*Diskutohet ideja për ndërtimin e një Platforme Strategjike për 100 vitet e ardhshëm për mbrojtejn e interesave kombëtare në SHBA/
Prej kohësh ka filluar një fushatë e Vatrës për të mbledhur fonde për sistemimin e arkivit, bibliotekës dhe mobilimit të sallës dhe zyrës. Dhuruesit e deritanishëm janë vatranët, kryesisht ata të Nju Jorkut, anëtarët e Këshillit, por ka pasë dhe dhurime më të rralla nga shtetet e tjerë, edhe pse në këtë fushatë janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë vatranët sipas traditës së trashëguar në këta 103 vite jetë të Federatës VATRA. Deri javën e shkuar ishin mbledhë rreth 12 mijë dollarë.
Mbrëmjen e së Martës, me 21 prill 2015, në restorantin”Fiorino” në Nju Xhersi, vatrani i ka hershëm, atdhetari dhe biznesmeni Sabit Bytyçi,pronar i këtij restoranti, shtroi një darkë falas për të shtuar fondet për fushatën e Vatrës. Thirrjes së tij i ishin përgjigjur donatorë të përhershëm të çështjes kombëtare, të cilët dhuruan shuma të konsiderueshme. Ndër ta përmendim Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj me djalin Avni dhe nipin Xhaferr, Zef Balaj, Sejdi Bytiçi, Sejdi Husenaj, Haxhi Hysenaj, kryetari Gjon Buçaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota, Sherif Nezaj, Tush Lleshaj, dhe Agim Rexhaj. Një dhurues i veçantë ishte biznesmeni nga Shqipëria, Kadri Morina. Një pjesë e të pranishmëve i kishin bërë dhurimet më parë në Vatër.
Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Sabit Bytyçi për nismën e marrë për ta organizuar darkën falas për të shtuar fondet e Vatrës. Po ashtu ai falenderoi donatorët e përhershëm z. Harry Bajraktari dhe donatorët e tjerë. Një falenderim të veçantë i drejtoi edhe z. Rrustem Gecaj, që rikonstruktoi katin e parë të Vatrës dhe sërish i është bashkuar dhurimeve.
Kjo darkë shërbeu edhe për të diskutuar për të ardhmen e komunitetit shqiptar dhe një riorganizmi më të mirë, më efikas, më largpamës, me një strategji e platformë Kombëtare, ku të piketohet rruga e 100 vjetëshit të ardhshëm. Nëse Vatra dhe Komuniteti shqiptar për 100 vitetet e shkuara e kanë kryer detyrën ndaj Kombit, duke siguruar fillimisht pavarësinë e Shqipërisë, e më pas kanë dhënë kontribut të çmuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës,dhe i kanë shërbyer çështjes kombëtare në viset e tjera të vendlindjes, për 100 vitete e ardhshëm duhet ndërtuar një Platformë e qartë dhe të dimë se ku shkojmë dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë. Këtë ide e promovoi biznesmeni i njohur dhe veprimtari i shquar i çështjes Kombëtare, z. Harry Bajraktari. Ideja u përkrah dhe u debatua nga pjesmarrësit, ku shfaqën idetë e tyre: Rrustem Gecaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Mithat Gashi, Agim Rexhaj, Asllan Bushati, Sabit Bytyçi, Besim Malota, Anton Raja,Marjan Cubi, Zef Përndocaj, Sejdi Hysenaj, Sherif Nezaj e të tjerë.
Dr. Naim Dedushaj,drejtor i Drejtorisë për Investimet e Diasporës në Qeverinë e Kosovës, i pranishëm në darkë, i falenderoi pjesmarrësit, i përgëzoi për organizimin, dhe informoi për masat e reja që po merr Qeveria e Kosovës, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar lehtësira për investimet nag diaspora. Ai i përgëzoi investitorët e deritanishëm në Kosovë dhe i ftoi ata që t’i rrisn investimet sepse Kosoav ka shumë nevojë për to. Ai iu përgjigj pyetjeve të biznesmenëve të cilët paraqitën vërejtjet e tyre për burrokracinë, vonesat, por sidomos për korrupsionin dhe sigurinë e investimeve.
Gjatë darkës u mblodhën 13, 400 dollarë. Dhurimit i prinë sipas shumave: Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Xhaferr Gecaj, Kadri Morina, Haxhi dhe Sejdi Hysenaj, Gjon Buçaj, Zef Balaj, Elmi Berisha, Anton Raja, Besim Malota,Sejdi(Sergio) Bitiçi etj. Dr. Gjon Buçaj i falenderoi donatorët dhe organizatorin.
Liista e plotë e dhuruesve, përfshirë edhe ata që kan dhuruar më parë, do të botohet në Gazetën Dielli.Fushata vazhdon edhe për degët, sipas mundësive.(d greca)