New York, 6 prill 2015 /
Shenjtërisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj /
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve /
Tiranë /
Më lejoni Shenjtëri, në pamundësi të jem pranë jush në ditën e gëzueshme të inaugurimit të Odeonit – Faltores Qendrore të Kryegjyshatës, t’ju falënderoj nga zemra për ftesën dhe, në emën të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe t’imin përsonal, t’Ju shpreh përgëzimet tona për realizimin e veprës madhështore, ku Zotit të gjithëpushtetshëm do t’i drejtohen lutjet për paqë e mirësi për mbarë njerzimin dhe, sidomos, për të gjithë shqiptarët, në traditën e lavdishme të paraardhësave t’Uej të mëdhaj.
Bektashizmi ka qenë gjithmonë dalëzotës i interesavet kombëtare dhe shembull i harmonisë ndërfetare si shtyllë e fortë në themelin e kombit tonë të përbashkët. Zoti i plotfuqishëm Ju dhashtë shëndet dhe energji për të çue përpara Misionin t’uej të shenjtë fetar dhe kombëtar!
Me nderimet ma të larta dhe me përzemërsi,
Gjon Buçaj
Kryetar