sa të shkojë edhe ai, ndaj i bën shenjë krehtant të shpejtojë. Rrallimi i flokëve ka qenë një nga mërzitë më të mëdha pas ikjes së saj. Sa herë takonte kënd, thoshte me vete: ndoshta ky e vë re që flokët më kanë rënë dhe me siguri e lidh me të… Aq më tepër që ai, pushtim trojan, kishte gjithë ato flokë.. . Po tani dergjet nën tokë bashkë me to…

Më në fund, krehja mbaron dhe ai shkon të takojë miqtë. Si shumica e bujtësve, ata janë plot lajme. Flitet se vejusha e Agamemnonit bashkëjeton haptas me dashnorin. Pra qenkësh e vërtetë se shkaku i vrasjes së burrit ka qenë kjo lidhje dhe jo ato dokrrat gjysmë politike.

E poshtra, thotë Helena, dhe të gjithë e ndiejnë se mezi e mban veten për të mos thënë «putana». Ndonëse e ka kushërirë, ajo është më e rrepta kundër saj. Ajo është përgjithësisht e rreptë me të gjitha gratë që përfliten tani për ndonjë histori dashurie. Gojët e liga thonë se bëhet xheloze për to, tani që vetë ka hequr dorë nga dashuritë. Thonë se shpesh ndodh kështu me gratë që kanë bërë proçka në rininë e tyre. Por Menelau s’do ta besojë këtë.

Për të ndërruar bisedë, ai pyet për Odiseun. Por për të s’ka ende asnjë lajm. Ende s’ka mbërritur në Itakë dhe një zot e di se ku ndodhet. Ka gjasë që të jetë mbytur. Megjithatë, gruaja e tij, Penelopa, ka kthyer mbrapsht të gjithë dhëndurët e mundshëm. Për nder, ajo është grua.

Kur biseda sillet prapë rreth besnikërisë së grave. bujtësit përpiqen t’i shmangen ngaqë iu kujtohet proverbi se në shtëpinë e të varurit s’flitet për litar. Mirëpo për habinë e tyre as Menelau, as Helena nuk bezdisen prej saj. Përkundrazi, kjo e fundit e cyt edhe më. Bujtësit s’dinë ku t’i çojnë sytë kur ajo flet për virtytin, por ndërkaq ajo e përmend vetë prockën që ka bërë, dhe

me këtë shpërthim sinqeriteti i çliron të gjithë. Biseda bëhet dyfish e gëzueshme.

Sado që përpiqen t’i largojnë mendimet mëkatare, sytë e bujtësve përherë e më shpesh ndalen mbi format e trupit të së zonjës së shtëpisë, ashtu siç spikatin pas tunikës së hollë. Zot, sa shpejt ikën koha. Ajo ka qenë rreth njëzet e pesë vjeçe kur ka bërë atë, aventurën, dhe tani i ka kaluar të dyzetat. Është shëndoshur pak në ijet. mollëzat i janë zgjeruar, krahët i janë mbushur edhe më, megjithatë, është po aq e dëshirueshme si atëherë, në mos më tepër.

Që kthimi i saj ka trazuar si asnjëherë tjetër ndjesitë e grave të qytetit, këtë e ka dëshmuar numri i lartë i lindjeve nëntë muaj më pas.

Por s’është vetëm përfytyrimi i bujtësve që përndizet prej saj. Menelau vetë, ndërsa e pret që ajo të mbarojë banjën, është gjithë epsh. Ndërkaq, epshi i tij nuk është pa një lidhje me bujtësit. Çdo bujtës është për të një rrëmbyes i mundshëm i së shoqes. Por për habi të tij, bashkë me egërsimin dhe alarmin, një ndjesi e turbullt dëshire e përmbyt. Është si një magmë e errët, që një mekanizëm misterioz e nxjerr nga kushedi ç’thellësira.

Ajo del më në fund nga banja dhe ashtu e zhveshur shtrihet përbri tij. Ai kundron për një kohë të gjatë pjesët intime të trupit të saj. Pas-taj me zë të ulët, i bën një pyetje që ia ka bërë edhe herë të tjera: në cilin ishull i qe dorëzuar së pari atij?

Po ta kam thenë. . . S’e mbaj mend mirë… Ishujt ishin të gjithë pa emra dhe të ngjashëm.

Zëri i saj është gjithashtu i mbytur në frymëmarrje, cka e bën edhe më djegëse ndjesinë e tij.

Kujtohu, megjithatë…

S’e mbaj mend. Ka kaluar kaq kohë. Ndoshta në anije. Por ajo lëkundej dhe mua më përzihej…

Po pastaj në pallat? Në pallat, në Trojë, ishte më mirë, apo jo?..

Po… Atje ishte ndryshe… Veç kësaj, më kujtohet se natën e mbërritjes sonë shumica e dritareve të Trojës patën dritë deri ndaj të gdhirë.

Atje patë orgazmën e parë me të?

. . .Po.

Heshtje.

Por kjo ndodhte rrallë. Ai ankohej vazhdi-misht për ftohtësinë time…

Ashtu? Pushti.

Ankohej gjithashtu që s’bëja më fëmijë…

Hm… Po me Dejfobin ishte ndryshe… Pohoje se me të kishe më shumë dëshirë.

Si të them… Po… Është e vërtetë… Veç atij vetë që ishte më i mirë se i vëllai, klima për-reth ishte e tillë… S’di si ta shpjegoj. . . Ndihej ankthi i Trojës… Parandjenja që ajo do të binte… Gjithçka ngjante si festë e si zi njëkohësisht.. Kjo, me sa dukej, më ndizte… Veç kësaj, e dija që ti ishe më pranë se kurrë, së shpejti do të bashkoheshim, sidomos…

Çfarë sidomos?

Sidomos kur nisi ndërtimi i atij… kalit prej druri— Gjithfarë marrish fliteshin për të… Që ti ishe fshehur brenda bashkë me të tjerë… Zot, ç’marrëzira; megjithatë, ndonëse e dija që ishin të tilla, kjo s’më pengonte ta përfytyroja veten duke ardhur atje…

Ku atje?.. Vazhdo… Fol edhe më..:

Atje pra. .. te kali… të dilja natën fshehurazi nga porta e qytetit… të vija në këmbët e përbindëshit dhe ti të lëshoje që lart një litar që unë të ngjitesha…

E pastaj?..

Pastaj të zhvishesha dhe të bënim dashuri. . . Ashtu si dikur.

Ah… Ashtu…( Fragmentet jane marre nga “Perbindeshi” I shkrimtarit Ismail Kadare. Konkretisht jane kapitujt X, XI, XII.)

 

Filed Under: Featured Tagged With: fragment, Ismail Kadare, perbindeshi

PËRBINDËSHI NUK MERR MË FRYMË………

December 13, 2013 by dgreca

Nga Ditari i Burgut…./

Nga Pëllumb LAMAJ/New Jersey/

11 Prill…..1985………..Është Pranverë dhe edhe ne të harruarit nga Zoti e bota kemi filluar të ndjejmë ardhjen e saj edhe pse rreth e rrotull shikojmë vetëm tela me gjemba ,ushtarë që na kanë drejtuar mitrolozët dhe shkëmbenj të copëtuar ….që rrethojnë kampin .Jemi duke lëvizur si zakonisht në atë pak hapësirë të kampit kur në kamp ja behin policë të shumtë duke shoqëruar komandantin e burgut.Pasi qëndrojnë disa minuta duke soditur të burgosurit,na japin urdhër të futemi të gjithë në sallën e kulturës.Është ora dymbëdhjetë dhe Radio-Televizori shqiptar jep një komunikatë ku njoftohet vdekja e diktatorit…..Ajo ç’ka ndjemë në ato çaste ishte një përzjereje habie,mosbesimi e gëzimi bashkë.Fshehtas filluam të vështrojmë e përshëndesim në heshtje njeri tjetrin dhe kjo heshtje më e madhe se çdo heshtje tjetër,pushtoi sallën….Ndërkohë jepet urdhëri të dalim nga salla dhe të burgosurit,me sytë që ju shkëlqejnë nga gëzimi,në heshtje,me grushtat e shtërnguar dalin nga salla dhe sejcili në ato çaste sublime, përfytyron Lirinë e aq dëshiruar e pritur në dekada që do të trokas së shpejti …të paktën kështu kishte ndodhur dhe në B.S kur kishte ngordhur Stalini….por me një ndryshim,Atje miliona turmat e Siberisë kishin bërtitur e ulëritur,ndërsa ne e kishim pritur në heshtje këtë gëzim që dukej se zbriste nga qielli,në të kundërt na dukej se Demoni do të ngjallej e do të na përpinte të gjithë….Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,edhe pse e kishim lutur e dëshiruar për katër dekada,prapë na dukej si ëndërr……diktatori kishte ngordhur edhe pse ishte shndrruar në pamundësi në ndërgjegjen e gjymtuar të popullit. Për dyzetëvjetë me rradhë nëpërmjet një terrori sistematik e të paparë në historinë njerëzore,ky diktator i neveritshëm kishte mundur të gjymtonte aresyen e një kombi të tërë duke e shndruar atë në një mit……Fotografinë e tij të varur në murr do ta gjeje pothuajse në të gjitha familjet shqiptare dhe në këmbët e tij që kullonin gjak do të hidheshin aq shumë lule sa që dhe vet Napoleoni,Hitleri,Stalini e gjithë mbretërit e botës do ta kishin zili……

Është dita e dytë  e zisë kombëtare të shpallur për nder të diktatorit,flamuri qëndron në gjysëm shtizë duke e nderuar atë që e tradhëtoi këtë flamur…Me detyrim na fusin na sallën e kulturës të ndjekim ceremoninë….Është e tmerrshme,ironike,poshtëruese kur shikon që një popull i tërë poshtëron veten duke u përrulur e derdhur lot përpara arkivolit të diktatorit…Të persekutosh një popull për gjysëm shekulli dhe ky popull të vajtoj vdekjen ,ky është paradoksi më i madh njerëzor në histori për botën perëndimore e të civilizuar që nuk e provoi e as imagjinoi terrorin e kuq,terror që politakanët e tyre jua bënë dhuratë popujve të tjerë…..

Është dita e tretë e zisë dhe ceremonive dhe një i burgosur informator i komandës i shoqëruar nga policë ,shkon në çdo kapanon duke kërkuar firmën e çdo të burgosuri ….Bëhet fjalë për një telegram që do ti dërgohet K.Q.P .P SH së dhe lejdit Makbedh ,Nexhit…Një pjesë e madhe fatkeqësisht por dhe ish kuadro komunist firmosin atë paçavure por ka dhe të tjerë kurajozë që as nuk u trembet syri….I burgosuri informator më afrohet dhe më zgjat bllokun…..Pasi e shoh me neveri i them të largohet ….policët që e shoqërojnë pasi më shikojnë me urrejtje duke lëvizur kokën në shenjë kërcënimi,ja bëjnë me shenjë të vazhdojë me të burgosurit e tjerë……Me sa kuptojmë,është një lojë e ndyrë e sigurimit të shtetit për t’i poshtëruar e vrarë politikisht të burgosurit e që në të ardhmen t’a përdorin si dokument poshtërues në histori…..

Sot është dita e fundit e ceremonive dhe turmat të përulura deri në poshtërim nga frika,mbushin me lot e lule rrugët e Tiranës së kuqe duke i dhënë lamtumirën e fundit Përbindëshit të kuq…..Gjithë makina e propogandës së kuqe nën ingranazhet e së cilës janë përpëlitur të gjitha institucionet,ka vetëm një devocion…nderim diktatorit….Shiu nuk ka të pushuar sikundër dhe kortezhi njerëzor që nuk ka të mbaruar veç një gjë është e sigurt….Përbindëshi ka ngordhur………Ditët,javët ndjekin njëra tjetrën dhe asnjë shenjë Lirie nuk po shfaqet në horizont e të burgosurit natyrshëm kanë filluar të humbin durimin dhe mjerimi e shpresat mizore kanë filluar të mbulojnë fytyrat e tyre …..

Pak nga pak po i afrohemi Dimrit dhe sot ka filluar dëbora e parë e ashtu butë -butë ka shtruar çarçafin e bardhë…..Më në fund trokiti dhe Dita e vitit të Ri që shumica mendonte se do ta kalonte në Liri pranë të dashurve të tyre që dhe ata mezi i prisnin…..

Është kohë darke dhe të burgosurit si zakonisht janë rreshtuar për të ngrënë darkën,atë pak supë nga mbeturinat e gjellës së ushtarëve kur nga menca del një i burgosur i shoqëruar nga policët që i bërtasin e ulërijnë.Ai ka gjetur një krimb në supën e tij dhe jua ka treguar të burgosurve të tjerë të cilët në rradhë,njeri pas tjetrit, e kanë derdhur supën në kazanin e plehrave….Ndërkohë lajmërohet komanda dhe në kamp vjen oficeri rojës i cili pasi i ka reshtuar të gjithë të burgosurit pyet se kush prej tyre e ka gjetur krimbin….Një i burgosur ,duke ngritur dorën i përgjigjet oficerit të rojës e ndërkohë oficeri rojës i bën shenjë të dalë nga rreshti e të qëndroj përball turmës se të burgosurve dhe pastaj ju drejtohet të burgosurve;e shikoni këtë armik të betuar?ky maskara ka hedhur krimbin në gjellë për të diskretituar komandën dhe qeverinë ?Ju e dini shumë mirë që ushqimi është i bollshëm dhe i pastër dhe qeveria e partia kujdeset per ju…..ky armik i betuar i popullit nuk ka për tu reabilituar kurrë dhe do të ngordh si krimbi në burg…….dhe pasi jua bëri me shenjë policëve , duke u larguar nëpër shkallët që të çonin në zyrat e komandës….Policët e mbërthyen prej krahësh fatkeqin dhe pasi e lidhën e morën në drejtim të birucave …..Të burgosurit në turmë filluan të mermërisnin ndërkohë që policia dha urdhër të shpërndaheshin e të niseshin drejte fjetores……U nisa drejtë shkallëve për të shkuar në fjetore dhe dikush me preku supet ….Ishte një shoku im që gjithmonë bënte shaka,edhe në momente dramatike….Ku shkon më tha duke qeshur? E vështrova një çast pa folur dhe pastaj me buzën në gaz ju përgjigja;në krevatin e kashtës të mbuloj kokën me batanije e të pres plakun e Vitit të ri….Në moment fytyra e tij u vrejt,më vështroi me dhimbje dhe dhe u nis drejt dhomës së tij pa folur ….Ah,harrova i thashe me zë të ulët…Çfarë më tha bashkëvuajtësi?…Krimbi ishte dhurata më e bukur e Vitit të Ri dhe sonte do të shkruaj një dramë…..Kujdes më tha ai….sonte ka shumë policë vërdallë dhe po të kapën do të të kalbin në qeli dhe u largua…..Dhe atë natë,me kokën mbuluar me batanijen e grisur e të pistë,unë shkruajta një nga dramat e shumta por pa mundur t’a hedh në letër ngaqë policët hynin e dilnin pa pushim nëpër dhoma….Dëbora vazhdonte të binte pa pushim dhe britmat e ushtarëve që ndërronin shërbimin,dhe ndonjë fishekë drite që hidhej për të ndriçuar telat me gjemba ,më kujtuan se kishte trokitur Viti i Ri 1986….Zbulova kokën dhe i hodha një vështrim dhomës ….të gjithë kishin mbuluar kokat me batanije…doja ti zgjoja,tju tregoja se kishte ardhur Viti i Ri por mu duk se do t’u prishja ënderrën…Zot thashë me vete…Çfarë të kemi bërë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: nuk merr fryme, Pellumb Lamaj, perbindeshi

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT