Deri ne mesnaten e se Henes 29 Dhjetor, 300 persona ishin ende në bordin e tragetit. Janë dhe 25 shqiptarë. 1 i vdekur. Operacioni do vijojë gjithë natën/
Orë ankthi për më shumë se 312 persona të mbetur ende në bordin e anijes “Norman Atlantic” e cila prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, kur lëshoi sinjalin “SOS” vazhdon ende të jetë në flakë.
Trageti me 478 persona në bord (fillimisht u tha 466 ) mes tyre 56 pjesëtarë të ekuipazhit, i cili ishte nisur nga porti i Igumenicës dhe do të mbërrinte në Ancona (itali) pasditen e sotme u përfshi nga flakët në ujrat territorialë të Italisë, 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit (Shqiperi).
Pasditen e sotme një person ka vdekur në tentativën për të braktisur anijen në flakë. Personi për të shpëtuar pasagjeri ishte hedhur në det. Mediat italiane raportojnë dhe per dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë.
Për të shpëtuar mbi 300 personat që ndodhen në bord tashmë janë angazhuar tre shtete, Italia, Greqia dhe Shqipëria. Deri tani janë shpetuar 165 pasagjere nga trageti ‘ Norman Atlantic ‘mes tyre 3 fëmijë të cilët në gjëndje hipotermie nga i ftohti.
Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se kanë dërguar rimorkiatorin ‘ Iliria ‘ në vendngjarje. Trageti ndodhet rreth 13 milje nga Vjosa dhe rreth 40 milje nga Durrësi.
Operacioni i shpëtimit vijon por mbetet i vështirë për shkak të motit të keq me erë e shi. Forca detit arrin deri në 9 ballë. “Operacioni i shpëtimit do të vijojë gjithë natën” ka thënë ministrja e Mbrojtjes italiane, Pinotta.
Ankthi shtohet më tepër kur mëson se mes personave që udhëtuan sot me tragetin e kompanisë italiane “Vismar di Navigazione’ janë edhe 25 shqiptarë, tre prej tyre me nenshtetesi italiane.
Grupet e shpëtimit kanë mundësuar shpëtimin e njërit prej tyre, i cili gjendet në spitalin e Brindisit, ndërkohë që 6 të tjerë janë evakuar në anijen « Aby Jeannette ». Në bord mbeten ende 18 të tjerë.
Kapiteni deklaron se nuk mund të kontrollojë më anijen e cila po drejtohet nga brigjet shqiptare.
Flakët shpërthyen në garazh. Nje pjesë e pasagjerëve u vendosën në katet e mësipërme të tragetit ndërsa një pjesë e tyre u vendosën në varkat e shpëtimit.
KRONIKA
Ora 20: 50 Thirrja dëshpëruese nga trageti: Rrezikojmë vdekjen, Do të digjemi si mijtë. Na ndihmoni
“Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega.
Më tej ai shton: “Dyshemetë të djegin, personat dridhen dhe kolliten. Nuk e di nëse do ia dalim. Në bord ka ende qindra persona që presin për tu evakuar”. Më pas një thirrje dëshpëruese për ndihmë: “Anija është anuar. “Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega. Jemi në rrezik. Do të digjemi si mijtë, nuk e di sa do të rezitojmë” Nikos Patheodosiou bën thirrje që forcat e shpëtimit të shkojnë sa më shpejt “Jemi përqafuar me njëri tjetrin për tu ngrohur.
Nëse nuk do të mbytemi do të vdesim nga të ftohtët: thotë ai në telefon duke shtuar se fëmijët dhe të moshuarit janë shpëtuar me helikopter” shkruajne mediat italiane.